Kam filluar të mos shoh edhe me syrin tjetër

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Rezarta, së pari, ju përshëndes. Unë vuaj nga syri i djathtë, nga astigmatizmi dhe shkurtpamësia, mbaj syze me dioptri 2.5. Veç kësaj, kam shpesh dhimbje koke dhe syri më vishet, nuk shoh qartë e nuk mund të lexoj. Tani kam filluar të mos shoh pastër edhe me syrin tjetër, pra, me të majtin. Çfarë më rekomandoni?

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I nderuar letërshkrues! Sipas përshkrimit që i bëni situatës tuaj të problemit të shikimit të syve tuaj arrin në konkluzionin që ju vuani nga astigmatizmi myopik dextra (pra, uniocular, në një sy). Ndërkohë, këto kohët e fundit ju kanë filluar shqetësime të lehta edhe në syrin tjetër. Duke qenë se jeni astigmat dhe miop, ju nuk shihni mirë me syrin e djathtë si pasojë e gjatësisë së mad- he të syrit tuaj, por edhe të defektit të tij rrezor (cilindrik). Kjo bën që imazhi i figurës i cili projektohet në retinën e syrit të djathtë me nr. – 2.50 të jetë relativisht i ndryshëm me imazhin që projektohet në retinën e syrit të majtë, që është korrekt, pa anomali.

- Analizatori optik është në tru, në zonën optike të të parit dhe si rrjedhim i faktit që sytë tuaj janë të ndryshëm nga ana gjeometrike, edhe imazhet e figurave të përcjella prej secilit sy veç e veç në tru nuk mbivendosen plotësisht dhe ndodh dispërqendrimi. Dhimbja e kokës vjen kryesisht nga mospërputhja e të njëjtit objekt që shihet nga dy sy të ndryshëm, në shëmbëllim jo të barabartë. Unë ju sugjeroj një vizitë sa më të shpejtë okulistike për të përcaktuar nivelin e miopisë edhe në syrin tjetër dhe kështu, duke vënë diagnozën e saktë, e përfundojmë situatën me një ndërrim të saktë të xhamave të syzeve. Jeni i mirëpritur! Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Adresa: Klinika Gjinekologjike GEA, Bulevardi zogu i I, pallati 53, hyrja 3, kati i dyte. Cel . 0682313410 Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.