12 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

E keni pyetur ndonjëherë veten se cilët janë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave? Blogu financiar, Celebrity Net VVorth e ka bërë këtë përllogaritje për ju, duke mbajtur parasysh edhe inflacionin e dollarit ndër vite. Megjithëse duket e pabesueshme, Bill Gejtsi, njeriu më i pasur në botë në vitin 2015, është personi më i “varfër” në këtë listë. Njeriu më i pasur, është një afrikan...

12. Bill Gejts: 136 miliardë dollarë (128 miliardë euro)

Bill Gejtsi e ka krijuar pasurinë e tij falë sipërmarrjes Microsoft, të cilën e ka krijuar në moshën 20 vjeçare.

11. Alen Lë Ru (Alain le Roux): 179 miliardë $ (169 miliardë euro)

Alen Lë Ru, i lindur aty nga viti 1040 dhe i vdekur më 4 gusht 1093, ka qenë një fisnik breton (nga krahina Bretanjë e Francës), që mori pjesë në pushtimin normand të Anglisë dhe që u bë një nga baronët më të pasur, falë tokave në Angli. Në një libër, të titulluar “The Richest of the Rich” (Më i pasuri i të pasurve), Filip Beresfordi dhe Uilliam D. Rabinshtajni, e quajnë Alen Lë Runë, si personin më të pasur të Anglisë të të gjitha kohërave.

10. Kornelius Vanderbilt: 185 miliardë $ (175 miliardë euro)

Vandërbilti lindi në Nju Jork, më 27 maj 1794 dhe vdiq po aty më 4 janar, 1877. Ai e krijoi pasurinë e tij falë ndërtimeve detare dhe hek-

Monumenti i katër presidentëve amerikanë të gdhendur në malin Rashmor është një nga më të njohurit në Amerikë, por shumë vetë nuk e dinë se pas kokës së Abraham Linkolnit ndodhet hyrja e një dhome sekrete. Historia e dhomës së fshehtë është relativisht e njohur, megjithëse nuk lejohet hyrja e vizitorëve. Në planet e tij për monumentin, skulptori Gutzon Borglum shpresonte të gdhendte jo vetëm fytyrat e presidentëve Xhorxh Uashington, Tomas Xheferson, Teodor Ruzvelt dhe Abraham Linkoln, por edhe skena të rëndësishme nga historia amerikane. Por planet e tij u konsideruan shumë të ndërlikuara dhe në vend të kësaj, urudhave, gjë që i dha edhe nofkën Admiral. Kur vdiq, pasuria e tij vlente sa 1.15 % e produktit kombëtar bruto të SHBA-së! Ai ka ndërtuar edhe stacionin gjigand të trenit të Nju Jorkut, Grand Central. Thuhet me shaka se Korneliusi ka qenë një nga shpikësit e patatinave.

9. Henri Ford: 199 miliardë $ (188 miliardë euro)

Lindur më 30 korrik 1863 dhe vdekur më 7 prill 1947, në Dirborn të SHBAsë, Henri Ford është themeluesi i firmës së automobilave Ford. Emri i tij është lidhur me fordizmin, një metodë industriale që lidh një mënyrë prodhimi në seri, themeluar mbi parimin e linjës së montimit dhe një modeli ekonomik të bazuar te rrogat e larta. Vënia në punë e kësaj metode në fillim të viteve 1910 revolucionoi industrinë amerikane duke favorizuar konsumin në masë dhe i lejoi të prodhonin më shumë se 15 milionë ekzemplarë Ford T. Kështu, Herni Ford u bë njëri nga personat më të pasur dhe më të njohur në botë.

8. Muamar Kadafi: 200 miliardë $ (189 miliardë euro)

Kadafi e udhëhoqi Libinë përgjatë 42 vjetëve. Ai vdiq në vitin 2011, duke qenë një nga njerëzit më të pasur në botë. Pasuria e tij, e ardhur ai u detyrua të dizenjonte një dhomë të vogël në mal. Ajo do të mbante emrin Holli i Kujtimeve dhe do të përshkruante historinë amerikane për brezat e ardhshëm. nga nxjerrja e naftës dhe e gazit, vlerësohej me 144 miliardë euro, ose 200 miliardë dollarë amerikanë të kohës, të cilat ai i ka nxjerrë nga Libia gjatë 30 vjetëve përpara rënies së tij. Sipas blogut financiar që përmendëm më lart, ai është personi i tetë më i pasur i botës, i të gjitha kohërave. Administrata amerikane zbuloi se regjimi libian zotëronte afro 27 miliardë euro në llogaritë dhe investimet në SHBA. Që nga rrëzimi i Kadafit, këto të fundit janë ngrirë. Në Evropë, afro

Gutzoni vdiq para se projekti të përfundonte dhe puna në holl u braktis për dhjetëvjeçarë të tërë. Ajo u rifillua vetëm në vitin 1990, kur dhoma u plotësua dhe historia 22 miliardë euro janë konfiskuar nga qeveritë franceze, italiane, britanike dhe gjermane. Kadafi investonte në sipërmarrje si Total, Alsthom, Fiat, në sektorin e medias ( Financial Time), ose në sport (7.5% të Juventusit). Shumë hetime të ndërmarra nga amerikanët, evropianët dhe libianët, kanë zbuluar se Kadafi investonte në mënyrë pasive në shumë vende të Lindjes së Mesme dhe të Azisë juglindore. Shumica e këtyre fondeve ishin vënë në institucione qeveritare libiane, si Banka Qendrore e Libisë, Shoqëria e Naftës libiane, Banka e Jashtme e Libisë, si edhe në shoqëri investimi, si Libya African Investment Portfolio. Në qershor 2013, gazeta “Sunday Times” raportoi se Kadafi kishte fshehur një miliard dollarë amerikanë në para të thata, ar dhe diamant në katër banka dhe dy shoqëri sigurimi në Afrikën e Jugut. Kadafi zotëronte një avion Airbus 340, të cilin ia kishte blerë princit saudit, Al- VValeed bon Talal për 120 milionë $ në vitin 2003. Avioni ishte zbukuruar me ngjyrat e shoqërisë ajrore, të bazuar në Tripoli, Afriqiyah Airvvays. Ai është përdorur në 2009ën për të kthyer në atdhe terroristin Ali al-Megrahi nga burgu i tij, në Skoci. Avioni u kap në gusht 2011 gjatë luftës civile libiane. Gazetari i BBC-së, Xhon Simpson, thotë se avioni është pajisur në mënyrë luksoze, bile ka brenda edhe një vaskë me hidromasazh (xhakuzi).

7. Uilliam Pushtuesi: 229 miliardë $ (216 miliardë euro)

Uilliam Pushtuesi, i quajtur edhe Uilliam Bastardi, Uilliam II i Normandisë dhe në fund, Uilliami i I i Anglisë, ka qenë një dukë normand nga viti 1035 derisa vdiq dhe mbret anglez, nga viti 1066 deri sa vdiq, më 1087. Përveç taksave, pasuritë e këtij mbreti u shtuan për shkak të pronave të mëdha që ai zotëronte në gjithë Anglinë. Si trashëgimtar i mbretit Eduard, ai ishte në kontroll të të gjitha pronave mbretërore dhe shtoi edhe një sasi të madhe të tokave të Haroldit dhe të familjes së tij, gjë që e bënte pronarin më të madh të tokave të mbretërisë. Në fund të mbretërimit të tij, tokat e tij në Angli ishin katër herë më të mëdha se ato të gjysmë-vëllait të tij, Odonit, pronarit më të rëndësishëm pas tij dhe shtatë herë më të mëdha se ato të Roxher Montgomerit (këshilltar i mbretit dhe i treti për nga pasuria).

6. Fateh Jang Othman Ali Khan Asaf Jah VII: 230 miliardë $ (217 miliardë euro)

Lindur më 6 prill 1886, në Hiderabad, një shtet i vjetër i Indisë dhe vdekur në 24 shkurt 1967, ai është sulltani i fundit i dinastisë Nizam të Hiderabadit dhe Berarit (një nga pesë sulltanatet e epokës). Ai ka reputacionin e të qenit njeriu më i pasur në botë në epokën e vet. Megjithëkëtë thuhet se ai bënte një jetë të thjeshtë dhe me kursime.

(Vijon numrin e ardhshëm me renditjen e 5 njerëzve më të pasur në botë) të bardhat e vezës nga të verdhat, rrihni të verdhat me 2 lugë sheqer dhe shtoni maskarponen. Rrihini të bardhat marengë dhe përziejini me delikatesë me maskarponen. Vëreni këtë shtresë mbi boronicat dhe vërini prapë gotat në frigorifer. Në fund miksoni luleshtrydhet me një lugë sheqer dhe hidhini mbi masën e bardhë. Ruhet në frigorifer. Mund t’i zbukuroni gotat me ndonjë frut të plotë ose/dhe me gjethe menteje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.