Ish-i

Intervista - - POSTA -

Ke një brengë dhe unë e di, po të gjëmojnë veshët, sytë, eh, sytë që kanë parë pa shkak, mëkatin e bukur që mbeti prapë. Tani po shtie ndërmend për keq, kujtimet e mëkateve pa jetë, e ftohtë, e tmerrshme shfaqesh tani, si Ledi Makbeth, si Zonja Bovari. Duket i thellë mendimi i hapur, mbase i gjatë gjer në robëri. Nga vijnë psherëtimat e largëta? Ngjajnë më të forta se një padashuri. Do vijnë e ikin vite e shekuj të rinj, diçka përherë do kërkosh vazhdimisht, por në rrugët ku u takuan fatet e para do pyesësh padashje: Ku je ish-i im? Isidor Koti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.