I dini të gjitha për organin seksual mashkullor?

Intervista - - TEST -

1. Penisi mund të thyhet.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Në cilën moshë ndodh zakonisht ereksioni i parë?

a. 13 vjeç e lart b. 5-6 vjeç c. 1 vjeç e poshtë

3. Nëse një ereksion zgjat më shumë se katër orë, doktori mund të të sugjerojë:

a. Një dush me ujë të ftohtë. b. Të ngjisësh shkallët. c. Të bësh menjëherë seks.

4. A duhet të shqetësohesh nëse ke të ngritura në lëkurën e penisit?

a. Po b. Jo

5. Sa i gjatë është mesatarisht penisi në ereksion?

a. 17- 23 cm b. 16-18 cm c. 13- 16 cm

6. Sa më të mëdha t’i ketë këmbët një djalë, aq më të madh e ka penisin.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Kush e bëri të njohur frazën “hekurosje herdhesh”?

a. Masters & Johnson (dyshe seksologësh të njohur) b. Xhorxh Klunei c. Kama Sutra

8. Është normale të kesh ereksion kur fle?

a. Po b. Jo

9. Ndërhyrja kirurgjikale mund ta zmadhojë penisin.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Masturbimi është më i shëndetshëm sesa të bësh seks.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Tkurrja e testeve...

a. Mbron spermën b. Ul nivelin e testosteronit

12. Nuk është mirë të masturbohesh më shumë se pesë herë në javë.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Është normale që penisi të jetë i drejtuar majtas apo djathtas?

a. Po b. Jo

14. Sa për qind e burrave kanë çrregullime të ereksionit në moshën 40 vjeçare?

a. 10% b. 20% c. 40%

15. Cili nga trajtimet e mëposhtme funksionon për ejakulimin e parakohshëm?

a. Antidepresivët b. Locionet në formë spërkatësi c. Që të dyja

1. Përgjigjja e saktë është a-ja. Relaksohu... nuk ndodh shpesh, po ekziston si mundësi. Penisi nuk ka kocka, por kur është i erektuar, ai ka dhomëza të mbushura me gjak. Nëse shtyhet shumë fort, ose përthyhet shumë, dhomëzat mund të shqyhen. Kjo mund të ndodhë nëse del jashtë trupit të partneres gjatë seksit dhe e shtyn përsëri. Bashkë me dhimbjen do të ndjesh edhe një zhurmë kërcitëse dhe më pas, organi mund të jetë i enjtur dhe i nxirë. Zakonisht, në këto raste, zgjidhja më e mirë është ndërhyrja kirurgjikale.

2. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Disa djem lindin me ereksion. Ultratingujt kanë treguar se bebet mund t’i kenë ato që në barkun e nënës. Ereksionet e një bebeje nuk kanë natyrë seksuale. Ato mund të shkaktohen nga stimulimi dhe zakonisht ndodhin gjatë ndërrimit të pelenave.

3. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nëse ke një ereksion që zgjat mbi katër orë dhe nuk është pasojë e eksitimit, mund të kesh një problem të rrallë, që quhet priapizëm. Në këtë rast duhet të trajtohesh sa më shpejt te doktori. Nganjëherë kjo shkaktohet nga ilaçet që trajtojnë çrregullimet e ereksionit. Priapizmi mund të shkaktohet edhe nga dëmtimet, mjekimet, sëmundjet, përdorimi i drogës, bile edhe nga pickimi i merimangave. Në këto raste mund të ndihmojë një dush me ujë të ftohtë, ose vënia e pakove me akull në këtë zonë. Ushtrimet e lehta, si ngjitja e shkallëve, mund të ndihmojnë të tërhiqet gjaku nga penisi dhe të shkojë në pjesën tjetër të trupit. Megjithatë, është e rëndësishme të shkosh sa më shpejt te doktori. Nëse nuk trajtohet, priapizmi mund të shkaktojë dëmtime të organit dhe probleme të pashërueshme të ereksionit.

4. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Këto të ngritura, (siç krijohen në lëkurë kur ajo rrënqethet) përgjatë penisit apo në skrotum (qeska që mban testet) janë të zakonshme. Ato zakonisht janë puçrra, ose qime që rriten nga brenda. Shumë djem kanë si unaza ose puçrra të vogla rrotull kokës së penisit. Por, nëse vë re puçrra të reja nën lëkurë, ose në skrotum, ose diçka që të dhemb, nxjerr lëng, ose gjak, atëherë duhet të shkosh te doktori.

5. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Shumë djem mendojnë se kanë penis më të vogël sesa e kanë realisht. Për këtë e ka fajin edhe këndi i vështrimit, nga lart-poshtë, që të bën të duket penisi yt më i shkurtër se i të tjerëve. Disa djem me penis me gjatësi mesatare fiksohen pas idesë se e kanë të vogël. Ata kanë një çrregullim psikologjik, që duhet çrregullimi penil dismorfik. Megjithëse është më pak serioz, është i ngjashëm me anoreksinë, kur njerëzit mendojnë se janë të shëndoshë, sado të dobët të jenë.

6. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Madhësia e penisit nuk ka lidhje me gjatësinë e duarve, këmbëve, gishtave, hundës, apo të ndonjë pjese tjetër të trupit. Megjithatë, nëse jeni mbipeshë, një pjesë e penisit mund të fshihet brenda dhjamit të barkut. Kështu, nëse do një mënyrë të thjeshtë e të këshilluar nga doktori që ta bësh penisin të duket më i gjatë, bjer në peshë.

7. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Xhorxh Klunei ishte i pari që për të vënë në lojë vanitetin e Hollivudit, bëri shaka duke thënë se i kishte herdhet “pa rrudha”. Por, shumë shpejt, spa-të filluan të ofrojnë procedura të tilla si depilimin e kësaj zone, heqjen e rrudhave dhe çngjyrosjen. Nuk është nevoja ta themi se asnjë organizatë mjekësore nuk e mbështet këtë “rinim skrotumi”.

8. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Është e natyrshme të ngrihesh në mëngjes “në qejf”. Burrat kanë zakonisht 3-5 ereksione çdo natë, shpesh kur ëndërrojnë. Nuk e dimë pse ndodh kjo, por ato mund të ndihmojnë që penisi të jetë i shëndetshëm. Nëse ti ke probleme seksuale, doktori mund të kontrollojë ereksionet e natës. Nëse i ke ato, problemet që ke mund të lidhen me stresin, apo me ankthin. Nëse jo, atëherë ka gjasë të kesh një problem fiziologjik.

9. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Është e vërtetë, por jo shumë. Me anë të ndërhyrjes kirurgjikale mund të shtohet 2.5 cm ose më pak, mesatarisht. Gjithashtu, mund të shtohet edhe trashësia, por kjo gjë është e shtrenjtë dhe e rrezikshme. Ndër efektet dytësore më të këqija, përveç dhimbjes, janë edhe fakti se, kur plaga shërohet, shenja e saj mund të tkurret, duke e zvogëluar përsëri penisin. Dy në tre djem që e kanë bërë këtë ndërhyrje, nuk janë të kënaqur me rezultatin.

10. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ndërkohë që seksi duket se i sjell shumë të mira shëndetit të një burri (për dhimbjet, zemrën dhe prostatën) masturbimi nuk e ka këtë efekt. Cili është ndryshimi mes të bërit seks dhe masturbimit? Ekspertët nuk janë të sigurt, por trupi duket se e “kupton” dhe reagon ndryshe. Kur bën seks prodhon më shumë spermë dhe ajo është më e shëndetshme sesa kur masturbon.

11. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Për ta mbajtur spermën të shëndetshme, trupi kontrollon nga afër temperaturën në teste. Kur ato janë të ftohta, tërhiqen brenda që të rrinë ngrohtë. Për t’u freskuar në ditët e nxehta të verës, do të vësh re se ato varen poshtë. Penisi gjithashtu mund të tkurret kur bën fizkulturë, ose kur je në ankth. Kjo ndodh ngaqë trupi e ridrejton fluksin e gjakut aty ku ka më shumë nevojë, gati “për luftë”, apo “për t’ia mbathur”.

12. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Pyet veten se mos po masturbon shumë? Ka gjasa që jo. Djemtë janë të fiksuar pas shifrave. Sa herë në javë është normale? Në fakt, nuk ka shifra të tilla. Disa masturbohen shumë, disa jo. Do të ishte problem nëse masturbohesh aq shumë sa kjo ndikon negativisht në shkollë, në punë apo në marrëdhënie, përndryshe, sasia nuk ka asnjë rëndësi.

13. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Penisët zakonisht duken të pabarabartë dhe varen majtas apo djathtas. Zakonisht, testi i djathtë është pak më i madh, ndërsa i majti varet pak më poshtë. Gjithashtu, mund të kesh një anim të lehtë majtas apo djathtas kur penisi është në ereksion. Por, nëse penisi anohet shumë në ereksion dhe, sidomos kur kjo shkakton dhimbje, duhet të shkosh te doktori. Një nga shkaqet është sëmundja e Peironit dhe trajtimet mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

14. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Çrregullimet e ereksionit shpeshtohen me kalimin e moshës. Në moshën 70 vjeçare, 70% e burrave i kanë ato. Por fakti që shpeshtohen nuk do të thotë se edhe ti duhet t’i kesh, ose se është normale. Përkundrazi, kjo është zakonisht shenjë e një problemi tjetër shëndetësor që mund ta trajtosh, si presioni i lartë i gjakut, diabeti, depresioni, apo obeziteti. Për këtë, duhet folur me doktorin.

15. Përgjigjja e saktë është c-ja

Për ata që marrin antidepresivë, vonimi i ejakulimit është një efekt dytësor i bezdisshëm, por për të njëjtën arsye, një dozë e ulët mund të jetë e mirë për burrat që kanë tendencë ta arrijnë shpejt orgazmën. Mundësitë e reja përfshijnë spërkatës që përmbajnë ilaçe dhe përbërës që mpijnë pak zonën, duke bërë që ereksioni të zgjasë më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.