A do të bëhemi ndonjëherë njerëz ne shqiptarët?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Kjo është rubrika jonë për ju, që u jep mundësi të na pyesni për dilemat që keni. Do të jenë vetë lexuesit që do t’ju japin përgjigje ne gazetë dhe ne Faqen tonë te Facebook-ut Gazeta Intervista, e mendime, ndaj na shkruani... Do të gjeni patjetër një zgjidhje për çfarë ju shqetëson!

- Ju duket e drejtë që të jesh në vendin tënd dhe të t’i ofrojnë të gjitha shërbimet kundrejt eurove? Mua më duket absurde. Shtyhem nga disa komente jo të mira te pyetja e turizmit që ka bërë vajza dhe të tjerët tallen me të... Është për të ardhur keq, shkon në Himarë të flasin greqisht, thua se nuk je në vendin tënd. I pyet sa është nata, “50 euro” thotë. Po pse ore, euron kemi në qarkullim ne? Do të blesh fruta; në peshore del 1 mijë lekë e të thotë “2 mijë lekë është”. Shkon në një hotel tjetër, i thua “kam paguar”, të nxjerrin jashtë sepse solle kushërirën, ndërkohë që për sa kohë e paguam atë dhomë, fut kë të duash... Hajde të mos ikësh me vrap pastaj ta bësh turizmin nëpër botë. Dhe themi pastaj se pse nuk pasurohemi si vend. Jo, more, duam të nxjerrim dhjamë nga pleshti, ja, ky është vendi ynë. Shërbimi copë- copë isha para ca ditësh në jug dhe jam totalisht e zhgënjyer nga çmimet, nga mënyra se si të flasin. “Unë nuk di greqisht, mor vëlla, i thoja, më fol shqip, a jemi në Greqi apo në Shqipëri?”. Po çfarë janë këta more? S’kanë faj grekët që i thërrasin “kopila” këta që nuk janë as me Shqipërinë e as me Greqinë, po duan të hanë nga të dyja vendet. Më

shpuar moj bijë. Nisi Denis.

- Të lumtë goja, e the para meje. Ilir Krashnica.

- Uaaaaa o sa mirë me qenë shqiptar o hej o hej. Sokoli Satelite.

- Kam një pyetje për ju meshkuj: shumë respektojnë një shqiptar që thotë me krenari “jam shqiptar puro”, sesa këta që janë në vend të tyre dhe të flasin në gjuhë të huaj... Unë e dua vendin tim, por mënyra se si të trajtojnë të bën të ikësh me vrap. Sidomos kur vjen periudha e turizmit, bëhet nami nga jugu ynë i dashur, të japin një çadër 12 mijë lekë, thua se ka flori brenda... Ne s’kemi për t’u bërë kurrë njerëz! Na rroftë vendi i bukur dhe deti që e kemi si perlë, pa shërbimi është copë-copë...

Marsela Skuranialiaj:

- E vërtetë është jetoj në vend të huaj dhe kur takoj patriotët u flas shqip se më mungon, por përgjigjja që marr është në gjuhë të huaj. Kjo më tërbon shumë. Ndaj nuk po e zgjas, por vërtet ne nuk bëhemi njerëz.

- E drejtë vëlla, fjalë

Krenar Toska:

me vend.

Eltoni:

- Është skandal fatkeqësisht, kështu e hëngra para 2 vitesh, shkova me familjen e bërtiste pronari i hotellit sikur me qenë pronari im. Pastaj sa merrnin vesh që vjen nga jashtë, i rrisnin çmimet dyfish. Tangërllëku i pronarëve është i tmerrshëm.

Kur keni patur një të dashur në krah, a keni flirtuar edhe me ndonjë femër tjetër dhe pse e keni bërë? Anila.

- Sepse ne meshkujt kemi lindur poligamë, por ju femrat nuk keni për të na kuptuar kurrë. Kjo s’do të thotë që e dashurojmë atë femër, thjesht katërron një familje, prish një xhami. Mos e di të lehtë divorcin? Unë e kam provuar dhe nuk ta këshilloj të shkosh aty pa i dhënë të gjitha mundësitë e tua mbajtjes së familjes, që për mendimin tim është e shenjtë. Kush mendon se do ta dojë fëmijën tënd, më shumë sesa burri yt dhe babai i vet? Ulu dhe bisedo shtruar me burrin. Kërkoji falje atij. Thuaji që nuk do përsëritet më dhe jo sa për të larë gojën. Analizoni bashkë të mirat e të këqijat e kësaj pune dhe primar i vendimit tuaj, duhet të jetë fëmija. Nuk e di moshën tënde dhe të burrit tënd, por mendoj se një njeri i pjekur e kupton që ndërtimi i një familjeje është më i vështirë se sa shkatërrimi i saj. Jam kureshtar të di përfundimin. Nëse do kesh nevojë për ndonjë këshillë, më shkruaj në faqen e kësaj historie, duke më kërkuar në këtë faqe me emrin: Dielli.

- Bëra gjithçka që t’i ndaja, por ende nuk jemi bashkë

- Edlira! Kush ndan një çift, prish një xhami. Do dënohesh një ditë për këtë mëkat. Mamaja pësoi infarkt prej tradhtisë së motrës - I dashur G! Qenke djalë me karakter e meriton respekt. Sikur të dije historinë time do ta besoje fjalinë e mësipërme. Mos u mërzit për nënën se deri aty e ka pasur jetën. Vërtet kohët kanë ndryshuar, por njerëzit e mençur e me karakter, gjërat i zgjidhin me marrëveshje e me mirëkuptim e jo mbrapa krahëve si po bëjnë shumë syresh sot, ku fatkeqësisht hyn edhe rasti që tregove ti. Megjithatë, motrave qëndroju pranë e mos ua përkrah gabimet! Respekte

- Nese ajo nuk ia kalonte mire me burrin le te ndahej, po si mund te flesh me burrin ne darkë e diten ne krahet e dashnorit? Pastaj, vajzat gjithmonë i tregojnë familjes per problemet ne çift. Sjellja e saj eshte e pajustifikushme. Njeriu gabon ne nje moment e jo çdo dite. Ana. Jashtë nuk e dallon kush është pronari dhe kush janë punonjësit sepse punojnë bashkë dhe shërbimi është korrekt kur paguan.

- Bosh t’jua lësh hotelet dhe të mos u shkosh fare, po ç’të bësh se e duam vendin tonë. Ke shumë të drejtë për çfarë ke shkruar, janë të gjitha të vërteta. Edhe mua kështu më ka ndodhur; i thua “mirëmëngjes”, të thotë “kalimera”, hajde merre vesh ku jemi. Çmimet dyfish, sidomos kur të shohin me targa të huaja. Të shkretët të huaj çfarë heqin kur vijnë këtu. Ne e dhjesim me sjelljen këtë vend të bukur që kemi.

Nuk e di se në cilin hotel keni qenë, por nuk mund t’i fusni të gjithë në një thes, kanë ndryshuar shumë gjërat. Unë kam kaluar pushime të mrekullueshme dhe shërbimi ishte shumë i mirë. Probleme me shërbimin ka gjithandej, varet çfarë të qëllon. Unë kam qenë në Turqi dhe shërbimi ishte copë, për të mos folur për pastërti; kam gjetur gjëra të pakëndshme në ushqim. Normal, kur gatuajnë me kazan, diçka do gjesh.

Krenari: Ona: -

gjuetia ka lindur bashkë me ne, nuk duhet të na e merrni për keq. Garipi.

- E kam bërë, por pastaj jam ndier keq, sepse e fejuara ime u ndie shumë keq, por nuk bëri asnjë gjest që të bërtasë apo gjë tjetër. Qeshte dhe bënte sikur nuk kuptonte, ama e kuptova që ajo e kishte kuptuar dhe këtë skenë s’kam për ta harruar kurrë. Ajo i kishte sytë me lot dhe unë flirtoja... Sot s’e kam më dhe kjo për shkak të tipit tim që nuk rri dot pa flirte. Ama, ajo femër do të më mungojë gjithnjë Luli.

- Për rastin e fëmijës së dhunuar në kopësht, nuk gjej dot fjale ta përshkruaj këtë femër... Jemi të shokuar dhe të tmerruar në të njëjtën kohe. Duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të largojmë nga poste të tilla “mostra” si kjo femër! Duhet bërë një investigim në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e mundshme, se kushedi sa ka të tjera të tilla...

- Asaj shtaze i duhet hequr edhe diploma që mund të ketë. Do të doja ta kisha përballë dhe ta pështyja në surrat atë dhe këtë tjetrën që doli tani së fundmi. A kanë zemër këto femra apo jo?! Qenkan edhe nëna vetë, kjo është më e tmerrshmja. Artani.

- Burg të përjetshëm meritojnë këto femra, sepse them me vete, mirë burrat dhe ndoshta e humbasin, por një femër që e di çfarë është fëmija, e pjell vetë, si mundet të ushtrojë dhunë te një fëmijë? Janë përbindëshe, s’kanë zemër, mendoj unë. Redi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.