Mos u mendo shumë

Intervista - - POSTA -

X Eh, mos mu mendo shumë, vashë e dashur, rrjedh mendimi tëposhtë ujvarë pa ndalim gushëbardhën shikoj sa pak duke zhveshur, dhe gishti drejt ëndrrës më çon në pendim… U rreka të vija, por vargonjtë më kanë lidhur, si Zeusin fuqiplotë me të hekurtat zinxhirë, s’e di pse shpirti a ndjenja është tronditur, eh, ti përsëri më hedh të njëjtin vështrim, Mos vallë zërin e zemrës buza s’ta përcjell? Mbështetur kokën lehtë në llërën e bardhë, çfarë magjie shpirti vashë po të ndjen, a më pret të vij sonte natën me yllin e parë? Të ëmblën mishtake buzë mora mes buzëve, mjaltin nektar hojeve e mblodha me dëshirë, ura e prishur dimrave më la mes dy udhëve, udhëtar i përjetshëm uji mbeta në shkretëtirë Përse duarve papritur vashë m’u shkëpute, karriges shkove si flutur më prisje në delir, eh, ç’më ndeze flakë me të mjaltosurën puthje, rrinim heshtur e yjet humbisnin në mugëtirë.

Pëllumb Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.