Baby G: Jam rrahur shpesh me djem...

Intervista - - MUZIKE -

- Ka qenë një gjë e papritur dhe ishte normale të ndihesha sumë mirë.

- Po ëndërron që tani për një bashkëpunim me të?

- E kush nuk e ëndërron?! ( Buzëqesh)

- Me çfarë po merresh aktualisht?

- Kam projektin e radhës i cili del tani shpejt, një bashkëpunim me Besnikun - (Buzëqesh) Nuk e di. - Ëndrra e fëmijërisë... - Ëndërr ka qenë gjithmonë të bëhem e famshme si këngëtare, ose aktore.

- E mban mend cila ka qenë hera e parë kur ke dalë jashtë vendit?

- S’e mbaj mend, kam qenë dy vjeç.

- Cili është sekreti më i madh që femrat nuk do ta thonë asnjëherë?

- Ka shumë, por ndoshta nuk tregojnë kë kanë të dashur. (Qesh)

- Këshilla që të ka dhënë gjithmonë mamaja?

- Shumë këshilla më ka dhënë, por një ma përsërit gjithmonë, të jem vetvetja.

- Ku ndihesh më se e sigurt?

- Në gjirin familjar.

- Sa e fortë është ambicia për karrierë te ti?

- Kam shumë ambicie dhe shumë energji për të krijuar një karrierë të suksesshme.

- Cilat janë gjërat që të japin më shumë vetëbesim?

- Rrethi im, vendosmëria, dëshira për të ndihmuar njerëz më japin vetëbesim gjithashtu.

- Je tipi që përshtatesh me të gjithë dhe gjithçka apo që ulesh diku në qoshe dhe mat temperaturën e dhomës ku ndodhesh?

- Unë jam tip energjik dhe nuk duhet t’i përshtatem askujt. Po më pëlqeu rrethi, përshtatem, po nuk më pëlqeu, vazhdoj me timen.

- Cili është mëngjesi ideal për ty? - Mëngjesi anglez. - Mendon se je mjaftueshëm me fat? - Mendoj se po. - Ndonjë nga bëmat e tua të fëmijërisë?

- Jam rrahur shpesh me djem. (Qesh)

- Si do të reagoje nëse nesër do të zgjoheshe e shndërruar në mashkull?

- S’e kam idenë se as që e kam menduar ndonjëherë këtë gjë. (Buzëqesh) Me rëndësi është që s’ndodh.

- Dashuria e parë? - Babi im. - Për ty, dashuria merr kuptim kur është e qetë dhe çdo gjë shkon vaj, apo kur ka nerv dhe ulje- ngritje?

- Duke qenë se s’jam e dashuruar, nuk e di…

- Të shqetëson idea se njerëzit mund të mendojnë për ty thjesht si një bionde e bukur?

- Për mua, ka rëndësi çfarë mendojnë njerëzit e mi të afërt se ata më njohin personalisht. Të tjerët le të mendojnë çfarë të duan, është e drejta e tyre.

- Nga 1 deri në 10, sa e bukur ndihesh? - 11. ( Qesh) - Nëse një ditë nuk të shohim në ekran, cila do të ishte arsyeja e vetme që do të të detyronte ta bëje këtë?

- Jetës nuk i dihet, mund të ketë arsye të ndryshme.

- Çfarë të pëlqen veçanërisht nga të qenit e lidhur dhe çfarë nga të qenit vetëm, pa dikë në krah?

- Për momentin, jam shumë e angazhuar me punë, s’kam mendje për gjëra të tjera.

- Si duhet mbyllur dita për ty që të ketë kuptim?

- Me shumë punë të kryera.

- Një fjalë që e thua shpesh dhe në të cilën beson... - Puna. - Cila është ajo gjë pa të cilën Shqipëria do të ishte edhe më e bukur? - Ndotja e ambientit. - Me cilat tipare të vetes do të dashuroheshe me veten?

- Lavdërimi i vetes është gjëja e fundit që duhet bërë. Lëri të tjerët të të lavdërojnë dhe lëri të tjerët të dashurohen me tiparet e tua.

- Çfarë gjërash po mendon të bësh akoma?

- Sapo kam nisur, kam shummmmmë gjëra për të bërë… (Buzëqesh)

- Me çfarë pëlqen ta zësh kohën e lirë? - Luaj me qenin tim. - Cilën nga ato që ke përjetuar deri tani do të doje të fshije si me gomë? - Asgjë. - Çfarë bën kur nuk je në humor?

- Dëgjoj muzikë, por më ndodh shumë rrallë të mos jem në humor.

- Ftesa të cilës nuk do t’i thoje kurrë “jo”? - Festave familjare. - Ka ndonjë plan tjetër në vazhdim të cilin duhet ta ndash me ne?

- Ka shumë plane, por janë sekret. ( Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.