3. Vietnami

Intervista - - TURIZEM -

Ngjitur me Kamboxhian ndodhet edhe Vietnami. Të dyja vendet ndajnë së bashku trashëgiminë koloniale franceze dhe janë të vlerësuara me notën maksimale nga siti FCO (sit qeveritar britanik për këshillimin e turistëve anglezë që udhëtojnë jashtë vendit). Dyzet vjet pasi helikopteri i fundit amerikan la ambasadën amerikane dhe vietkongët triumfuan, tema e luftës është ende në modë për vizitorët. Atraksionet kryesore të Ho Shi Minit kanë pësuar disa ndryshime emrash në kohë. Në fillim ajo quhej Galeria e Krimeve Amerikane dhe më vonë u bë Galeria e Krimeve të Luftës Pushtuese. 20 vjet më parë, për të joshur vizitorët amerikanë, u emërua Muzeu i Mbetjeve të Luftës. Turistët e huaj mbajnë radhë dhe paguajnë 54 euro për të hyrë aty, ndërsa vendasit, vetëm 7 euro. Ndër ta, “ushtarakët e moshuar të revolucionit” kanë një tjetër zbritje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.