Po të më jepte një mundësi, do rikthehesha tek ish-bashkëshorti

Intervista - - FAQE 1 -

E dashur gazeta “Intervista”! Jam nëna e dy fëmijëve. Jam martuar në moshë të re, 10 vite më parë. Ishbashkëshorti im ishte shumë i bukur, i gjatë, ishte person publik, vetëm kaq mund të them. E lexoj shpesh gazetën tuaj dhe mendova t’ju shkruaj, për të hequr në njëfarë mënyre edhe atë stresin që më kaplon brenda vetes. Isha shumë e re kur u njoha me të, ishte tetor. Ndodhesha në një aktivitet me disa shoqe të miat, duke pirë nga një gotë dhe duke qeshur, kur në sfond u vendos muzikë e qetë dhe një shoqja ime shkoi të kërcente me një djalë aty pranë. Ndërsa unë ndeza një cigare dhe po tymosja ashtu kot ( sepse nuk jam pirëse e rregullt e duhanit). Ndërsa tymosja, më mbeti shikimi te djali më simpatik i mbrëmjes. Fillova të flirtoja me të… Ai kishte një vështrim shumë joshës, seksi, të bënte t’i thoje “po” menjëherë, nëse do të afrohej. Vështrimet tona u ngulitën për disa minuta me radhë deri në momentin që ai e kuptoi se edhe unë po e aprovoja njohjen me të. Atëhere ai u afrua dhe më pyeti se si quhesha. I tregova emrin dhe ai, ndërkohë, bëri prezantimin e tij. Shumë i sigurt për përgjigjen time, më tha:

- Je shumë e bukur. Do të doja të kërceja me ty gjithë mbrëmjen...

Unë pranova menjëherë. Kërcyem shumë, pimë atë natë bashkë dhe pas mbrëmjes kërkoi që të më shoqëronte në shtëpi. Pa hezituar, pranova. U përshëndeta me shoqet dhe shkova me të. Hipëm në makinë dhe shkëmbyem një puthje të zjarrtë. Nuk doja të largohesha nga ai për asnjë arsye. Ndërsa iu afruam pallatit tim, ai më kërkoi që të takoheshim sërish. Shkëm- byem numrat e telefonit dhe ai u largua. Unë, e hutuar pas tij, pashë derisa mori kthesën. Hapa derën e shtëpisë (pasi jetoja me qira me dy shoqe në Tiranë) dhe pashë shoqet e dhomës që ishin ende zgjuar. Ato shumë kurioze po më pyesnin se si shkoi takimi me djalin simpatik. Biseduam së bashku deri në orët e para të mëngjesit.

Erdhi dita e dytë dhe isha në një gjendje ankthi nëse do të më merrte ai në telefon, apo jo. Unë e kisha numrin e tij, por prisja që të më merrte ai i pari. Kështu, erdhi pasditja dhe rreth orës 19.00 ai i ra telefonit. Më tregoi se më kishte menduar gjithë natën e gjithë ditën dhe se i kishte rënë në kokë për mua. Kështu vazhdoi lidhja jonë për disa vite me radhë… Unë isha shumë xheloze për të, pasi në punën që bënte, ai kishte lidhje me shumë vajza të bukura. Herë e mbaja brenda vetes dhe herë edhe ia shprehja xhelozinë. Vitet kalonin dhe marrëdhënia jonë kishte uljengritjet e veta. Prindërit e mi ndërkohë u shpërngulën në Tiranë dhe unë po qëndroja në shtëpi me ta.

Pas 7 vjetësh, edhe pse nuk kishim vendosur ende asgjë për fejesë apo martesë, marrëdhënia jonë ishte zyrtarizuar, në njëfarë mënyre. Pikërisht në këtë moment unë ngela shtatzënë. Kisha frikë t’i tregoja në fillim, se mos ndoshta e humbja atë (pasi atij i pëlqente jeta e lirë që bënte, daljet me shoqërinë, etj.) dhe ardhja në jetë e një fëmije ndoshta mund ta penalizonte nga disa detyrime familjare. Në fillim fola me mamin dhe ajo u gëzua tej mase, por edhe babai nuk e priti keq. Ata më thanë se tani ishte momenti i duhur që ne të martoheshim. Isha në dilemë se çfarë duhet të bëja, por mora guximin dhe e ftova të dashurin tim për një darkë në lokal. Ai e kuptoi se unë kisha diçka për t’i thënë dhe më pyeti:

- Shumë ndryshe më dukesh sot. Ka ndodhur gjë? Ke gjë për të më treguar?

Unë heshta për një momente e më pas pohova me kokë.

- Pa hë, më trego... - më tha. - Unë jam... unë jam... - Çfarë, je? - Ne, presim një fëmijë. - Çfarë? - më pyeti i habitur. Ia përsërita, por ai s’po u besonte veshëve. - Si ka mundësi? Si ka mundësi? Unë kam qenë shumë i kujdesshëm!

- Çfarë do të bëjmë tani? - e pyeta.

- Si thua ti? – më pyeti ai.

Në këtë moment m’u ngroh zemra, sepse nuk e priti keq këtë lajm. Si përfundim ramë dakord që do jetonim së bashku, si fillim me prindërit e tij, derisa të merrnim një shtëpi tonën. Linda fëmijën e parë, që ishte vajzë. Ai fluturonte nga gëzimi kur e mori fëmijën për herë të parë në krahë, ishte i lumtur edhe për faktin se vetë nuk kishte patur motër. Kaluan dy vite dhe unë ngela përsëri shtatzënë, këtë herë ishte djalë. Bashkëshorti sillej ... (Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.