Sarasi heq dorë nga Kumudi

Intervista - - TELENOVELA -

shkaktojë vetes dhimbje, sa herë që ajo do të heshtë kundër padrejtësive që i bëhen. Ajo takohet me Sarasin dhe i thotë se fati i saj ka qenë Pramadi, pasi propozimi i tij erdhi më parë dhe se, kur ai i tha jo, ajo nuk mund t’i turpëronte më prindërit e saj, ndaj vendosi të martohej menjëherë me Pramadin. Ai e pyet se si është e mundur që një vajzë aq krenare dhe rebele si ajo, pranon gjithë këto vuajtje pa thënë asnjë fjalë, por Kumudi ia bën të qartë se, falë tij, tashmë e ka humbur vetëbesimin. Familja e Vidias e fton Kumudin së bashku me të shoqin të vijnë në një festë që ata do të organizojnë.

Kumudi gëzohet kur mëson për ftesën, por njëkohësisht trembet kur mendon se në familjen e saj mund të mësojnë të vërtetën për bashkëshortin e saj. Palaku i rrëfen Kumudit se është në dijeni të faktit që Pramadi e ka plagosur dhe i lutet që të mos u tregojë prindërve për këtë. Budidani e urdhëron Pramadin të shkojë me Kumudin në shtëpinë e saj, ku do të rrinë dy ditë. Pramadi zemërohet dhe i kërkon Kalikës të zbrazë valixhen e tij. Kumudi e përzë Kalikën nga dhoma dhe Pramadi, i zemëruar, thyen gotën e ngre dorën ta godasë, por Kumudi nuk e lejon.

Umeshi i tregon Pramadit të kaluarën e Kumudit Pramadi tregon fytyrën e vërtetë

Dugba e merr më vete Kumudin dhe i kërkon asaj t’i tregojë gjithçka në lidhje me Pramadin. Kumudi i hapet asaj. Dugba i kërkon të heqë dorë prej tij e të kthehet në shtëpi, pasi ka mbështetjen e të gjithëve, por Kumudi i thotë se ka marrë vendimin që t’i japë Pramadit një mundësi për të ndryshuar. Ajo i thotë se mendon se me qetësi dhe dashuri do të mund ta ndryshojë Pramadin. Ndonëse nuk është shumë entuziaste për këtë, Dugba i thotë se ka mbështetjen e saj dhe i premton se nuk do t’ia tregojë askujt këto fjalë.

Pramadi vjen në shtëpi i dehur dhe nis të thërrasë me të madhe emrin e Kumudit. Ajo i kërkon të mos bërtasë pasi do të zgjojë të tjerët, por ai i përgjigjet se ai që ka bërë gabime në këtë mes është ajo. Ai i thotë se ajo hiqet si gruaja ideale, por nuk ka treguar asgjë për të dashurin e saj, Sarasvatiçandrën. Kumudi nis të qajë... Pramadi rrëzohet dhe të gjithë shokohen ndërsa e shohin në atë gjendje... Me gjithë merakun që ka se si mund të përballet me familjarët e Kumudit, Sarasi shkon në fshat dhe ndalet para portës së shtëpisë së saj.

Sarasi heq dorë nga dashuria e tij

rasin që nga ballkoni... Sarasi ndihet fajtor dhe shkon pranë liqenit ku u mbyt e ëma. Ai merr vendimin që ta mbështesë Kumudin dhe ta ndihmojë atë për të ndryshuar Pramadin. Ai i premton së ëmës se brenda 30 ditësh do ta rregullojë marrëdhënien e Kumudit me të shoqin...

Sarasi shpëton Kumudin e Pramadin

Kumudi përgatitet për të ikur dhe i ati i kërkon edhe një herë që të mos kthehet më në shtëpinë e të shoqit. Ajo i kërkon të mos merakoset pasi i ka premtuar së ëmës se nuk do të lejojë askënd të bëjë padrejtësi kundër saj dhe se do ta mbajë këtë premtim. Pramadi vjen dhe me arrogancë i thotë Kumudit se, nëse do, mund të qëndrojë ende në shtëpinë e saj. Dogba përballet me të dhe nis ta tallë, duke i treguar historinë e saj dhe faktin që i vëllai e ka mbajtur për vite të tëra në shtëpi së bashku me të bijën, pasi në atë shtëpi, femrat respektohen dhe janë të rëndësishme. Rrugës, makinën e Kumudit dhe të Pramadit e ndalin disa hajdutë, të cilët i kërkojnë atij t’u japë gjithë çfarë ka. Ai kundërshtonn dhe ata e rrahin. Kumudi u kërkon ta lëshojnë Pramadin dhe u jep atyre bizhuteritë. Ata i kërkojnë mangalsutrën. Ajo mendohet, por kur sheh Pramadin nën kërcënimin e thikës ua hedh edhe atë, por atë e kap Sarasi. Kumudi shokohet kur e sheh atë aty. Sarasi i rreh të gjithë dhe mbledh bizhuteritë e ia jep Kumudit. Pramadi e pyet se çfarë dëshiron të provojë me këtë sjellje. Ai i thotë se e di që e ka dërguar i ati, pasi shqetësohet për Kumudin dhe se për të nuk ka nevojë njeri. Ai ikën me makinë duke i lënë Sarasin e Kumudin në mes të rrugës. Budidani flet në telefon me Vidian dhe e kupton se Pramadi i ka turpëruar me sjelljen e tij. Kusumi kërkon të shkojë të rrijë ca ditë me Kumudin dhe i ati pranon. Sarasi i kthen mangalsutrën Kumudit dhe i thotë asaj ta mbajë gjithmonë, sepse ajo dëshmon lidhjen e saj me Pramadin. Ai i thotë asaj se i ka premtuar së ëmës, vetes dhe po i premton edhe asaj se do ta rregullojë marrëdhënien që ka me të shoqin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.