Si rinovohet lëkura me plazmë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

është centrifuguar një sasi e vogël gjaku e marrë prej tij dhe janë ndarë elementet e gjakut. Plazma përmban faktorët e rritjes (PDGF) të cilët stimulojnë fibroblastet dhe keratinocitet. Fibroblastet dhe keratinocitet prodhojnë kolagjen dhe acid hialuronik. Kolagjeni i prodhuar ndikon në korrektimin e dukshëm të rrudhave, kurse acidi hialuronik rrit tonusin dhe volumin, duke dhënë një pamje më të re. Kjo terapi nuk është procedurë kirurgjikale dhe krijon të njëjtin efekt si liftingu kirurgjikal. Përmirësimi i tunusit dhe volumit të lëkurës bëhet i dukshëm brenda tri javëve dhe nën lëkurë vazhdon të prodhohet më shumë kolagjen dhe keratinë. Rezultati i terapisë zgjat 2 ose më shumë vjet. Trajtohet e gjithë fytyra duke përfshirë edhe rrudhat rreth syve, rrudhat e buzëqeshjes. Efekt shumë të mirë terapia me plazmë jep edhe në trajtimin e rrudhave të qafës, të duarve, në shenjat e akneve etj.

- Plazma aplikohet në lëkurën e fytyrës duke bërë shpime mikroskopike me dermapen, për të lejuar që plaz- ma të depërtojë në lëkurën e fytyrës, ose me shiringë. E gjithë terapia me plazmë zgjat 60 deri 90 minuta dhe të nesërmen individi i kthehet aktivitetit normal, pa u detyruar të qëndrojë në shtëpi. Për rezultate më të mira ne rekomandojmë tri trajtime me interval 4 ose 6 javë nga njëra-tjetra dhe më vonë një trajtim një herë në vit. Përpara terapisë me plazmë, duhet të keni parasysh:

- Të mos jeni me stomak bosh, por të keni konsumuar një vakt të lehtë.

- Të mos keni përdorur 2 ose 3 ditë para medikamente anti-inflamatore si aspirinë, ibuprofen dhe naproxen.

- Të mos përdorni makeup ditën e terapisë.

Pas terapisë me plazmë, duhet të keni parasysh:

- Të mos ekspozoheni në diell të fortë për 2 ose 3 ditë.

- Të evitoni saunat ose dushin me ujë shumë të nxehtë për 2 ose 3 ditë.

- Të shmangni notin për 2 ose 3 ditët e para.

- Të shmangni aktivitetet e shprehura fizike për 24 orët e para. Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.