Ju pyesni mjeku përgjigjet Nuk jam i kthjellët, ngela në shtrat

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Agroni, doja të bëja një pyetje. Pas përgjumjes dhe lodhjes, tani kam edhe dhimbje koke prapa. Nuk mund të bëj asgjë sepse nuk jam i kthjellët, vetëm duhet të qëndroj detyrimisht në shtrat. Edhe pasi qëndroj në shtrat, bëj lëvizje të vazhdueshme dhe nuk mund të rehatohem. Çfarë më sugjeroni të bëj, pasi jam në hall shumë të madh? Ju lutem, më ndihmoni me ndonjë këshillë sa më parë. Faleminderit.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: Sipas të dhënave tuaja, ju vuani nga një “mbilodhje” e sistemit nervor qëndror (S.N.Q.) ose siç e quajmë ne mjekët, nga një “neurozë”. Kjo ndodh në sub-

-

- Doktoreshë Albana, kam dëgjuar shumë për këtë terapinë me plazmë për rinovimin e lëkurës. Unë jam 45 vjeçe, por më ka rënë shumë lëkura, dukem shumë më e madhe nga ç’jam. Kjo, nga puna e rëndë që kam bërë më përpara. Tani dua të bëj një rinovim të lëkurës që të dukem pak më e re, se më është krijuar shumë kompleks në vetvete. Ju lutem, mund të më sqaroni si është kjo terapi dhe çfarë duhet të kemi parasysh? Faleminderit.

Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji: - E nderuar 45 vjeçare, unë kam folur shpesh për këtë terapi dhe tani po jua shpjegoj edhe juve se çfarë është. Terapia me plazmë është një procedurë me efekt shumë të mirë në rinovimin e lëkurës. Rinovimi i lëkurës me plazmë është ideal për personat që kërkojnë korrektim të dukshëm të rrudhave, korrektimin e tonusit të lëkurës dhe konsiderohet si terapi natyrale kundra plakjes. Konsiderohet terapi natyrale sepse përdoret plazma e vetë individit, pasi jekte me sistem nervor të ndjeshëm dhe si rezultat i situatave të mbingarkesave mendore (apo stresante), ose si pasojë e ndonjë sëmundjeje, si për shembull anemia, shtimi ose pakësimi i funksionit të tiroides. Këto shkaqe duhen zbuluar pasi të jeni konsultuar me një mjek neuropsikiatër të rrethit ku ju banoni.

- Si dukuri klinike mendoj se krahas atyre që ju na tregoni (siç janë lodhja, përgjumësia, moskthjellimi), ju mund të keni edhe çrregullime të gjumit, dhimbje koke, mospërqendrim, prishje të tretjes, ose luhatje të tensionit, të pulsit, djersitje etj. Si mjekim duhet të merrni disa preparate që synojnë rikthimin në normalitet, por së pari duhet të rregulloni raportin aktivitet/ pushim. Shmangni përdorimin e pijeve nxitëse të sistemit nervor (si për shembull kafe, kakaos çaj mali, ose evrope, redbull, B52 etj.), mos e përdorni tepër kompjuterin, celularin, televizorin etj. Po ashtu, edhe shëtitjet në ajër të pastër, ose marrja me sporte të ndryshme si për shembull gjimnastikë, not etj. do t’ju ndihmonte në rikthimin sa më parë në normalitet. Si barna mund të përdorni stugeronin, anafranilin, titusin, ose komplekse vitaminike, si për shembull tonotil, energ etj. Së fundi, ju uroj rikthim sa më të shpejtë në normalitet.

- Të mos bëni trajtim tjetër të fytyrës për dy javë.

Ju bëj të ditur që bëhet edhe terapia me plazmë kundra rënies së flokëve, pra, rigjenerimi i tyre. Proteinat dhe faktorët e rritjes që përmban plazma stimulojnë rritjen e folikulit të flokut dhe trashjen e fijes duke dhënë efekt mjaft të mirë në rëniet e flokut me bazë gjenetike (alopecinë androgjenike), në rastet me telogen effluvium, por edhe për të parandaluar rëniet e flokëve. Plazma aplikohet në lëkurën e flokut dhe me dermapen krijojmë shpime mikroskopike duke lejuar që plazma të depërtojë në lëkurën e kokës dhe të stimulohet rritja e folikulit të flokut. Rekomandohet një trajtim në muaj për tre muaj dhe pastaj një herë në vit, si terapi mbajtëse. Terapia me plazmë kundër rënies së flokëve nuk përdoret te personat me diabet, sëmundje të koagulimit, te pacientët me infeksion aktiv në kokë ose te pacientët që përdorin medikamente imunosupresore e gjithashtu te personat me rënie totale të flokëve. Për më tepër informacion, mund të më kontaktoni edhe privatisht. Faleminderit. Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.