Cilët janë 5 njerëzit më të pasur në botë?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

5. Nikollai II i Rusisë: 300 miliardë $ (283 miliardë euro)

Nikollai II ishte “cari i gjithë Rusive”, nga viti 1894 deri në 1917. Nën mbretërimin e tij dhe të të atit, Rusia njohu një zhvillim ekonomik, social, politik dhe kulturor të paparë. Pasuria personale e Nikollai II, ishte kolosale. Ai nuk arriti t’u jepte fund trazirave politike të vendit të tij, as të udhëhiqte ushtritë perandorale në fitore gjatë Luftës së Parë Botërore. Mbretërimi i tij mori fund me revolucionin rus të vitit 1917, gjatë të cilit, ai dhe familja e tij u burgosën. Nikollai II, gruaja e tij, djali, katër vajzat, mjeku i familjes, shërbëtori personal, një shërbëtore dhe kuzhinieri u vranë më pas nga bolshevikët në natën e 16- 17 korrikut 1918.

4. Endrju Karnegi: 310 miliardë $ (293 miliardë euro)

Ai është një industrialist dhe filantrop skocez, me nënshtetësi amerikane. Karnegi ishte një nga pronarët e mëdhenj të industrisë së çelikut në SHBA, në fund të shekullit të XIX. Suksesi i sipërmarrjes së tij, Karnegi Steel, është i lidhur sidomos me aftësinë për të prodhuar në sasi të madhe me çmime të ulëta shinat e hekurudhave, kërkesa për të cilat ishte e madhe në këtë periudhë. Në vitin 1865, ai themeloi shoqërinë Keystone Bridge Company, e cila është ndërtuese e urave Eads. Ai merr pjesë në prodhimin e materialeve hekurudhore me shoqërinë Pittsburgh Locomotive and Car VVorks. Në vitin 1901, ai ia shiti pasuritë e tij industriale për shumën 480 milionë $ një grupi financiar të udhëhequr nga J. P. Morgan, gjë që përbënte një rekord të një transaksioni tregtar.

Ai u mbiquajt njeriu më i pasur i botës dhe bëhet mishërimi i përkryer i ëndrrës amerikane. Karnegi mbahet mend ende si bamirës dhe filantrop. Derisa vdiq, në 1919- ën, ai u la fondacioneve të ndryshme më shumë se 350 milionë $ dhe 30 milionët e fundit të pasurisë së tij pas vdekjes u shpërndanë nëpër vepra bamirësie.

3. Xhon Rokëfeler: 340 miliardë $ (321 miliardë euro)

Industrialist dhe filantrop amerikan dhe themelues i familjes legjendare Rokëfeler. Familja e tij qëndroi një krye të një perandorie gjatë afro dy shekujve, duke krijuar Standart Oil, që do të kthehet në Esso, pastaj ExxonMobil. Xhon Rokëfeler doli në pension në vitin 1896, duke qenë njeriu më i pasur amerikan dhe një nga më të fuqishmit në botë. Vendin e tij e zuri i biri.

2. Familja Rothsçajlld (Rothschild): 340 miliardë $ (321 miliardë euro)

Rothsçajlldët ishin të njohur që prej shekullit XVIII në fushën e bankave dhe të financës. Pasuria e kësaj familjeje është kolosale. Sipas blogut Celebrity Netvvorth, ajo zotëron një nga pasuritë më të mëdha të të gjitha kohërave, me 340 miliardë dollarë amerikanë.

1. Mansa Musa: 400 miliardë $ (378 miliardë euro)

Mansa Musa ( ose Kanku Musa) ka qenë mbret i Perandorisë së Malit në shekullin XIV. Ai e ngriti Perandorinë e Malit në kulmin e saj, nga Fouta-Djalon në Agadez dhe në tokat e Perandorisë së lashtë të Ganës. Ai vendosi marrëdhënie diplomatike me Portugalinë, Marokun, Tunizinë dhe Egjiptin. Mbretërimi i tij përkon me epokën e artë të perandorinë maliane. Pasurinë ai e ndërtoi duke shfrytëzuar minierat e arit dhe të bakrit nëpër Sahara. Ai gjithashtu bëri pasuri me tregtinë e kripës.

Në vitin 1324, ai shkoi në pelegrinazh në Mekë, një udhëtim që e bëri të famshëm në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Afërme. Në fakt, ai u nis me 60 mijë njerëz dhe 12 mijë skllevër. Sipas gojëdhënave, në karvanin e tij gjenden edhe 80 deve që mbanin ndërmjet 50- 300 libra ( njësi peshe angleze, afro 460 gramë) ari pluhur secila ( në Mali atëherë nuk kishte monedha). Në çdo qytet që kalonte, ai u ofronte njerëzve nga pasuria e tij. Thuhet gjithashtu se ai ndërtonte nga një xhami të re çdo të premte, kudo që i binte rruga të ndalonte. Ai është ndërtuesi i xhamisë Djingareyber, që ekziston edhe sot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.