1. Kroacia

Intervista - - TURIZEM -

Kjo republikë ish-jugosllave shtrihet përgjatë brigjeve të Adriatikut, nga gadishulli i Istrias në veri, deri në Dubrovnik, në jug. Dikur në vend funksiononte agjencia turistike Yugotours, e cila tërhoqi në vend deri në vitin 1990 afro 1 milion turistë britanikë, që paguanin për një javë pushimesh në diell vetëm 99 paundë (130 euro). Kjo agjenci nuk i mbijetoi dot luftës civile jugosllave dhe vetë Dubrovniku u kthye në një shesh lufte të rrethuar për shtatë muaj rresht, ndërkohë që Kroacia luftonte për pavarësinë.

Sot, numri i britanikëve që vizitojnë vendin nuk është rikthyer më në nivelin e paraluftës (këtë vit priten ta vizitojnë vendin gjysmë milioni pushues nga Anglia). Kjo nuk ndodh sepse nuk i tërheq vendi, por thjesht sepse janë të shumtë pushuesit që adhurojnë bregdetin e thyer, ishujt idilikë dhe qetësinë nën diell...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.