Ç’lidhje ka Anxhelina Hadërgjonaj me Kardashianët?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ishim mësuar ta shihnim nga njëra foto në tjetrën gjithnjë e më në formë, por ajo kurrë nuk ka shkëlqyer sa në këtë foto që bëri bujë jo vetëm pse ishte e bukur. Faqja zyrtare e më të voglës së klanit Kardashian, Kajli Xhener postoi foton e Anxhelinës, e cila e zhveshur në një vaskë mbushur me pet- ale trëndafilash, reklamon të kuqin e linjës kozmetike që mban pikërisht emrin e Kajlit. Kjo nuk është krejt rastësi, duke qenë se Anxhelina është nisur me synime të qarta drejt Amerikës dhe se atje familja e saj kishte kontakte me disa të njohur të Kenju Uest. Pra, është e kuptueshme lidhja dhe totalisht i justifikueshëm largimi i saj për diçka më shumë se thjesht kënga në Shqipëri. Dhe, nëse tani duhet të kënaqemi me këtë hap, ndoshta më vonë do të na duhet të jemi të përgatitur për gjëra akoma më të mëdha sepse... gjërat vijnë atëherë kur nuk i pret.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.