Në kuzhinë si klient...

Intervista - - KUZHINE -

- Çfarë të pëlqen të hash? - Gjithçka të gatuar me pasion dhe me shumë lëndë të parë.

- Kujt i beson plotësisht e pa asnjë dyshim që të gatuajë për ty?

- Mamit dhe gjyshes sime. Ato janë të afta të më lënë pa mend edhe me një domate e me një copë bukë.

- Çfarë nuk duhet t’i mungojë kurrë një tryeze të shtruar për ty? - Finesa, një pjatë e parë dhe një ëmbëlsirë. - Çfarë nuk e pranon dot në një pjatë të shtruar për ty?

- Që përbërësit të jenë hedhur pa rregull, pa kuptim... Kjo më ngre nervat!

- Çfarë do të ta bënte “të pangrënshëm” një ushqim?

- Nëse është ruajtur apo gatuar keq, nëse ka një miks aromash... Mendoj se kur diçka është e mirë, nuk është nevoja t’i shtohen shumë; thjeshtësia fiton gjithmonë.

- Përkrah kujt do të të shijonte më shumë ushqimi?

- Pa dyshim, përkrah të dashurës, gjyshes, mamit, motrës, babit... Ata janë gjithmonë me mua dhe e admirojnë kuzhinën time. Sa herë jam në shtëpi më kërkojnë t’u gatuaj!

- Cila muzikë është e përshtatshme për të shoqëruar një darkë romantike?

- “A TE” e Xhovanotit, kënga e parë që i kam kushtuar të dashurës sime. dhe origjinale.

- Ti ke jetuar vazhdimisht jashtë... Në kuzhinë ndihesh më tepër një shef shqiptar apo italian?

gojnë nga kuzhina janë futbolli dhe udhëtimet nëpër botë...

- Më thuaj një tipar specifik të recetave të tua... Cila është ajo që mund të quhet “ngjyra e Blerit”? - A ka dashuria një recetë të caktuar?

- Sigurisht... pasion, vendosmëri, qëndrueshmëri, ndjenjë.

- Atë bukuroshen që ke përkrah, me çfarë recete e bëre për vete?

- Vajza që kam në krah është shumë e veçantë... Di gjithmonë të më dëgjojë dhe të më japë këshillat e duhura. E dua çmendurisht. Ajo ka shumë durim me mua, që jam i bezdisshëm e tekanjoz i madh, sidomos kur punoj... (Qesh) Zemrën e saj e fitova një natë, ndërsa piqja bukën. Punoja në një restorant në mal dhe jashtë binte borë e ishte shumë ftohtë. Ishte ora dy e natës dhe unë po nxirrja bukën nga furra. Ajo po kalonte dhe e ftova të ndiente aromën e bukës. Sapo hyri në kuzhinë, u mahnit nga aroma që vinte dhe tha: “Uau!”. I thashë se aroma nuk do të ishte e tillë nëse nuk do ta kisha bërë me dashuri... Këtu filloi gjithçka. Ajo më rrinte afër dhe përpiqej të më kuptonte, megjithëse kjo është pak e vështirë... sepse unë i marr vendimet në moment, pa u menduar gjatë! (Qesh)

- Cili ka qenë veprimi yt më i guximshëm në jetë dhe ai më i guximshëm në kuzhinë?

- I pari vendim i drejtë, por i vështirë që kam marrë në jetë, ka qenë braktisja e futbollit, për t’u marrë me kuzhinën, ndërsa ai në kuzhinë ka qenë ai që ju thashë më lart; lënia e Parmës, ku punoja e nuk më mungonte asgjë, për të shkuar në një vend të ri dhe të vështirë, që nuk e njihja. Ama, siç thonë italianët: “se vuoi puoi”. Pra, nëse do, mundesh.

- Çfarë do të guxosh për më tej?

- Të bëhem më i miri në botë me 3 yje Michelin, në Shqipëri apo në Itali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.