Minatorët gjejnë një anije 500 vjeçare plot me monedha ari

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Mbeturinat e një anijeje portugeze 500 vjeçare, të mbushur me monedha të arta, janë gjetur nga minatorët në shkretëtirën namibiane. Thesari është zbuluar nga gërmuesit e shoqërisë së diamantëve De Beers dhe mendohet se vlen afro 13 milionë dollarë. Arkeologët konfirmuan se skeleti i përkiste anijes Bom Jesus, e cila ishte nisur nga Lisbona në vitin 1533 dhe ishte zhdukur me gjithë ekuipazh afër qytetit minator të diamanteve, Oranxhemund, Namibi, ndërkohë që po shkonte në Indi. Minatorët lajmëruan ekspertët gjeologë kur zbuluan anijen në kraterin e një lagune të tharë dhe ari u gjet pas gjashtë ditë gërmimesh, mes kockave dhe veglave të lundrimit.

Profesori Timoti Insol, nga universiteti i Mançesterit, i specializuar në arkeologjinë afrikane, deklaroi për gazetën “The Independent” se objektet e tjera që u gjetën, përfshi këtu edhe shtamba qeramike, mund të jenë edhe më të vlefshme sesa monedhat e arta. “Kjo është një gjetje shumë domethënëse. Sidomos objekte të tilla si ato fetare dhe veshjet, mund të na japin të dhëna mahnitëse për atë periudhë të rëndësishme të historisë”, tha ai. “Marinarët portugezë ishin duke zgjeru- ar njohuritë e tyre mbi botën rreth vitit 1533, por burimet historike që përshkruajnë jetën e përditshme janë të pakta. Përzierja e zbulimeve është veçanërisht mbresëlënëse dhe kockat mund t’u japin arkeologëve një ide për dietën e tyre, për shembull. Sigurisht, është ari ai që ka tërhequr vëmendjen e botës, por objektet e tjera të gjetura në anije janë edhe më eksituese për t’u eksploruar”. Doktor Diter Noli, nga Instituti Jugafrikan i Kërkimeve Arkeologjike Detare, u thërrit për të ekzaminuar sitin dhe e kuptoi menjëherë se skeleti i Bom Jesusit ishte unik. Ai tha për Fox Nevvs: “Kam më se 12 vjet që u them minatorëve se një ditë do të zbulonin një skelet anijeje dhe të më lajmëronin kur të ndodhte kjo. Unë e dija që kishim një anije nga shekulli i 16-të, në të cilën do të gjenim shumë gjëra. Për fat, ne gjetëm edhe një arkë thesari në ditën e 6-të. Plot gjëra kanë mbijetuar në fund të detit, sa të duket e pamundur si kanë mbijetuar”. Doktor Noli beson se anija u mbyt si pasojë e kombinimit të ngarkesës së tepruar dhe kohës së keqe, megjithëse arsyeja e vërtetë mbetet e panjohur. Anija e mbytur në fillim u zbulua nga gjeologët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.