Ozani mëson se i dashuri i së ëmës është Haruni

Intervista - - TELENOVELA -

Ozani i kërkon llogari Xhansusë se si mund të tregohet aq e butë dhe ta falë Hazallin pas gjithë atyre që ka bërë kjo e fundit kundër saj. Ndërsa punon si taksiste, Kerimani merr në taksi Rahmiun dhe e dëgjon atë ndërsa i tregon Suatit se ka hyrë në borxhe të mëdha prej kumarit dhe nuk ka guxim t’ia tregojë këtë Xhihanit. Kerimani e regjistron bisedën në telefon, që ta përdorë më vonë për t’i bërë shantazh atij...

Xhihani i propozon Gylserenit për martesë

Dilara është shumë e lumtur dhe shumë e dashuruar me Harunin, me të cilin lidhja po merr një drejtim serioz. Më në fund, ajo gjen qetësinë që i kishte munguar për shumë kohë, pa e ditur se cilat janë planet e Harunit pas kurrizit të saj. Ozani, nga ana tjetër, ka shumë besim te Haruni dhe i tregon atij se e ka lënë shkollën dhe se dyshon që e ëma ka një lidhje dashurie.

Xhihani e çon Gylserenin në parkun ku ata takoheshin gjithmonë dhe i propozon asaj për martesë. Hazalli gëzohet, pasi tani që e ëma do të martohet me Xhihanin, ajo do të mund të jetojë si një vajzë e pasur. Dilara ka filluar të flejë në shtëpinë e Harunit dhe të mos kthehet në darkë në shtëpi, gjë që e zemëron Ozanin, i cili i kërkon asaj t’i tregojë se me kë po del. Dilara shqetësohet se si mund t’u tregojë fëmijëve të saj për Harunin. Ky i fundit shkon të takojë Rahmiun, i cili tashmë i ka borxh një shumë të madhe parash. Ai i jep Rahmiut një usb dhe i kërkon që të hedhë aty dokumentet që ka Xhihani në kompjuterin e tij. Pa ditur çfarë të bëjë tjetër, Rahmiu e merr usb-në, në një gjendje shumë të keqe shpirtërore. Xhihani po kalon disa ditë me Gylserenin në një hotel dhe ndërkohë, i kërkon Jëlldërëmit të vazhdojë kërkimet për të gjetur çfarë e lidh Xhandanin me Harunin dhe me kompaninë në Dubrovnik.

Rahmiu nuk bie në kurthin e Harunit

Ozkani shikon rastësisht Xhansunë me Denisin dhe e kupton se ata të dy janë të lidhur së bashku. Haruni e çon Dilarën për darkë në restorantin e të atit, ku i ndjek Xhandani, e cila i fotografon së bashku. Ozani shikon Xhansunë që e sjell në shtëpi Denisi me makinë dhe nis t’i kërkojë llogari asaj se me kë po shoqërohet. Ata të dy nisin të grinden dhe Xhansuja e pranon se ai është i dashuri i saj. E mërzitur, Xhansuja i telefonon Dilarës për t’i treguar se është zënë me Ozanin. Dilara është e detyruar të ngrihet dhe të shkojë në shtëpi pranë Xhansusë, e cila i tregon për Denisin...

Xhandani shkon sërish te Haruni dhe grindet keq me të. Ajo i thotë se është e dashuruar me të, por Haruni ia bën të qartë se mes tyre ka mbaruar gjithçka, se tashmë ajo ka dalë nga jeta e tij dhe në të është vetëm Dilara. Ai e përzë Xhandanin nga shtëpia e tij dhe jep urdhër që të mos e futin më brenda. Rahmiu futet në kompjuterin e Xhihanit për të marrë të dhënat që i kërkon Haruni, por pendohet dhe i telefonon të birit për t’i treguar gjithçka. Atëherë, Xhihani, së bashku me Jëlldërëmin bëjnë një plan tjetër. Ata futin në usb materiale të tjera për Harunin dhe ia dërgojnë atij, ndërkohë që vetë bëjnë plane të tjera. Xhihani merr sërish drejtimin e kompanisë Gjatë pushimeve, Gylsereni miqësohet shumë me një vajzë të vogël dhe të ëmën e saj. Rastësisht, babai i saj ësh- të një shok i vjetër i Xhihanit, i cili i propozon atij një marrëveshje të fuqishme biznesi me një kompani ndërkombëtare. Kerimani shkon te Rahmiu dhe i bën atij shantazh me regjistrimin që i ka bërë në lidhje me borxhet që ka në kumar. Ajo i kërkon para, që të mos ia japë atë video Xhihanit. Rahmiu, luan lojën e kundërt. Ai e regjistron Kerimanin duke i bërë shantazh dhe i thotë asaj se nëse nuk bën çfarë kërkon ai, do ta dorëzojë atë regjistrim në polici. Kerimani trembet dhe pranon që çdo ditë të vijë të bëjë punët në shtëpinë e Rahmiut dhe të gatuajë për të.

Haruni i jep urdhër Xhandanit që edhe ajo të shkëputet nga Dilara. Për këtë arsye, në një mbledhje të rëndësishme të kompanisë, Xhandani nuk shkon dhe Dilara mbetet e vetme. Në këtë mbledhje vjen edhe Xhihani me Jëlldërëmin. Xhandani i telefonon Xhihanit duke i thënë se do t’i tregojë diçka që atë do ta habisë shumë, por në zyrën e saj gjen Harunin dhe e ndërpret e tronditur telefonatën. Haruni e merr me vete Xhandanin në makinën e tij dhe e çon në një vend të humbur.

Xhihani luan me Dilarën të njëjtën lojë që ka luajtur ajo më parë me të, duke thënë se tashmë ata kanë vendosur që ai do të rimarrë drejtimin e kompanisë. Pa ditur ç’të bëjë tjetër në sy të të gjithëve, Dilara pranon se kjo është e vërtetë. Kështu, edhe një herë tjetër, Xhihani është në krye të kompanisë së tij.

Xhihani zgjeron kompaninë dhe shokon Harunin

Xhihani i tregon Dilarës për telefonatën e Xhandanit dhe ajo nuk e kupton se çfarë ka dashur t’i tregojë ajo. Xhihani i lutet edhe një herë Dilarës të bëjë kujdes nga Xhandani. Haruni i bën një lojë Xhandanit me një pistoletë pa fishekë, duke e trembur për vdekje atë. Atëhere ai i thotë se nëse do të bëjë ndonjë gjë kundër tij, do ta vrasë. Xhandani kthehet në zyrë e trembur për vdekje. Xhihani i telefonon për ta pyetur se çfarë do t’i tregonte, por ajo i kërkon të falur dhe i thotë se nuk kishte për t’i treguar asgjë të rëndësishme. Xhihani e kupton se ajo diçka po fsheh. Para Dilarës, Xhandani bën një skenë sikur ka përjetuar një abort dhe e kalon këtë situatë.

Xhihani arrin të realizojë marrëveshjen e rëndësishme duke e zgjeruar kompaninë e tij. Të gjithë janë të mahnitur nga arritja e tij, përveç Harunit, të cilit kjo i bie si bombë dhe e kupton se Rahmiu i ka treguar të birit për planin e tij. Xhihani e fton Gylserenin ta shoqërojë në mbrëmjen e organizuar për të festuar këtë eveniment, por shefja e saj inskenon një incident dhe i lutet asaj të shkojë në spital. Gylsereni e lë vetëm Xhihanin vetëm për të qëndruar afër shefes së saj, gjë që e prek jashtë mase Xhihanin dhe krijon konfliktin e parë mes tyre.

Ozani zbulon Dilarën me Harunin

Gylsereni takohet rastësisht me Denisin. Dilara mëson se Ozani e ka lënë shkollën dhe i kërkon Xhihanit që të merret me djalin e tij. Pavarësisht bisedës që bën me të, Ozani nuk bindet të kthehet në shkollë. Alperi dëgjon Dilarën të lërë një takim me të dashurin e saj në telefon dhe i tregon për këtë Xhandanit. Haruni shkon në punën e Gylserenit dhe shefja i prezanton së bashku. Xhihani me Gylserenin vazhdojnë të kenë konflikte me njëri-tjetrin, pasi Gylsereni kalon shumë kohë në punë.

Xhandani i çon Ozanit një mesazh në telefon, duke i treguar adresën ku mund të gjejë të ëmën me të dashurin e saj. Ozani shkon atje, duke ia prishur në mes Harunit mbrëmjen romantike, në të cilën ai ka vendosur t’i propozojë Dilarës për martesë. Përballja e tyre dhe zbulimi i të fshehtës së Dilarës, i shokon që të tre. Ozani tronditet nga e ëma dhe nga tradhtia e Harunit, tek i cili kishte krijuar shumë besim. Dilara vrapon për të ndjekur të birin, ndërkohë që Haruni, i bindur se në këtë mes është dora e Xhandanit, ia bën benë asaj...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.