Çfarë është çrregullimi i ngrënies impulsive? Ç

Intervista - - SHENDET -

rregullimi i ngrënies impulsive (ÇNI) nuk është njësoj si ta teprosh ndonjëherë në të ngrënë. Janë të shumtë njerëzit që e teprojnë herë pas here (Kush është ai/ajo që nuk ka pasur dhimbje barku pas darkës së Vitit të Ri?), por njerëzit me këtë çrregullim të ngrëni, e bëjnë këtë rregullisht, të paktën një herë në javë, për një periudhë 3 mujore ose më gjatë... - Si shfaqet ky çrregullim? - Njerëzit që kanë këtë çrregullim, ndiejnë se nuk mund ta kontrollojnë se sa, bile edhe se çfarë hanë. Ata shpesh hanë vetëm, derisa u dhemb barku, edhe kur nuk janë të uritur. Pas kësaj, ata përjetojnë ndjenja faji, turpi, neverie, ose trishtimi. Këta njerëz mund të ndihen kaq në siklet për sjelljen e tyre, sa fshihen nga miqtë dhe nga familja.

- A është ky çrregullim njëlloj me buliminë?

- Bulimia dhe ÇNI-ja nuk janë e njëjta gjë, megjithëse kanë të njëjtat simptoma. Njerëzit me bulimi gjithashtu e teprojnë në të ngrënë rregullisht dhe mund të ndiejnë të njëjtat emocione negative, si humbja e kontrollit, turpi, apo faji. Ndryshimi kryesor mes tyre është se njerëzit me bulimi, më pas, e nxjerrin ushqimin. Ata provokojnë të vjellën, përdorin laksativë apo diuretikë, ose bëjnë shumë fizkulturë, ndërsa ata me ÇNI, nuk e bëjnë këtë gjë.

- Kush rrezikohet prej këtij çrregullimi?

- Çdokush mund të vuajë prej ÇNI-së, pavarësisht racës, seksit, moshës apo peshës. Ky mendohet të jetë çrregullimi më i përhapur i të ngrënit në SHBA. Megjithëse ai prek pak më shumë gratë, edhe burrat rrezikohen prej tij. Më shumë se 6 milionë amerikanë, 2% e burrave dhe 3.5% e grave, mendohet se do të vuajnë prej këtij çrregullimi në një moment të jetës së tyre ( burrat kanë më shumë gjasë ta kenë në moshën e mesme). Ndërmjet adoleshentëve, 1.6% vuajnë prej tij. - Si ndikon ai në peshë? - Shumë njerëz që kanë ÇNI, kanë gjithashtu probleme me peshën e tyre. Ndërmjet tyre, afro dy të tretat janë obezë dhe një studim që u bë tregoi se afro 30% e njerëzve që duan të ndjekin trajtime për rënien në peshë, mund ta kenë atë. Njerëzit mbipeshë ose obezë gjithashtu rrezikohen nga sëmundje si ato të zemrës, presionit të gjakut dhe diabeti i tipit 2.

- Ka lidhje kjo sëmundje me shëndetin mendor?

- Shumë njerëz me ÇNI kanë edhe probleme emocionale, ose mendore, si depresion, ankth, çrregullim bipolar dhe abuzim me drogën. Ata gjithashtu mund të ndihen të stresuar, të kenë probleme me gjumin, me vetëvlerësimin ose të ndiejnë turp për trupin e tyre. - Çfarë e shkakton ÇNI-në? - Ekspertët ende nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton këtë çrregullim. Këtu mund të përfshihen një përzierje faktorësh, si gjenet e personit, psikologjia e tij dhe eksperienca e jetës.

Dietat gjithashtu mund të çojnë në ÇNI, por ne nuk e dimë nëse e shkaktojnë vetëm, apo në bashkëpunim me faktorët e tjerë. Disa njerëz mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj gjërave që kanë lidhje me ushqimin, si aromat, ose imazhet e tij. Çrregullimi në fjalë mund të shkaktohet edhe nga evenimente stresante ose traumatike në jetës, si vdekja e një personi të afërt, ose ngacmimet për peshën.

- A është e mundur të shërohesh prej tij?

- Nëse ju mendoni se mund të keni një ÇNI, atëherë dijeni se ai mund të trajtohet me sukses. Hapi i parë është diagnostikimi. Për ta bërë këtë, doktori, ose një specialist shëndeti, do t’ju bëjë një vizitë mjekësore dhe do t’ju pyesë për zakonet e të ngrënit, shëndetin emocional, imazhin që keni për trupin tuaj dhe ndjenjat që keni ndaj ushqimit.

Biseda me një psikolog është e rëndësishme për të zgjidhur problemet emocionale. Është gjithashtu mirë të flitet me një nutricionist për të mësuar zakone të shëndetshme të të ngrënit dhe të mbahet një ditar ushqimi ndërkohë që personi trajtohet. - Po ilaçet? - Disa ilaçe, si antidepresivët dhe ato kundër ngërçit, që mund të kontrollojnë dëshirën për të ngrënë shumë e pa limit, mund të jenë të mira kur përdoren së bashku me këshillimin. Vyvanse ( lisdexamfetamine), një ilaç që përdoret për të trajtuar problemet me përqendrimin (ADHD) është ilaçi i parë që është aprovuar për të trajtuar ÇNI- në. Nuk dihet ende si vepron ky ilaç, por studimet kanë treguar se Vyvanse është i aftë të reduktojë numrin e të ngrënave impulsive gjatë javës.

- Si mund të biesh në peshë nëse ke ÇNI?

- ÇNI- ja mund të shkaktojë shtim në peshë dhe të vështirësojë rënien më pas. Njerëzit me ÇNI mund të kenë nevojë për ndihmë në këtë drejtim, si pjesë e trajtimit të tyre. Pyesni doktorin nëse mund të përfitoni nga një program i specializuar për rënien në peshë për njerëzit që vuajnë nga çrregullime të të ngrënit. Gjithashtu, është mirë që ky çrregullim të parandalohet. Nëse ju rrezikoheni prej tij, për ta evituar duhet të mbani nën kontroll ndjesitë e fajit, të turpit, impulsivitetin para ushqimit, si edhe të rrisni vetëvlerësimin. Nëse keni ndonjë nga këto probleme, ose nëse çrregullimet e të ngrënit i kanë edhe persona të tjerë të familjes, flisni me një doktor apo terapist.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.