Bëri hundën, por nuk i priste këto komente!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Roza Lati thotë se kjo është ndërhyrja e parë estetike që bën, por dikush ka patur për të shtuar shumë më tepër. Me dëshirën për t’i paraprirë bumit të mediave që do të flisnin për hundën e saj, moderatorja është treguar e gatshme ta pranojë se po i nënshtrohet një operacioni në këtë pjesë delikate të fytyrës. Arsyeja? Një rrëzim i keq në pishinë… Por nëse ky justifikim mund të ketë tingëlluar bindës për shumë njerëz, për të tjerë nuk ka qenë edhe aq. Madje këta të fundit i kanë shkuar deri në fund, jo vetëm duke thënë hapur se kjo nuk ishte “prekja” e parë në hundën e Rozës, por edhe se ideja e rrëzimit në pishina ishte një gënjeshtër. Sidoqoftë, komentet e lartpërmendura nuk janë pritur mirë nga Roza e cila si përgjigje ndaj “akuzës”, ka ngulur këmbë në të sajën dhe për më tepër, u ka sugjeruar të bëjnë operacion gjuhën, pasi e kishin të gjatë.

Por me çfarë ka vijuar më pas, besojmë se Roza do të kishte qenë shumë më e lumtur nëse thjesht do ta kishte lënë këtë situatë të kalonte, pa bërë një koment mbi komentin. Kjo sepse faqja që e quan gënjeshtare, nuk është mjaftuar me kaq. Ajo i ka renditur edhe të gjitha “prekjet” e tjera që prezantuesja simpatike numëronte në fytyrën e saj, duke nisur që nga buzët e holla apo vetullat permanent… A do të jetë penduar Roza që e bëri kaq publik dhe mediatik lajmin?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.