Njihuni me kopjen e “frikshme” të Getoarit

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ai është “ma i madhi n’ven” dhe nëse do të pyesnim vetë atë, nuk ka tjetër si ai, por ja që paska edhe një Getoar të dytë dhe ai është sozia e tij. Djali që në rrjetet sociale gjendet me emrin “le Alvaro” është kop- ja perfekte e Getoar Selimit. Ngjashmëria e frikshme mes të dyve të bën ta vësh në dyshim nëse ai është vetë reperi apo vërtet sozia e tij. Tashmë e dimë se çdonjëri nga ne e ka së paku një sozi në botë dhe një sozi nuk është aspak ide e keqe nëse të duhet të jesh i pranishëm në dy vende njëherësh dhe nuk mundesh, ose kur ke një provim dhe për fat të keq, nuk ke mësuar, por sozia jote është një “talent” në atë fushë. Kështu, pra, mos u çudisni nëse në ndonjë nga koncertet, mund të keni jo Getoarin, por “idenë e tij” përballë. Po ju, për çfarë do ta përdornit sozinë tuaj?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.