Ma kanë shkruar emrin gabim në dokumente...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje zoti avokat. Unë që po ju shkruaj jam Eugerti nga Lushnja, por me banim në Itali. Në vitin 1999, kam përfunduar studimet e mesme në një gjimnaz të qytetit ku jam rritur dhe kam jetuar. Pasi përfundova studimet e mesme, kam emigruar në Itali dhe gjatë kësaj kohe kam bërë punë nga më të rëndomtat që bëjnë emigrantët. Këtë vit kam dëshirë të ndjek studimet e larta për të marrë një profesion dhe jam marrë me përgatitjen e dokumentacionit, por në dokumentet arkivore emri im është shënuar Eguert, në vend të Eugert.

Ky është një problem shumë i madh për mua pasi më ndikon në pranimin ose jo në universitet. Pyetja ime është: Çfarë rruge duhet të ndjek për të korrigjuar këtë gabim njerëzor?

Av. Drn. Alban Duraj ++355 44 53 25 12 info@durajlavv.com Duraj Law Firm; Web: www.durajlaw.com Bulevardi “Bajram Curri”, Pall. “Aviacioni i ri”, K. 1, Zyra no.4, Tiranë.

Tel. Email: Fcb: Adresa:

-

Zoti Eugert, ju përgëzoj për iniciativën tuaj lidhur me zhvillimin e studimeve të larta! Përsa i përket shqetësimit që ju keni, shpeshherë ndodh që punonjësit i kanë hedhur të dhënat në regjistra ose në dokumente zyrtare me gabime. Për këtë problem duhet t’i drejtoheni në rrugë administrative Arkivit Qendror të Shtetit, i cili ndodhet në qytetin e Tiranës, ku të kërkoni ndreqjen ose korrigjimin e këtij gabimi. Kërkesa duhet të jetë me shkrim dhe afati për të kthyer përgjigje duhet të jetë brenda 10 ditëve nga njoftimi i saj në këtë institucion. Zakonisht ndodh që korrigjimi nuk bëhet në rrugë administrative, pasi institucionet shtetërore kanë krijuar praktikë administrative që për këto raste i orientojnë kërkuesit që t’i drejtohen gjykatës për të bërë këto korrigjimi.

- Nëse Drejtoria Qendore e Arkivit nuk e korrigjon këtë gabim, atëherë ju do t’i drejtoheni Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me kërkesë padi ku të kërkoni korrigjimin e gabimit. Neni 32/ c i Kodit të Procedurës Civile përcakton se: “padia mund të ngrihet për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasojë juridike për paditësin”.

Duke qenë se ky është gabim për një germë dhe të dhënat e tjera janë të sakta, nuk besoj të ketë probleme lidhur me kërkesë- padinë që do shqyrtohet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe gjykata do ta pranoj kërkesë- padinë tuaj. Nëse vendimi nuk apelohet nga Drejtoria Qendrore e Arkivit atëherë vendimi merr formë të prerë në këtë gjykatë pas 15 ditëve.

Në rastet kur ky vendim nuk merr formë të prerë, pra, pala e paditur ka bërë ankimi në Gjykatën e Apelit, atëherë do të prisni sa të dalë data për shqyrtimin e kësaj çështjeje e cila fillimisht do të gjykohet në dhomën e këshillimit. Ndodh që në këtë dhomë gjykata mund ta lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë ose ta prishë atë. Me këto fakte që ju më parashtroni, mund të them që ky është vendim i fituar. Për të ndjekur këto procedura ligjore, jeni i mirëpritur pranë Studio Ligjore “Duraj”! Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.