Zgjidhjet e ndryshme për të rindërtuar çiftin

Intervista - - INTIMITET -

Nëse doni vërtet t’i jepni një shans lidhjes suaj, atëherë duhet të komunikoni me njëri-tjetrin. Terapia në çift do t’ju bëjë t’i vini një emër të keqes. Fakti që terapeuti luan një rol ndërmjetësi, jep mundësi të mos zemërohesh dhe ta mbyllësh dialogun. Thyeni rutinën Kur jeni në çift, ju keni tendencë ta neglizhoni tjetrin, ta konsideroni si të mirëqenë, por kjo nuk është e vërtetë. Ju duhet ta gjallëroni lidhjen, duke u kujdesur të mbani gjallë flakën e fillimit. Nuk doni të keni përshtypjen se po ribini në dashuri në çdo takim të ri? Nëse ju e keni lënë veten pas dore, duke u veshur vetëm me tuta, shpejt rinovoni garderobën! Jo vetëm për të, por edhe për veten. Është thelbësore të ndiheni e bukur dhe e dëshirueshme për të joshur dhe befasuar tjetrin. Nëse doni të shkoni më tej, mësoni të zotëroni artin e erotizmit. Një jetë seksuale dhe sensuale e kënaqshme është garanci për një çift të dashuruar. Sigurisht, nuk duhet të bëni vetëm ju përpjekje; edhe tjetri duhet të përpiqet të rizgjojë pasionin e ditëve të para. Jetoni veç Disa çifte që rrinë shumë ngjitur me njëri-tjetrin, në fund ndihen si të mbytur dhe fillojnë të urrehen. Pse ndodh kjo? Sepse ata kanë nevojë për njëri-tjetrin, nuk arrijnë dot të largohen dhe preferojnë të shkatërrohen pa dashje. Të tjerë, përkundrazi, kanë filluar të jetojnë bashkë shumë shpejt, pa njohur ende zakonet e tjetrit. Për fat të keq, jo të gjitha çiftet janë bërë për të jetuar së bashku. Kujdes, kjo nuk do të thotë se ata nuk e duan njëri-tjetrin, ose se duhet të ndahen, por mbase jetesa veç e veç është zgjidhja më e përshtatshme. Përparësia e të jetuarit veç është që të dy të dashuruarit gjejnë pavarësinë e tyre. Për më tepër, mungesa krijon një lloj malli, kështu që takimet do të jenë më romantike dhe të nxehta. Ashtu si në një lidhje në distancë, ju do të vlerësoni çdo moment. Bëni një pushim Për shumë vetë, të bëjnë një pauzë do të thotë të ndahen, por kjo nuk vlen për të gjithë. Një pauzë është një mënyrë e mirë për të bërë prapa dhe për të bërë një bilanc të çiftit. Qëllimi është të shihni se si do të ndiheni pa tjetrin. Nëse ju do të ndiheni më mirë, më të kënaqur dhe më të sigurt në vetvete, kjo do të thotë se tjetri ju mbyt dhe ju pengon të jeni vetvetja. Pyeteni veten, a mund të rregullohet kjo duke diskutuar me tjetrin? Problemi vjen nga unë, apo nga ai? Nga ana tjetër, rreziku i pauzës është që tjetri mund të ndihet më mirë dhe vendos t’i japë fund lidhjes. Në rastin kur pauza juaj funksionon, kini kujdes të filloni nga zeroja dhe të rindërtoni një lidhje të re me partnerin/en. Më e rëndësishmja është që ju të ndiheni i/e lumtur, i/e kënaqur dhe, nëse gjykoni që lidhja juaj meriton një shans të dytë, mos e kurseni veten!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.