11 metoda zbavitëse për të hequr qafe një djalë të bezdisshëm

Intervista - - INTIMITET -

Sa herë doni të kaloni një mbrëmje mes vajzash, në një bar apo pab, aty pranë gjendet ndonjë djalë që ju bezdis. Ai ju afrohet, këmbëngul e ju bezdis gjithë mbrëmjen dhe ju nuk dini si ta hiqni qafe. Për t’ju ndihmuar në këtë drejtim ju propozojmë 11 mënyra zbavitëse për t’i thënë “jo”. Në një botë të përkryer, femrat nuk do ta kishin problem t’i thonin një djali të bezdisshëm në një bar: “Nuk dua të shoqërohem me ty” dhe pastaj ata do ta kuptonin dhe do të kthenin thembrat andej nga kanë majat, por në botën tonë kjo është pak e vështirë. Për t’u shpëtuar këtyre situatave të sikletshme, ju propozojmë disa metoda zbavitëse për të hequr qafe një bezdisës...

1. Bëjeni të besojë se jeni dakord të dilni me të.

“Sigurisht, numri im është 06, jo, jo, jo, jo...”. Nëse është shumë budalla, do t’ju kërkojë ta përsërisni numrin tuaj të celularit. Në rastin e kundërt, do ta kuptojë dhe nuk do të këmbëngulë. Ose mund t’i jepni numrin e gabuar...

2. “A mund t’i marr me vete edhe tetë macet e mia?”

Në imagjinatën kolektive, një grua e vetmuar e me shumë mace, pra, një beqare e stazhionuar, është një grua e çmendur. Flitini atij për dashurinë që keni për gjithë racën e maceve dhe futini edhe një të mjaullitur në fund (nuk duhet të hezitoni të përdorni artilerinë e rëndë).

3. “Jam gati të dal me ty, sepse dua të martohem dhe të bëj sa më shpejt dy fëmijë”

E dimë tashmë se burrat i kanë frikë angazhimet. Atyre u duhet njëfarë kohe përshtatjeje për t’u hapur dhe për të thënë “të dua”. Atëherë, nëse ata gjenden përballë një gruaje të gatshme të martohet menjëherë, do të zbythen. Ata bile do të ishin gati të thonin se e kanë një të dashur (ups).

4. “Gjeniale! Gjithmonë kam ëndërruar të lidhem me një burrë të këtij planeti”

Nëse i thoni kështu, dy janë mundësitë me të cilat mund të përballeni: Ose ai është fans i “X-files”, ose ai do t’ju marrë për të çmendur e skizofrene.

5. “Nëse ti më paguan një kriogjenim (teknikë fantastiko-shkencore e ruajtjes së njeriut në temperatura të ulëta, për ta zgjuar vite më vonë), jam dakord të lidhem me ty”.

Nëse ai ju sheh me një vështrim të habitur, shtoni: “Çfarë? Të gjithë e kanë një çmim”. Mos hezitoni të luani rolin e arrogantes duke shpjeguar se ju jeni gjeniale, e mrekullueshme dhe se përse bota e së ardhmes ka nevojë për ju!

6. Pretendoni se nuk mund të lidheni me një burrë...

Ky është një libër homazh i Shefik K. Kokës, që botohet me rastin e 1 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Aty evokohen ngjarje të lavdishme të LANÇ-it dhe aktorët e saj të pavdekshëm: heronj, dëshmorë dhe partizanë të thjeshtë, kryesisht të zonës së Progonatit heroik të Tepelenës.

IZET S. ÇULLI

“Jam alergjike ndaj burrave”. Mundësitë: Ose do keni përballë një pervers që fantazon mbi gratë që nuk i duan burrat, ose do të keni në dorë biletën fituese për një mbrëmje të qetë. Kush nuk guxon, nuk fiton.

7. Pretendoni se nuk flisni shqip dhe dini vetëm “Mirupafshim”.

Bile edhe atë e thoni me theks të gabuar. Nëse pas pesë “mirupafshim” ai vazhdon t’ju bezdisë, lëreni vetëm. Ai do të dijë të flasë me murin...

8. “Takimet e mia vetëm 10 sekonda zgjasin. I yni ka mbaruar tashmë”.

Çfarë doni ju që t’i përgjigjet kësaj? Më pas nxirrni telefonin dhe thuajini: “Ishte takim fantastik. Hajt, mirupafshim”.

9. Bëni sikur keni “punë” me drejtësinë.

“Të gjithë burrat me të cilët jam shoqëruar, kanë vdekur në mënyrë misterioze”. Ah, miti i vejushës së zezë! Hidhni një vështrim me sy të perënduar dhe nëse ai vendos të rrijë, thuajini se jeni gati të provoni eksperiencën për të qenë në çift, megjithëse që në takimet e para, partnerët tuaj bien të vdekur përdhé.

10. “Më falni, po bëhem gati për të ikur, sepse kam qenë dëshmitare e një vrasjeje.”

Në këtë moment, joshësi juaj do t’ia mbathë me të katra, i frikësuar nga ideja se po implikohet në një çështje kriminale, kurse ju do të pini një gotë për të festuar fitoren.

11. “Po të mos isha e martuar me një polic, do të më pëlqente të dilja me ju”.

Nëse ka ndonjë gjë që të bezdisshmit e urrejnë, ata janë policët. Ata mund të shiten si të fortë, por janë ende kalamaj të vegjël që dridhen kur dëgjojnë fjalën “polici”.

Tani që i keni gati të gjitha përgjigjet e nevojshme që askush të mos jua prishë mbrëmjen me shoqërinë, ia kalofshi sa më bukur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.