“Sarasvatiçandra”

Intervista - - TELENOVELA -

Sarasi e gjen Kumudin duke fjetur në sallon dhe lexon poezinë e dhimbshme që ka shkruar ajo. Sarasi i thotë se duhet ta kishte pritur. Kumudi i përgjigjet se ka qenë ai që i ka kërkuar të mos e presë. Sarasi i tregon Kumudit të gjithë të vërtetën e asaj që ndodhi, duke shkaktuar ndarjen e tyre dhe për Umeshin, që nuk e lejoi ta pengonte martesën e saj. Kumudi nis të qajë...

Kumudi gjen Kalikën në krevatin e të shoqit

Kumudi ia bën të qartë Sarasit se një aksident nuk mund as të rregullojë dhe as të prishë gjithçka dhe se tani është shumë vonë. Sarasi i lutet të mos dënojë veten me dhimbje për këtë. Ai shpon dorën e tij me stilolaps dhe i thotë se do t’i shkaktojë vetes dhimbje, sa herë që ajo ta bëjë një gjë të tillë me veten e saj. Ajo i mjekon dorën dhe qan ndërsa kupton dhimbjen e tij. Sarasi i tregon për vuajtjet që ka kaluar kur ka mësuar të vërtetën për të atin dhe se e ka ndërprerë marrëdhënien me Kumudin, vetëm e vetëm sepse nuk kishte besim as te vetja dhe sepse donte të shkonte tek e ëma. Kumudi qan dhe largohet. Të nesërmen, Kumudi i lutet Zotit ta bekojë lidhjen e saj me Pramadin, por e sheh këtë të fundit që del nga dhoma e tij dhe, kur shkon atje, gjen në krevatin e tij Kalikën. Kumudit i bie tabakaja nga dora.

Kalika zgjohet nga zhurma dhe shokohet kur sheh Kumudin në derë. Kalika i lutet të mos i tregojë askujt për këtë dhe përpiqet ta bindë se ajo ka qenë që fëmijë në atë shtëpi dhe se Pramadin e sheh si vëlla. Kumudi bën gati valixhet për të ikur dhe ia hedh Kalikës mangalsutrën (varësen e martesës), por ajo ia kthen dhe i thotë se vetëm ajo ka të drejtë ta mbajë atë. Mamaja e Pramadit vjen aty dhe e pyet se pse po ia jep mangalsutrën Kalikës. Kjo e fundit i lutet me sy Kumudit të mos tregojë asgjë dhe Kumudi i thotë vjehrrës se po ia jep që ta pastrojë. Mamaja e Pramadit i lutet edhe një herë që të përpiqet ta ndryshojë Pramadin. Sarasi e shikon këtë të fundit duke flirtuar me Kalikën dhe shokohet. Kalika i tregon Pramadit se Kumudi di gjithçka për ata të dy, gjë që e dëgjon edhe Sarasi... Ky i fundit shkon t’i tregojë Kumudit, por ajo i thotë se di gjithçka. Sarasi zemërohet me reagimin e saj.

Kumudi i kundërvihet Pramadit

Pasi ka dëgjuar zërin e Sarasit në telefonin e shtëpisë së të motrës, Kusumi vendos të shkojë tek ajo për të mësuar se çfarë po ndodh. Kumudi është e shqetësuar për Sarasin, pasi i kujtohen fjalët e tij, se do t’i

Pramadi i thotë se ajo po i kundërvihet për shkak të prindërve të tij dhe e kërcënon se ai do të bëjë të njëjtën gjë para prindërve të saj të nesërmen. Pramadi grindet me të atin për shkak se bëhet xheloz që ai trajton Sarasin si djalin e tij. Budidani ia bën të qartë se do t’i ketë punët pisk, nëse Kumudi do të ankohet për të.

Kumudi me Pramadin arrijnë në shtëpinë e saj dhe Kumudi përpiqet të mbulojë sjelljen e tij të çuditshme karshi të tjerëve. Palaku lexon poezinë e Kumudit dhe Sarasi i tregon se kush e ka shkruar. Ajo kupton se dhimbjen që shfaq në vargje, Kumudit ia shkakton Pramadi dhe shqetësohet se çfarë përshtypjeje mund të lërë ai në shtëpinë e saj. Poezinë e lexon edhe Budidani, i cili mendon ta dërgojë Sarasin në shtëpinë e Vidias, për të mbajtur nën kontroll situatën. Pramadi, i etur për të pirë, del në fshat dhe takohet me Umeshin, i cili kur e mëson se kush është, e fton të pinë bashkë. Umeshi bisedon gjatë me Pramadin në lidhje me Kumudin dhe të kaluarën e saj...

Vidia nis të qajë, i tronditur dhe i penduar që pranoi martesën e Kumudit, duke e fajësuar veten për të gjitha vuajtjet që po kalon e bija. Kumudi vjen dhe i thotë se ky nuk ishte vendimi i tij, por fati i saj dhe se ai e ka bërë aq të fortë sa për të përballuar çdo situatë në jetë. Vidia i kërkon të mos bëjë kompromise me jetën e saj dhe të mos e pranojë këtë vuajtje, por Kumudi i thotë se ka nevojë vetëm për bekimin e saj, pasi tashmë e ka besimin te vetja. Vidia i kërkon t’i premtojë se që nga ky moment, nuk do t’u fshehë më asgjë atyre. Ai del jashtë bashkë me Gunijalin dhe i thotë asaj se me vendimet e tij ka shkatërruar jetët e dy grave, të Dugbës dhe Kumudit. Ai nis të qajë dhe Sarasi i dëgjon të gjitha. Kusumi e sheh Sa-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.