Duke u bërë nuse

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje. Jam e pamartuar dhe kam parë në ëndërr sikur duhej të nxitoja për t’u bërë nuse sepse isha vonë. Kur më lidhte flokët parukierja, më binte shumë zbokth i bardhë. Pastaj, sikur nuk i kisha këpucët e bardha, por kisha një palë çiklamin. Më vonë mu bë sikur përqafoja me mall dhe dashuri të madhe djalin e hallës. Më bëri çudi ai përqafim; sikur më mbushej zemra. Ju lutem, më ktheni përgjigje, se jam e shqetësuar...

- E nderuar vajzë, ëndrra juaj tregon një lloj dëshire të “çmendur” që të bëheni çift sa më parë. Ju duket sikur ju ka ikur mosha dhe doni me patjetër të martoheni e të krijoni familje. Kjo është e kuptueshme, ama ëndrra ju paralajmëron që mund të bëni zgjedhje të gabuara nëse nxitoheni thjesht për t’u martuar sepse mendoni se ju ka ikur mosha. Përqafimi me kushëririn s’ka lidhje fare me kushëririn, por tregon që mund të krijoni lidhje që nuk janë shumë frytdhënëse për ju në të ardhmen. Mund të jetë diçka e imponuar dhe mund t’ju shtyjë të bëni ndonjë hap të nxituar. Ndaj, mos u nxitoni. Çdo njeri ka kismetin e vet. Mos bëni diçka të imponuar apo të nxitur nga të tjerët, por kur ta ndjeni. Ju uroj shumë fat!

- E dashur Lili, lulet janë të bukura, tregojnë së pari natyrën tuaj të bukur, karakterin e brishtë, çiltërsinë, pastërtinë dhe sa me pasion e me dashuri lidheni pas njerëzve tuaj të familjes. Motra po ashtu është pjesë juaja e pandashme, që e kujtoni me shumë mall dhe në të njëjtën kohë ndieni mungesën e saj. Tani, problemi qëndron te gjyshja, me të cilën keni një lidhje të veçantë dhe është e kuptueshme frika juaj se mos ju ikën edhe ajo një ditë. Kjo gjë ju tmerron vetëm kur e mendoni. Nuk e di çfarë moshe keni ju, por duhet të dini se asnjëri prej nesh nuk është i përjetshëm. Askush prej nesh nuk e përgatit dot veten për largimin e një familjari nga kjo botë, ama duhet ta pranoni faktin se askush nuk është i përjetshëm. Gjyshja një ditë do të ikë në botën e përjetshme. Uroj të jetë sa më e largët ajo ditë dhe ju të mendoni se dhe ajo do të bëhet një engjëll për ju. Ju thashë, mos u frikësoni, ëndrra tregon më shumë frikërat tuaja sesa diçka konkrete. Ndërkohë, sa e keni gjyshen, gëzohuni me të, krijoni sa më shumë kujtime së bashku; video, foto që t’i keni në të ardhmen dhe ta ndjeni gjithnjë afër.

- Të shohësh në ëndërr engjëll është një shenjë shumë e mirë, aq më tepër që engjëlli ju është afruar dhe ju ka përqafuar. Do të thotë që jeta juaj është në rrugë të mbarë dhe ju jeni të mbrojtur në çdo drejtim. Gjithë të mirat!

- Ëndrra ka një shpjegim psikologjik të thjeshtë dhe të bukur. Shumica e vajzave sot, sidomos vajza si ti që duken shumë romantike dhe të ndjeshme, ëndërrojnë të kenë në krah një djalë si ai që sheh në ëndërr, që të jetë fisnik si djemtë e epokës së shpatës, i fortë dhe romantik njëkohësisht. Fatkeqësisht, në epokën e sotme këta djem janë shumë të pakët ose nuk ekzistojnë fare. Gjithsesi, unë uroj që ti ta gjesh një djalë të ngjashëm me atë që sheh në ëndërr!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.