Bleri Dervishi: Si u bëra pjesë e restorantit me 3 yje Michelin në Spanjë

Intervista - - KUZHINE -

Kujtonit se e kishim harruar Blerin? Aspak, aq më tepër që ai vjen në këtë intervistë për të na treguar plot të reja që kanë ndodhur në jetën e tij... Çfarë na pëlqen tek ai? Epo, derisa të provojmë një gatim të tijin (gjë për të cilën jemi vërtet kuriozë), na duhet të themi se ka diçka vërtet të rrallë ky djalë i talentuar, që po i ngjit shkallët një nga një... Mbi të gjitha, ai di çfarë është puna dhe është i “armatosur” me pasion. A duhet më shumë për të ecur përpara? Po. Thjeshtësia, të cilën ia kanë edukuar që fëmijë dhe që ai tashmë e ka pjesë të karakterit të tij...

Blerina Çizmja: - Përshëndetje Bler... Kam mësuar se po shkruan një libër. Është autobiografi apo thjesht një libër kuzhine?

Bleri Dervishi: - Pas fitores në Masterchef nuk arrita dot ta publikoja librin tim dhe, edhe sot e kësaj dite, shumë vetë më pyesin se kur do ta bëj këtë. Kështu, me ndihmën e një mikes sime që është një gazetare shumë e mirë, Zhaklin Nieder, vendosëm të shkruanim një libër, duke e nisur historinë e jetës sime qëkur isha fëmijë. Çdo periudhe të jetës i kemi përshtatur një recetë. Kështu, të gjithë do të mësojnë historinë e jetës sime e gjithashtu, do të nisin të njohin edhe kuzhinën, filozofinë e stilin tim...

- Çfarë mendon se e bën interesante jetën tënde për sytë e të tjerëve?

- Interesant është i gjithë rrugëtimi im dhe i familjes, që nga momenti kur i hipëm gomones për të ardhur në Itali e deri më sot... Kemi sakrifikuar, por edhe i kemi dhënë pasionin, zemrën e shpirtin tonë qëllimit për një jetë më të mirë. Pastaj, të gjitha recetat që gjenden në libër, janë krijuara ekskluzivisht nga unë.

- Deri një muaj më parë punoje në Parma, në restorant “Inkiostro”, me një yll Michelin, por e le këtë punë...

- Po, kam punuar përkrah shefit të madh Terri Xhakomelo, i cili më ka dhënë shumë dhe më hapi një botë të tërë kuzhine, të ndryshme dhe inovatore, ama një ditë u zgjova dhe thashë: “Mjaft më, mendoj se koha ime në këtë restorant mbaroi”.

- Pse?

- Sepse doja të provoja emocione të reja, më të forta, të shkoja në një restorant të madh... Bëra listën e 25 restoranteve më të mira në botë dhe u çova cv-në time, me shpresën se do të merrja një përgjigje. E mora këtë përgjigje nga restorant “Azurmendi”, në Bilbao të Spanjës, ku më ftonin të bëja një stazh një muaj. Nuk u mendova gjatë dhe thashë menjëherë “po”. Të nesërmen, mora avionin e u nisa për në Bilbao. Të gjithë më thonin: “Ke luajtur mendsh? Ke një punë fikse me një shef të madh dhe po largohesh? Për çfarë? Për të bërë një stazh pa të drejtë rroge?”. U përgjigjesha thjesht se kjo ishte jeta ime dhe e dija vetëm unë se çfarë do të bëja me të e mbi të gjitha, se ku doja të arrija... Kështu, më 3 qershor e nisa stazhin në Spanjë, në restorantin “Azurmendi”, me 3 yje Michelin. As vetë nuk arrija ta besoja se kisha shkuar atje... Më dukej sikur isha në ëndërr, ama ëndrra ime po bëhej realitet...

- Si e përjetove këtë fillim të ri?

- E pranoj që isha shumë i emocionuar dhe kisha pak frikë, edhe sepse nuk flas spanjisht, por vetëm italisht dhe anglisht. Kur hyra brenda, më priti zëvendësi i shefit të madh Eenko Atxa, i cili më pyeti nëse isha gati. Iu përgjigja “po” me vendosmëri, ama vazhdoja të isha i frikësuar... Kuzhina e restorantit ishte shumë e madhe dhe në të punonin plot 40 vetë, të cilët më shihnin pak si të bezdisur, si të ishin duke pyetur: “Kush është ky? Pse ka ardhur dhe nga ka ardhur?”. Unë nuk flisja, por me vete mendoja se shumë shpejt do t’ua tregoja se kush isha e çfarë dija të bëja.

Më kujtohet kur u gjenda përballë shefit Eneko Atxa, që e kisha parë vetëm në revista e në televizion. Ai më përshëndeti e më pyeti për emrin... “Përshëndetje shef...”, i thashë, por ai më vuri dorën mbi sup, më pa drejt në sy dhe më tha: “Unë jam Enekoja dhe jo shefi, dakord?”. Më pëlqen shumë ky njeri, edhe sepse më duket sikur ngjaj pak me të. Është njeri i thjeshtë, modest, i ri, i vendosur, i sigurt në vetvete, profesionist...

Kështu e nisa stazhin, duke bërë gjithçka; gatuaja, fshija, laja enët... Të tjerët thonin: “Shikojeni ç’budalla! Merr lan edhe dyshemenë” dhe qeshnin me mua. Në fakt, i tillë jam unë; bëj gjithçka dhe jap gjithmonë maksimumin tim. Një javë para se të mbaroja stazhin, gjatë shërbimit, Enekoja më thirri në zyrën e tij. “Po tani, çfarë kam bërë?!”, mendova, por ai më tha se më kishte thirrur për të më komunikuar vendimin që të punoja te “Azurmendi”. Më tha se i pëlqente se si punoja dhe si njeri... Gati u përlota nga gëzimi. Ia kisha dalë mbanë të realizoja një ëndërr tjetër! Kështu, që nga e hëna, unë jam shef i sektorit të pastiçerisë në këtë restorant. Jam shumë krenar që jam pjesë e tij dhe mbi të gjitha, që po punoj me këtë shef të madh.

- Sa dhe si të ka ndihmuar eksperienca e Masterchef Albania në jetën tënde?

- Eksperienca në Masterchef më bëri të famshëm, më formoi si njeri dhe më bëri më të sigurt në vetvete.

- A ka ndonjë vend apo ndonjë aromë të veçantë që ti e lidh me dashurinë e parë për kuzhinën?

- Vendi që më lidh me kuzhinën... një restorant i vogël, që tani nuk është më. Brenda tij ishte një person shumë i veçantë për mua, i cili gjithashtu, fatkeqësisht, nuk është më, Mario Bartolomeo... Ai ka qenë mësuesi im i parë, ai që më futi për herë të parë në kuzhinë dhe më mësoi bazat e saj. Ai dhe familja e tij janë shumë të rëndësishëm për mua; më kanë dhënë vërtet shumë. Jam i sigurt se ai më shikon nga qielli çdo ditë dhe është krenar për mua.

- Karrierën e cilit shef kuzhine do të doje të kishe?

- Një ditë, do të doja të bëja atë që bën sot Masimo Botura, më i miri në botë, me 3 yje Michelin. Dua ta bëj këtë në Shqipëri dhe të bëj krenar një komb të tërë. E di që është një objektiv i vështirë, por do të jap më të mirën time për ta arritur.

- Çfarë të frymëzon në krijimin e një recete?

- Recetat e mia e marrin pikënisjen ose nga e kaluara, nga gatimet e gjyshes, ose kur jam në udhëtim... Në çdo moment mund të më ndodhë të kem një ide dhe të përpiqem ta interpretoj në mënyrë moderne

- Po, kam jetuar jashtë, por brenda meje jam një shef kuzhine shqiptar. Mjafton ta mendoni se dy herë me radhë e kam refuzuar qytetarinë italiane... (Qesh)

- Pse mendon se kuzhina është art?

- Sepse ke mënyra të pafundme frymëzimi dhe mund të bësh çfarë të duash, sigurisht, nëse vërtet të pëlqen dhe ke pasionin e duhur për të.

- Çfarë të pëlqen dhe të zbavit veçanërisht në artin kulinar?

- Ajo që më çmend fare është kur nëpërmjet kuzhinës sime emocionoj njerëzit, i bëj ata të përjetojnë një eksperiencë të re, të njohin një shije të re dhe të kënaqen. Të vetmet që më lar-

- Pjatat e mia mund t’i dallojë kushdo për nga eleganca minimaliste e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë, provokuese. Një pjatë e imja mund të ketë vetëm dy elemente: një katror dhe një rrethor, si për shembull një copë mishi me një topth salce, që mund të jetë i vogël në sasi, por shumë i pasur në shije.

- Më trego procesin që ndjek kur krijon një recetë të re...

- Sipas meje, ka disa elemente që duhet të jenë thelbë- sore: një recetë e imja duhet të jetë njëkohësisht e ëmbël, e hidhur, kërce dhe e thartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.