Varrosi: Nuk e kam provuar ende...

Intervista - - MUZIKE -

Popullariteti i tyre ka arritur kulmin ndërsa gjithkund dëgjon këngët e grupit OTR. Të bashkuar nën frymën që i bën të ndihen një familje, ata kanë ditur të pozicionohen në lartësinë e duhur për të cilën vazhdojnë të punojnë fort, ditë pas dite edhe sot. Asnjëherë nuk e di kur do ta nxjerrin këngën e radhës, ama një gjë është e sigurt në rastin e tyre: brenda shumë pak kohësh, kjo këngë do të jetë një hit. Këtë herë kemi shkëputur nga grupi, Varrosin, djalin me shpirtin rebel të cilin do të mund ta njihni më mirë përmes kësaj interviste. A ka tentuar ai të futet në tregun muzikor londinez, çfarë e sjell shpesh në Tiranë dhe mbi të gjitha, çfarë e bën kaq të veçantë miqësinë e tij me Noizyn? I mësoni të gjitha më poshtë...

Mia Buci: - Përshëndetje Denis! Qëkur Varrosi ka zëvendësuar emrin tënd të vërtetë?

Varrosi: - Që në moshë të vogël, 9 ose 10 vjeç më mbeti kështu.

- Për ty, publiku di që je anëtar i OTR-së. Ke realizuar disa bashkëpunime me Noizyn si dhe këngë vetëm. Të tjerat për veten presim të na i thuash ti...

- Po them edhe që jam tip i thjeshtë dhe me shumë humor. (Qesh)

- Deri sa larg do të shkoje për të mbrojtur anëtarët e grupit?

- Anëtarët e grupit i kam familje. Aq sa do të kisha bërë për familjen time, do të bëja edhe për anëtarët e grupit.

- Si e shpjegon faktin që ju dominoni tregun e hip hop-it në Shqipëri?

- ... sepse kemi punuar shumë dhe puna sjell suksesin.

- Jeton në Londër, por kohët e fundit të gjen më shpesh në Tiranë. Përveç këngëve të reja dhe koncerteve, çfarë të sjell tjetër këtu?

- Janë shumë gjëra që më sjellin; kushërinjtë, sho- Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com qëria, malli për mëmëdheun...

- Ke provuar të depërtosh edhe në tregun muzikor londinez?

- Jo, nuk e kam provuar, por në të ardhmen nuk i dihet.

- Çfarë do të veçoje nga kultura londineze?

- Asgjë sepse jetoj me kulturën shqiptare edhe atje.

- Kur të kontaktova, ishe në studio. Çfarë po gatuhet aktualisht aty?

- Tani po punoj për disa projekte me anëtarët e grupit. Janë edhe disa projekte solo që do t’i sjellim shumë shpejt me klipe.

- Qëkur i ka fillimet shoqëria jote me Noizyn?

- Shumë kohë para se të merresha me muzikë, që në Londër.

- Çfarë e bën kaq të fortë shoqërinë mes jush?

- Sinqeriteti dhe respekti për njëri- tjetrin. Siç e thashë edhe pak më parë, ne jemi një familje.

- Cilat janë kriteret kryesore për t’u bërë një OTR?

- E kemi një thënie ne në grup: “OTR lind, nuk bëhesh”. (Buzëqesh)

- Cili është anëtari i parë dhe cili i fundit?

- Të parët janë shumë, ndërsa i fundit është një djalë 7 vjeçar, super talent, i quajtur Klejsti.

- Tre personat më të rëndësishëm në jetën tënde...

- Hëm... Persona të rëndësishëm në jetën time janë më shumë se tre dhe duhet shumë kohë që t’í përmend të gjithë.

- Atëherë, tri ngjarjet që kanë shenjuar jetën tënde...

- Hera e parë kur kam dalë në skenë dhe ishte një emocion i papërshkruar. Vetëm këtë mbaj mend. (Buzëqesh)

- Çfarë jep Varrosi për dashurinë?

- Nuk jam i lidhur, kështu që nuk di çfarë të them për këtë. Për momentin, nuk kam një femër në krah.

- Me cilin tip femre nuk do të shoqëroheshe kurrë? - Me mashtruese. - Cili është Don Zhuani i grupit? - Noizy. ( Buzëqesh) - Të ka pasuruar hip hop- i? - Ende. - Cila ka qenë dita jote më e bukur?

- Ka plot ditë të bukura, madje çdo ditë është e bukur. - Po më e keqja? - S’dua as të mendoj për ditë të këqija.

- Me çfarë matet fama në hip-hop? - Nuk matet fama. - Jashtë studios, cili është vendi yt i preferuar?

- Diku, në ndonjë vend të qetë.

- Shpesh nëpër postimet e Noizyt, e shohim teksa gatuan... Me siguri, kur mblidheni bashkë. Cili është specialiteti i tij?

- E bukura është që shpesh ndodh që Noizy bën eksperimente me ushqimin dhe çuditërisht, dalin të mira! I gatuan shumë mirë të gjitha. ( Buzëqesh)

- Çfarë ka fuqinë ta prekë shpirtin tënd? - Muzika. - Cilat këshilla të kanë vlejtur në jetë?

- Këshillat e njerëzve që më duan.

- Po këshilla që do t’u jepje ti të tjerëve?

- Never stop working for what you do best. (Asnjëherë mos reshtni së punuari për atë që dini të bëni më mirë). nuk pranon të futet në një ombrellë tjetër që nuk ka traditën e frymën britanike, është një lëvizje e asaj pjese të shoqërisë britanike që ka më tepër lidhje dhe kulturë anglo-saksone sesa evropiane.

- Si preket Shqipëria nga kjo dalje?

- Dalja e Britanisë së Madhe nga BE- ja nuk e cënon projektin evropian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së nga puna e meritat e saj dhe jo si rrjedhjë e konjukturave që krijohen e do të krijohen në të ardhmen aty. Keqardhje që Britania u largua, por BE-ja do të zgjerohet patjetër në një të ardhme jo të largët me vende të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.