Çifte të famshme, edhe në horoskop

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi, 21 mars- 19 prill Do të ndiheni më të afërt se zakonisht me familjen tuaj. Mbase keni dëshirë të kaloni një fundjavë së bashku, ose të bëni projekte pushimesh me prindërit, vëllezërit, apo motrat. Nëse jeni beqarë, nuk do të gjeni ende një person për të cilin jua bën zemra tak. Për fat të mirë, jeni të zënë me punë, ose keni shoqëri me të cilën kaloni kohën. Në çift, situata është e qetë, por seksualiteti është i mirë. Netët janë më eksituese sesa ditët. Kushtojuni vëmendje këmbëve, sepse kanë nevojë për përkujdesje. Demi, 20 prill- 20 maj

Do të organizoni momente shumë të këndshme me shoqërinë, ose me të afërmit. Ju jeni të aftë në fushën e organizimit, shpërndani detyrat dhe askush nuk ankohet, sepse rezultati ia vlen dhe të gjithë do të kaloni një mbrëmje të bukur. Sido që të jetë, nuk keni ndërmend ta bëni të gjithë punën vetë. Në punë jeni efikasë si gjithmonë, dini të imponoheni, të tregoni sa të aftë jeni dhe ia dilni mbanë të mos ju marrin nëpër këmbë. Kujdes nga alergjitë. Binjakët, 21 maj- 21 qershor Mërkuri është në shenjë, ai ju mundëson një komunikim të mirë dhe rastësi interesante. Rrjeti juaj do të funksionojë në maksimum, për punën, shoqëritë, ose për njohjet e reja. Hapni sytë e veshët dhe do të merrni vesh shumë gjëra të reja. Në familje, komunikimi do të jetë në maksimum, për gjëra të këndshme, ose jo. Ju do të jepni mendimin tuaj, edhe kur nuk jua kërkojnë. Tregohuni diplomatë. Gaforrja, 22 qershor- 22 korrik Dielli dhe Afërdita janë në shenjë. Ju do të jeni të relaksuar, keni dëshirë të dilni, të bëni banjo dielli dhe deti. Përfitoni nga fundjava dhe bëni udhëtime jo të gjata për të plotësuar dëshirën tuaj. Nëse jeni beqarë, do t’ju propozojnë një takim interesant. Mos e lini rastin t’ju shkojë, sepse mund të josheni që në takimin e parë. Një zënkë me një shok/qe, ose ndonjë mik do t’ju turbullojë, por ju jeni kokëfortë dhe do të ngulni këmbë derisa të pajtoheni. Luani, 23 korrik- 22 gusht

Në fushën sentimentale nuk e dini se ku jeni. Ju propozohen shumë mundësi zgjedhjeje dhe Saturni në sektorin e dashurisë nuk ju ndihmon aspak. Mendoni për të ardhmen e largët. Për këtë ju nxit edhe Saturni. Dashuriçkat e vogla që nuk zgjasin duhet të zhduken dalëngadalë. Në çift, ju ndiheni mirë së bashku dhe vera do të kalojë në mënyrë të këndshme. Në punë, nuk ju shqetësojnë lajmet kontradiktore. Ju tani mendoni veç për pushimet dhe doni të relaksoheni. Virgjëresha, 23 gusht- 22 shtator Jupiteri dhe Neptuni janë ende në shenjë, kështu që do të ndodhin shumë gjëra të reja në punë: Dikush mund të largohet, dikush tjetër vjen, një shef i ri, një ndërrim zyre, direktiva të reja që jua ndërlikojnë pak jetën... Ju e merrni gjithçka për zemër, edhe problemet e partnerit/ es; dëgjoni problemet e të gjithëve dhe kjo ju lodh. Bëni fizkulturë. Kjo do t’ju largojë nga mendja shqetësimet, të cilat, nuk janë as tuajat. Mbrojeni pak veten. Peshorja, 23 shtator- 22 tetor

Hidhuni një sy shpenzimeve. Disa nuk janë vërtet të rëndësishme dhe ju keni tendencë ta teproni më shumë se zakonisht. Reflektoni para se të shkoni për pazar me shokët/shoqet që shpenzojnë më shumë. Në dashuri, keni nevojë të përcillni disa mesazhe. Pak humor do t’ju ndihmojë të tërhiqni vëmendjen e tjetrit. Nëse jeni beqarë, asgjë e re në horizont. Për fat të mirë keni shoqërinë që nuk ju lë të mërziteni. Sido që të jetë, do të visheni dhe zbukuroheni përditë, sepse kurrë nuk i dihet fatit. Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Marsi dhe Urani ju fusin në ankth, i cili nuk është gjithmonë i justifikuar. Mos shihni në televizor lajmet që ju mërzisin, më mirë shihni filma me aksion/komedi romantike që ju bëjnë të ndiheni të kënaqur në fund, sepse janë më të mirë për humorin tuaj. Mos u acaroni edhe për gjëra të kota. Nganjëherë ju jeni të vështirë për t’u ndjekur, sidomos në çift. Ndërkohë, në punë jeni të këndshëm, megjithëse përqendrimi nuk është në maksimum. Merrni vitamina e magnezium për të përmirësuar humorin tuaj. Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Ju keni nevojë të kujdeseni për veten, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Do të ndiheni të befasuar ngaqë do të ndiheni të lodhur. Kura për ju do të ishte të ngadalësonit pak ritmet e punës, të bëni gjëra që dalin nga rutina, të bëni një sport të ri, ose not në pishinë. Evitoni edhe vendimet e marra me nxitim, sepse do të pendoheshit më pas, si për shembull të prisni apo lyeni me një ngjyrë të pazakontë flokët, ose të hidhni rrobat që mendoni se nuk i doni më. Qetësohuni dhe dilni në ajër të pastër. Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Këtë javë gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve. Ju do të arrini në kohën e caktuar në takime dhe do të realizoni qëllimet tuaja. Gjithashtu, do të filloni një dietë e cila do të shkojë mirë dhe kjo do t’ju inkurajojë ta vazhdoni. Ju prezantojnë një shok/shoqe që do t’ju duket shumë seksi dhe do t’i dërgoni mesazhet e duhura. Do të takoni edhe një person mahnitës, ndryshe nga ata që takoni zakonisht dhe do të lidhni shoqëri me të. Në familje, prindërit janë gati t’ju ndihmojnë për gjithçka. Një javë e mirë.

Ju mendoni se shenjat zodiakale luajnë rol në lidhjet sentimentale? Apo dyshoni ende? Hidhuni një sy këtyre çifteve të famshme dhe mbase dilni në ndonjë përfundim.

Anxhelina Zholi & Brad Pit (Binjakët-Shigjetari)

Kjo lidhje ka 10 vjet që zgjat. Shenjat e tyre konsiderohen shumë të përshtatshme me njëratjetrën. Vështrimi i drejtpërdrejtë i Shigjetarit plotëson natyrën pragmatike të Binjakëve.

Katerina Zeta Xhouns & Majkëll Dagllas (Peshore-Peshore)

Lidhja erotike mes dy Peshoreve ka shumë gjasa të zgjasë në kohë, sepse që të dy janë të kuptueshëm dhe diplomatikë. Xhounsi dhe Dagllasi janë martuar që prej vitit 2000, megjithëse kanë 25 vjet diferencë moshe.

Elisabeth Tejlor & Riçard Barton (Luani-Peshqit)

Lidhja erotike mes Tejlorit dhe Bartonit ishte një dashuri me shikim të parë dhe e stuhishme për aq sa zgjati, por në fund ata u ndanë (u rimartuarn dhe u ndanë përsëri). Sado që të dy kishin shumë ç‘ të fitonin prej kësaj lidhjeje, është e vështirë për Peshqit romantikë dhe Luanët autoritarë të injorojnë ndryshimet mes tyre dhe të vazhdojnë jetën së bashku.

Blejk Lajvli & Rajan Reinolds (Virgjëresha-Akrepi)

Të bashkuar në një lidhje që ka shumë pika të forta, Virgjëresha dhe Akrepi zakonisht bashkëpunojnë dhe kanë qëllime të përbashkëta.

Xhejmi Li Kërtis & Kristofer Gest (Akrepi-Peshqit)

Kërtisi dhe Gesti janë të martuar që prej vitit 1984, pas një lidhjeje të shkurtër 5 mujore. Që të dy u përkasin shenjave të ujit dhe i kuptojnë në thellësi dëshirat e tjetrit, diçka e rëndësishme kjo për një lidhje të harmonishme.

Kejt Blanshet & Endrju Apton (Demi-Ujori)

Kokëfortë, secili në mënyrën e tij, kështu që është e vështirë që të jetë njëri që komandon në këtë lidhje. Blansheti dhe Aptoni janë martuar më 1997.

Rita Uilson & Tom Henks (Akrepi-Gaforrja)

Ky çift kanë afro 30 vjet që jetojnë së bashku dhe, megjithëse nuk përbëjnë një kombinim ideal astrologjik, pasioni i Akrepit plotëson Gaforren e ndjeshme, në mënyrën më të mirë.

Kim Kardashian & Kanie Uest (Peshorja-Binjakët)

Kardashiani dhe Uesti ishin miq prej shumë kohësh. Ata e filluan lidhjen më 2012-ën dhe pas dy vjetësh u martuan. Si Peshoret, ashtu edhe Binjakët, si shenja ajri, krijojnë lidhje afatgjata dhe të harmonishme.

Elton Xhon & Devid Fërnish (Dashi-Akrepi)

Megjithëse mendohet se Dashi dhe Akrepi nuk përshtaten me njëri-tjetrin, Xhoni dhe Fërnishi përbëjnë shembullin e gjallë se edhe yjet gabojnë. Ky çift është bashkë që prej 1993-ës dhe kanë dy fëmijë. Dashi dhe Akrepi janë shenja pasionante dhe kjo i ndihmon të qëndrojnë bashkë.

Lorin Bakall & Hamfri Bogart (Virgjëresha-Bricjapi)

Një nga idilet më të mëdha të Hollivudit, ai i Bakallit dhe Bogartit, zgjati 12 vjet, deri në vdekjen e këtij të fundit, më 1957ën. Si Virgjëresha, ashtu edhe Bricjapi, janë pragmatistë dhe kanë qëllime të përbashkëta.

Latania Riçardson & Semuel Xhekson (Peshorja-Shigjetari)

(Vijon numrin e ardhshëm) Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Jeni të shqetësuar në planin material, ose duhet të shtoni të ardhurat, ose të shpenzoni më pak. Nëse do të guxoni të bashkëjetoni me dikë, duhet të flisni edhe për çështjet financiare, megjithëse është një subjekt delikat, të cilin nuk doni ta trajtoni. Ju duhet të gjeni një zgjidhje afatgjatë deri në shtator. Kjo do të thotë se organizimi i pushimeve do të jetë i vështirë, sepse duhet të zgjidhni diçka ekonomike, gjë jo e lehtë në këto kohë. Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Dashuri të bukura në perspektivë. Nëse jeni në çift, do të rigjeni gëzimin dhe entuziazmin. Ju keni dëshirë të jeni pranë, si dy të dashuruar. Nëse jeni beqarë, do të bëni një takim me dikë që do t’ju pëlqejë shumë në planin fizik, bile mund t’ju kthehet në fiksim. Megjithatë, nuk ka nevojë ta bombardoni me sms. Intuita nuk ju punon mirë në këtë moment, rrezikoni të bëni ndonjë budallallëk në planin profesional, apo në atë sentimental. Mos dëgjoni impulset tuaja, verifikoni vendimet tuaja me një shok/shoqe që di të japë këshilla të mira dhe që i ka këmbët në tokë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.