10 ushqime që mund t’i hash edhe pasi ka kaluar data e skadencës

Intervista - - KUZHINE -

Shumë prej nesh e hedhin një ushqim pasi ka kaluar data e skadencës. Megjithatë, disa produkte ruhen më gjatë sesa mendohet dhe nëse konsumohen, rreziku është zero. Më e rëndësishmja në afatet e ruajtjes së ushqimeve, është të bësh kujdes që të mos ndërpresësh zinxhirin e të ftohtit (domethënë, të mos e ringrish ushqimin që ke shkrirë njëherë) dhe t’i ruash ushqimet ashtu si duhet në shtëpi...

1. Kosi

“Kam ngrënë kos të skaduar prej dy ditësh, do të vdes!”. Në fakt, jo, kosi mund të konsumohet një deri në dy javë pas datës limit të konsumimit. Kjo i përket kosit natyral, me fruta e me sheqer dhe jo ëmbëlsirave me kos e vezë.

2. Konservat

Kutitë e konservave mund të konsumohen afro 1 vit, ose më shumë, pas datës limit të konsumimit, me kusht që të ruhen në një vend të thatë. Kutitë nuk duhet të jenë të shpuara, të fryra dhe me gungë (fryrje që krijohet nga prishja e produkteve brenda, që lëshojnë gazra).

3. Çokollatat

Nëse ne e kemi zakon të gëlltisim një çokollatë brenda një dite, këtë nuk e bëjnë të gjithë. Ata që nuk janë llupës, një tabletë çokollate mund ta ruajnë 1-2 vjet, sipas llojit të saj. Nga ana tjetër, ajo do të jetë më pak e shijshme se e freskëta dhe për këtë arsye, ju këshillojmë ta përdorni për të bërë ëmbëlsira. Nëse doni të dini kur një çokollatë është e vjetër, shenjë e pagabueshme është zbardhja e saj.

4. Produktet e thata (oriz, makarona)

Produktet e thata ruhen afro një vit. Më e mira është t’i ruash në një vend të thatë, në kuti qelqi, ose në kuti të mbyllura hermetikisht.

5. Produktet e liofilizuara (kafe, supë në qeska, pure)

Këto produkte mund të konsumohen disa kohë pas datës limit të konsumimit, me kusht që të mos jenë të hapura. Megjithatë, ka gjasë të humbasin shije.

6. Djathi

Kohëzgjatja e ruajtjes së djathit varet nga lloji i tij. Djathërat e forta ruhen për nja dhjetë muaj, ato të buta, për nja dhjetë ditë pas datës së skadencës. Pastaj, çdo gjë varet nga cilësia dhe nga mënyra se si janë konservuar që prej prodhimit. Besojini shikimit dhe nu- hatjes suaj, para se t’i konsumoni.

7. Vezët

Nuk bëhet shaka me vezët! Nëse janë të ziera, mund t’i ruani për një javë, me kusht që t’i ruani në frigorifer. Nëse janë të paziera, nuk duhet të kalojnë 21 ditë nga pjellja dhe këshillohet të ruhen në kutinë e tyre, për t’i mbrojtur. Hidhini vezët që kanë lëvozhgë të thyer. Pasi t’i keni thyer vezët, e bardha ruhet një javë në frigorifer, ose më shumë në ngrirje. E verdha është shumë më e brishtë dhe ruhet vetëm disa orë në frigorifer.

9. Biskotat

Ato mund të konsumohen pa problem pas datës së skadencës, me kusht që pakoja të jetë e mbyllur. Për të ruajtur më gjatë biskotat tuaja dhe për të evituar zbutjen e tyre, ruajini në një kuti metalike, duke i vënë një letër kuzhine thithëse për të thithur lagështinë. Nëse janë shumë të buta, mund t’i përdorni për ëmbëlsira, si, për shembull, për bazë çizkejku (keku me djathë).

10. Produktet e ngrira

Produktet e ngrira, që ruhen në - 18 gradë celsius, mund të ruhen disa muaj pas datës kufi të përdorimit, të shkruar mbi ambalazh. Nëse i ngrini vetë, mos i kaloni dy muajt dhe mos harroni të shkruani një datë përsipër qeskës së ngrirjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.