Je i zoti ta mbash alkoolin?

Intervista - - TEST -

1. Çfarë përfitimi shëndetësor ka pirja e alkoolit?

a. Ul kolesterolin. b. Ul presionin e lartë të gjakut. c. Ul rrezikun e kancerit. d. Asnjë nga më sipër.

2. Sa pije në javë duhet të pijë një grua që të quhet “pijanece”?

a. 7 b. 14 c. 18 d. 21

3. Zgjidh një rrezik që shkakton teprimi me alkoolin:

a. Diabet b. Cerozë c. Kancer d. Të gjitha më sipër

4. Pirja e shumtë mund të tkurrë edhe trurin.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Nja dy pije mund të jenë të mira për zemrën.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Njerëzit e moshës së mesme që pinë me masë, jetojnë më shumë se shokët e tyre që nuk kanë pirë fare.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Nëse nuk ke pirë kurrë, nise tani, se të bën mirë për zemrën.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Një ose dy gota me verë të kuqe ju ndihmojnë të mos keni:

a. Sëmundje zemre. b. Kancer gjoksi. c. Të dyja më sipër. d. Asnjë nga më sipër.

9. Cila ka më shumë kalori?

a. Një gotë me verë të kuqe (140 ml). b. Një gotë me verë të bardhë (140 ml). c. Një pinja kolada (koktejl me rum të bardhë, lëng ananasi dhe krem kokosi) (250ml).

d. Një shishe birrë (330 ml).

10. Alkooli mund të na e ruajë mprehtësinë e mendjes në pleqëri.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Çfarë përqindjeje të sasisë totale të alkoolit pinë mesatarisht amerikanët që e teprojnë me raste:

a. 15%. b. 30%. c. 50%. d. 75%.

12. Shumica e atyre që pinë me tepri janë alkoolistë.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Kafeina dhe alkooli përbëjnë një kombinim të rrezikshëm.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

14. Alkooli ka më shumë efekte negative te gratë, sesa te burrat.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

15. Alkooli rrit temperaturën e trupit.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

16. Nga vjen fjala “toast” (dolli) në anglisht?

a. Nga Roma e lashtë b. Nga fenikasit c. Nga egjiptianët

17. Alkool përmbajnë edhe frutat e perimet.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

18. Cili nga këta njerëz të famshëm nuk pinte alkool?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.