Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

I nderuar zoti Berisha, unë jam njëri prej grabitësve në aeroportin e Rinasit dhe dua të denoncoj policinë e degjeneruar të shtetit e cila më akuzon se kam pasur parukë. Unë nuk jam zuskë, që të mbaj parukë! Unë jam burrë i nderuar e i respektuar dhe nuk kam nevojë për parukë e për shpifje. Shokët e tjerë vërtet janë qerosë, por nuk pranojnë t’i thonë “ik pirdhu” burrërisë duke vënë paruka. Ato 1 milion euro i vodhën çuna me muskuj e jo shokët e Joni Peçit. Ju lutem, ndihemi shumë të indinjuar që na akuzojnë. Ajo parukë nuk është e jona dhe kjo është shpifje që duhet të Përgatiti: Speci Djegës dënohet urgjent… Ky në foto është leshi im dhe nuk e krahasoj me asgjë tjetër. Tiparet po i mbuloj, që të keni vetëm një ide të flokëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.