Paskal Milo: Anëtarësimin e Shqipërisë në BE e shoh larg...

Intervista - - MUZIKE -

(Vijon nga faqja 3)

- E shihni afër apo larg të ardhmen e Shqipërisë në Evropë?

- Shqipëria ka gati 25 vjet që është përfshirë në procesin e integrimit evropian, me ulje-ngritjet e tij. Aktualisht, ky proces ndodhet në gjendje vendqëndrimi sa për shkak të krizës mbi dhjetëvjeçare të vetë Bashkimit Evropian, po kaq edhe të papërgjegjshmërisë së klasës politike shqiptare e të qeverive të saj. Anëtarësimin e Shqipërisë në BE e shoh relativisht larg, pas dhjetë vitesh.

- Si i shihni qëndrimet e SHBA-së dhe të Evropës në këtë mes?

- Bashkimi Evropian e SHBA-ja nuk mund të na marrin përdore e të na anëtarësojnë plotësisht në këtë institucion evropian. Shqipëria duhet të dëshmojë pjekuri si vend e si popull e në radhë të parë politika, që të bëjnë detyrat që u takojnë. Nëse nuk i bëjnë ose nuk kanë vullnet e kapacitete për t’i bërë, atëherë ngrihen mëdyshjet e vjetra të të huajve se shqiptarët nuk dinë të vetëqeverisen e u duhet gjithnjë mbi krye një fuqi kujdestare.

- Një koment për Brexitin, daljen e Britanisë nga unioni...

- Brexit-i është përfundim i mëdyshjes historike britanike të pas Luftës së Dytë Botërore për të hyrë ose jo në Bashkimin Evropian. Është një vendim i frymëzuar nga veçantia ishullore britanike nga Evropa kontinentale, nga psikologjia perandorake që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.