Letra për psikologun Më trembi e dashura ime...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Dua t’ju pyes në lidhje me diçka që po më ndodh me të dashurën time. Një ditë po bënim dashuri dhe unë gjatë aktit e pyeta për diçka intime, as vetë s’e di pse e bëra. E pyeta nëse do ta bënte me dy meshkuj në ato momente. Ajo m’u përgjigj se po, se kishte shumë dëshirë ta bënte atë dhe këtë pozicion e kështu me radhë. Më vonë gjithmonë gjatë aktit i kërkoja të më tregonte fantazitë e saj dhe ajo fillonte historinë me dy meshkuj njëkohësisht... Nuk u ndieva mirë se e dua dhe i kërkova shpjegime. Ajo më tha që e bënte vetëm për të stimuluar seksin dhe ishte thjesht fantazi, por kurrë s’do ta bënte apo dëshironte në realitet. Tani nuk kuptoj ç’do ajo në të vërtetë, pasi gjatë marrëdhënies seksuale transformohet dhe kthehet në tjetër person...

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: I nderuar letërshkrues, një shprehje brilante popullore thotë: “Mirë e kishe arën me dy qé... Ç’t’u desh me tre?”. Ç’të duhej ky lloj budallallëku, duke bërë ca pyetje në momentet më kulmore intime kur njeriut i duket sikur po i “ikën truri” nga kënaqësia e nuk di se çfarë flet, si i dehuri! Vetë e paske hapur muhabetin me këto lloj pyetjesh e tani asaj që vetë e bëre, ndieja edhe erën. Kam dëgjuar se një njeri kishte një xhup shumë të kushtueshëm dhe i kishin thënë se nuk e djeg as zjarri. Për ta provuar, ai e leu atë me pak benzinë, e ndezi dhe iku xhupi, iu dogj në mënyrë të pariparueshme. Si ta quajmë këtë ne, të mençur apo mje-

-

ran? Ti e ke pyetur o “djall” gocën në momentet më kulmore të dashurisë, në kulmin e pasionit, nëse ajo donte ta bënte me dy meshkuj në ato momente(!). Po, në ato çaste e gjete ti që ta pyesësh kur rrezik se për gjithçka mund të të thoshte: “Po, dua”. Dhe më e keqja, e di cila është? Në vend që këto lloj bisedash t’ia lije “çmendurisë” së krevatit, ti më vonë nuk e lije veten dhe gocën të qetë, por bëje “hetuesin”, duke mërzitur veten dhe vajzën kot. Kësaj i thonë “gërmo Tare, gërmo...”. Por ti thua se e do shumë, ndaj edhe i kërkon “shpjegime”. Dhe ajo ty të ka thënë vërtet ato që ka ndier, pra, të thoshte ty “po” vetëm për të ndezur fantazinë për të stimuluar seksin, ose për të të bërë paksa xheloz, porse ato ishin thjesht fantazi dhe se kurrë s’do të donte ta bënte në realitet seksin treshe. Mirëpo ti tani nuk je i qetë se vetë po e ngacmon te vetja dhe tek ajo “shejtanin”. A e ke dëgjuar një thënie popullore që thotë “shejtani fle e ti vetë e trazon”?! Nga ana tjetër, kjo gocë mund të jetë tepër e mirë dhe e drejtë, por fjala “tepër” këtu përkthehet “mbi normalen”, deri në naivitet. Ti ndoshta do të ishe i qetë me ndonjë kurvë të stërvitur që di të bëjë mrekullisht “aktoren” e ti të qetësoheshe se ajo luan mendsh për ty, vetëm për ty, se çdo lloj mashkulli para teje do t’i dukej majmun etj.

Besoj e kupton se ç’dua të them. Nuk dua të të fyej, por shumë meshkuj, në vend që të gëzohen se e gjetën gocën e bukur e ta shijojnë maksimalisht lidhjen, “gërricin” kot ose merren me të kaluarën e saj, duan “siguri” edhe për të ardhmen, bëhen dyshues e xhelozë e me këto lloj-lloj sjelljesh prishin të tashmen, dëmtojnë në mënyrë deri të pariparueshme edhe lidhjen, jetën seksuale, libidon, deri edhe potencën. Unë nuk jam dakord që mashkulli ta fshehë kokën si struci përpara të metave të femrës, por them se ai nuk duhet të ketë asnjë lloj pune me të kaluarën e saj apo me virgjërinë, tashmë krejt anakronike, pasi besnikëria e vajzës fillon që në momentin kur ajo i ka dhënë fjalën, apo ka lidhur martesën para altarit të shenjtë, në kishë apo xhami.

I nderuar letërshkrues, vetë ti je përgjegjës për këtë gjendje që po përjeton, pasi vajza, duke dashur mos të ta “prishë”, ia ka futur ashtu kot si për inerci të zjarrit dashuror një “po”, kot sikurse do t’i pëlqente me dy meshkuj(!). Është e tepërt të të them se nuk merren parasysh përgjigje të tilla në kulmin e seksit. Por edhe goces tepër të drejtë, e gati naive, që mund të marrë notën 4 në njohjen e psikologjisë së mashkullit do t’i thoja ose do t’ia tërhiqja pak veshin lehtë e t’i thoja me një dashamirësi prindi: “A mendohesh ti para sesa të flasësh? A e di ti se çfarë reaksioni ndjenjash e se çfarë pështjellimi mund t’i shkaktojë mashkullit, burrit tënd të ardhshëm një përgjigje e gabuar ndaj ndonjë pyetjeje që ai ta bën ose ashtu “si kot” ose se do të zbulojë diçka që ndoshta nuk ekziston?”.

Kur kam shkruar në njërin nga librat e mi të shumtë për “sekretin e dobishëm”, kam pasur pikërisht këtë gjë parasysh. Për këtë arsye, unë i porosis çiftet: “Ruajini në arkën tuaj disa sekrete të dobishme të sferës intime, pasi nga tregimi i banaliteteve ose i fundit të kësaj arke, nga kjo lloj transparence e pasqyrimit të së kaluarës në jetën intime, asgjë e mirë nuk vjen, veçse dëm! Duhen marrë parasysh shumë gjëra te përgjigjet që japim, por mbi të gjitha, atë që e përmenda më lart, “reaksionin e mundshëm” të ndjenjave. Mirë thotë feja: “Izolo si bleta (me dyll)” ose në Shkodër të thonë ndonjëherë: “Arkën me sekrete mbylle me çelës dhe trete, që të mos e gjesh”, domethënë, hidhe çelësin tutje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.