1000 LEKE Kontaktoni në: 042233164 ose 068 64 77 368

Intervista - - MUZIKE -

Ajo është e re, sapo ka vënë këmbën në tregun e muzikës shqiptare, por duket se ka hyrë me të djathtën. Vetëm dy këngët e realizuara deri më tani, “Monster” dhe “I win”, janë thjesht paralajmëruese të asaj që pritet të vijë. Sepse planet që Baby G ka në kokë, janë të mëdha, por… sekrete. Tani për tani, mjaftohuni me lajmin se shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me Besnikun e grupit Nrg dhe pastaj, gjithçka që do t’ju servirë, do t’jua bëjë bjonden tuaj të preferuar...

Mia Buci: - Titulli i këngës tënde të fundit është “I win”. Ke qenë gjithmonë fitimtare në jetën tënde?

Baby G: - Për mua, fitimtar është ai që nuk ndalet, edhe nëse dështon. Ai që tenton prapë, për mua është fitues.

- Çfarë ke për të thënë për eksperiencën në “Top Music Awards”?

- Nuk ishte hera e parë që isha në tapetin e kuq, por çdo herë është një eksperiencë e re, takon shumë artistë, është diçka që të le shije të mirë.

- Më mirë të marrësh duartrokitje apo çmime? - Duartrokitje. - Një nga gjërat që u vu re në pjesëmarrjen tënde atje, ishte edhe luku seksi… Je krenare për këtë?

- Thjesht, atë që kam, e tregova. ( Qesh)

- Ti dhe Kida menaxhoheni nga i njëjti label. Jeni më shumë mike apo rivale?

- Jemi në kompaninë më të mirë dhe jemi me fat për këtë. Ia kalojmë perfekt me të gjithë kolegët dhe Kidën e kam një mike shumë të mirë.

- Një lajm të cilin ti e ke publikuar me shumë dëshirë ka qenë ai që Kris Brauni të ndjek në Instagram. Na trego pak... e Nrg Band.

- Për çfarë shquheshe në shkollën ku mësoje?

- Kam qenë e aftë në art dhe në gjimnastikë.

- Me cilin prej personazheve të filmave vizatimorë do ta personifikoje veten?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.