PYESNI NJËRI- TJETRIN Pyetjet e reja...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Sinqerisht, habitem me tifozllëkun e tepruar që kemi ne shqiptarët për skuadrat e huaja. E kthyen Shkodrën në Berlin të dytë, sheshin e Tiranës në Itali! Më duket shenjë inferioriteti, sikur na mbajnë me bukë këto shtete. Ata nuk bëjnë kështu për ne! Nuk po them mos me ba tifozllëk, por jo ta ekzagjerosh. Tani kemi një kombëtare që na krenon, ta teprojmë me ata. Nuk e di çfarë mendimi keni ju...

- I urrej qokat, se këtu shumica janë hipokrizi. “Më ka ardhur, po i shkoj”. Ju, si mendoni? Arturi i Kafazit.

- Drekat e përkujtimoreve (40 ditë, 1 apo 2 vjetori), kthehen në gosti! Mua më duken kot dhe mungesë respekti për atë që iku. Po juve? Arturi i Kafazit.

- Që në 1990-ën, kur u ndërrua sistemi, vetëm në Shqipëri u bënë shkatërrime. Gjithashtu edhe në 1997-ën. Pse jemi kaq shkatërrimtarë? Arturi i Kafazit.

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Vëllai nuk më flet sepse jam lidhur me një vajzë që ai e ka pas dashur vetë, por ata s’kanë qenë kurrë të lidhur. Si ju duket sjellja e tij? Edhe pse është i martuar e me fëmijë, përsëri më mban qëndrim... X Shkodër.

- Hale vëllai e kakë ti. Po a ka pak femra dhe ju të dy që keni ngelë te një femër? Anton Markaj.

- Po lërja vëllait një natë se e ka pasë fiksim haha. Kur të mos mundesh ti, le të vejë ai, s’ka gjo, mes vëllezërish është. Hahaha. Nisi Denis.

- Jo ore mos e lër, se nuk ka femra të tjera. Është degjeneru vendi ynë, mirë ia bëjmë që shkojmë një herë në 5 vjet. Landi Meta.

- Ndoshta bëhet xheloz. Kristi.

- Vazhdo me vajzen që do, vëllai nuk të pyeti për atë që mori vetë. Shëndet e të mira me vajzën që do. Marina Pavlina Shyti. - Qenka budalla yt vëlla. Gabrie- la.

- Më mirë pushimet në Shqipëri apo jashtë shtetit? Më thoni ju lutem se kam nevojë ta di, ku është kostoja më e vogël dhe sigurisht, që bën pushime të bukura? Ola.

- Varet se ku jeton e ça buxheti ke. Nëse jeton në Shqiperi e s’ke buxhet të lëvizësh, atehere s’te mbetet opsion tjetër (edhe pse të besh plazh atje të kushton më shume se në vende të tjera). Personalisht, në Shqipëri iki për njerëzit e mi, po për pushime s’më shkon mendja. Në korrik/gusht ke vetëm turma emigrantesh qe hapen me makina të shtrenjta, rrëmujë, pisllëk, në plazh tentojne vetëm të të mashtrojne me çmime. Ke Malin e Zi, Kroacine, Greqinë, Italine e Jugut dhe Turqine. Plazhe te mrekullueshme ku me pak njohuri nuk paguan shume. Orieta De.

- Ti e do edhe të rruar, edhe pa- Dashuriçkat e motrës më ndanë nga burri...

- Lexova historine e kësaj zonje, siç e kishte komentuar dikush me lart, tipike shqiptare divorc. Si tha Jovani, “jo, kafet i pagoi vetë”. Edhe mua nuk me beri shumë pershtypje, por keqardhje divorci dua te komentoj komentet. Sa më shumë njoh njerëzit, aq me teper dua kafshet, dikur dikush ka thene. Ndërsa unë, sa me shumë njoh perendimin, aq me shumë dua Shqiperine. E kanë kap shqiptaret nga bytha perendimin dhe ky eshte konflikti. Çdo komb ka traditat e veta lere t’i ruajmë edhe ne ato me te mirat e te keqiat. O Enver, te ishe gjalle... Ç’kerkonte shqiptari nder shekuj? Pak bukë, pak dritë, pak hekur. Me kembë ne tokë, o njerez, duajeni ate qe krijoni, vlerësojeni dhe respektojeni. - U solla keq me babain para vdekjes… - Tani e ndieni veten fajtor se keni ba gabim. Po mos e perseritni më, domethënë te njëjtin gabim, me nanën tuaj. Shyqyr qe keni nanen, faleni e me e dashtë fort. Edhe ajo e ka kuptu gabimin qe ka ba karshi burrit dhe mundohet me fol mire per babain tuaj. Tu u sjell mire me nanen, Zoti ju fal gabimet qe keni ba karshi babes. Dea. Ndava vëllain nga e dashura... - Më e interesuar paske qene te thuash historin e prinderve sesa te vellait, por nejse, ishalla e ke marre ti burrin me universitet. Na ndau llotaria amerikane... - Tani, përsa u përket dokumenteve, i fejuari yt nuk ka pasur faj dhe nuk e ka pasur të lehte kur ka shkuar ne SHBA sepse është ndeshur me një botë krejt tjeter dhe nuk është e lehte puna sa të ambientohet me vendin. Edhe me dokumente duhet kohë me u marrë, po edhe puna ka rregullat e veta dhe eshte dash me ia fal. Besoj se ai s’do të ndahej nga ti. Po, kanë pasur dorë prinderit se ndoshta kanë menduar se po u gjen djali nuse ma të mire atje. Nejse, ndoshta ma mire per ty do gjesh edhe ti shokun tënd një ditë. I fejuari nuk pranon të ndahet nga unë... - Zonjë! 26 vjeçe sa je ti, je e re dhe e fortë. Në krah ke një Altin që t’i paska dhënë provat katërcipërisht se të do. Vlerësoje dashurinë e tij dhe përpiqu ta bësh të lumtur. E kuptoj që ti do që t’i japësh atij 100 % tënd, por dashuria e tij qenka e fortë dhe ti duhet ta vlerësosh. Aq më tepër që ai paska treguar që qenka djalë me karakter qëkur ti mbete shtatzanë për herë të parë. Lufto për t’u shëruar, mbështetu fort tek ai, dëgjoja fjalën dhe niseni jetën me kurajo. Kalofsh mirë! E kam tradhtuar burrin, por s’pranon të ndahemi 1. Kur e paske vendosur të ndahesh, përse kërkon mendimin e një tjetri?

2. Atë veprim që ti e quan gabim dhe në fakt i tillë është, e paskan marrë vesh të dyja palët e familjeve. Pra, bomba ka plasur. Po, sa veta janë lënduar? Po nëse ti ndahesh, kush mendon se do lëndohet më shumë? Ti, yt shoq, njerëzit tuaj, apo fëmija juaj që nuk e di, çfarë moshe ka dhe çfarë gjinie është, mashkull, apo femër? Si të jetë djalë, si të jetë vajzë, fëmija do vuajë, po ç’faj ka ai/ajo?

3. Po, nëse ti ndahesh siç edhe thua që e paske vendosur, kush mendon se do të përfitojë materialisht nga ky divorc, përveç se hienat e pushtetit gjyqësor (gjyqtarë, prokurorë, avoketër, psikologe, përmbarues dhe jo vetëm këta, por edhe ca të tjerë)? Po ti vetë, a mendon se do ndihesh më mirë? Po burri yt? Po fëmija yt që do shkojë sa te njëri, te tjetri, a do përfitojë nga kjo zgjedhje? Kush sh-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.