Si të bëj bashkimin familjar me babain?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant në Itali, me banim në Firence. Kam kartën e qëndrimit afatgjatë së bashku me gruan dhe vajzën. Para disa muajsh, u nda nga jeta mamaja dhe në këtë mënyrë, babai në një moshë 69 vjeçare, ka mbetur vetëm në Shqipëri, sepse edhe vëllai tjetër është emigrant në Itali. Si duhet të veproj për të bërë bashkimin familjar me babain?

- I nderuar letërshkrues, bazuar në legjislacionin italian, qytetari i huaj i cili ka një leje qëndrimi për në BE afatgjatë ose një leje qëndrimi për të paktën një vit, për punë si i punësuar, ose i vetëpunësuar, studim, azil politik, për arsye fetare, për arsye familjare ose mbrojtje plotësuese, mund të aplikojë për bashkim me anëtarët e familjes që jetojnë jashtë vendit (bashkëshorti, fëmijët e mitur, të rritur me invaliditet te plote dhe prindërit në ngarkim që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës ose të cilët kanë një moshë mbi se 65 vjeç dhe fëmijët nuk mund të sigurojne me mirëmbajtjen e tyre). Kërkesa paraqitet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme. Është e domosdoshme që i interesuari të regjistrohet në rubrikën e rezervuar ku duhet të përpilojë e të nisë online formularin S. “Richiesta di Nulla Osta per Ricongiungimento Familiare” (Kërkesë autorizimi për Bashkim Familjar), për të krijuar mundësinë për lëshimin e vizave hyrëse për këtë qëllim, për anëtarët e familjes nga ana e Konsullatës Italiane kompetente. Në formular shënohen para së gjithash të dhënat personale dhe ato të familjarëve që kërkohet të sillen në Itali. Më pas duhet specifikuar puna dhe të ardhurat e kërkuesit, po të jetë nevoja, me ato të familjarëve të tjerë, për të dëshmuar që ai është në gjendje të mbajë ekonomikisht ata që dëshiron të sjellë në Itali. Ky është vetëm hapi i parë. Më pas, i interesuari do të thirret në Sportelin Unik për Emigracionin të provincës së rezidencës për të paraqitur dokumentacionin origjinal (për shembull, mbi punën e të ardhurat). Pasi lëshohet nulla-osta për bashkimin, familjari mund të fillojë procedura në konsullatën përkatëse për të marrë vizën e hyrjes për të ardhur në Itali.

- Për të përfituar bashkimin familjar, është e nevojshme të demonstrohet vlefshmëria e strehimit dhe të ardhurat vjetore, që variojnë sipas numrit të anëtarëve të familjes:

Bashkim me 8.737,36 •. Bashkim me jarë: 11.649,82 •

- Dokumentacioni i nevojshëm i kërkuar për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar:

- formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur. Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit, (ose kujdestari) pranë Kancelarisë Konsullore);

- pasaporta e vlefshme (skadenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet); - një fotokopje e pasaportës; - 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser;

- certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës);

1 familjar: 2 famil-

- fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme të qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar, duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim;

- fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI).

Në rastin tuaj, që kërkoni bashkim familjar me prindin, kërkohen edhe disa dokumente të tjera:

a) Certifikata e lindjes së fëmijës kërkon ribashkimin; b) certifikata e “trungut” të familjes nga e cila evidentohen të gjithë fëmijët e prindërve që aplikojnë për bashkim familjar që jetojnë; c) fotokopje e leje së qëndrimit të të gjithë fëmijëve që jetojnë jashtë vendit (në rastin e një fëmije ose më shumë fëmijë do të jenë rezidentë në një shtet tjetër, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe i legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/konsullore në këtë vend).

Sporteli Unik i emigracionit që merr kërkesën, fillimisht merr vlerësimin e kuesturës që kontrollon mos ekzistojnë motive penguese për ardhjen e familjarit në territorin italian dhe, pasi merr vlerësim pozitiv, thërret personin që ka paraqitur kërkesën për dorëzimin e dokumenteve mbi strehimin e të ardhurat dhe për lëshimin e autorizimit (nullaosta). Pasi merret autorizimi nga Sporteli Unik, familjari që është në vendlindje shkon në konsullatën italiane për të kërkuar vizën e hyrjes dhe aty paraqet dokumentet mbi lidhjen e gjakut ose atë martesore me personin që jeton në Itali.

- Ju sugjerojmë se për hartimin dhe dorëzimin e kërkesës elektronike për bashkim familjar, ju mund të kërkoni asistencë dhe ndihmë prane zyrave të Patronatit Inas (ndihma dhe asistenca ofrohet pa asnjë pagesë), i cili ka zyra në çdo zonë të Italisë, si dhe në Shqipëri, ku në çdo kohë do të jetë i gatshëm për të asistuar dhe ndihmuar për procedurat që ndiqen. Theksojmë se aktualisht kërkohen edhe dokumentacioni nga bankat, që vërtetojnë transfertat kesh, në favor të prindit me të cilin kërkohet bashkim familjar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.