Halla dhe e bija

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Halla ime ka parë në ëndërr sikur ishte te shkolla e vjetër dhe atje ishte edhe vajza e saj, me të cilën ishte një burrë. Në atë moment halla hyn brenda dhe i thotë atij djalit: “Hiqe dorën nga vajza ime”. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Aleksja.

- E dashur Aleksja, ëndrra e hallës suaj tregon se është shumë e shqetësuar për vajzën e saj. Mendon për të ardhmen e për fatin e saj dhe ka frikë për gjithçka në lidhje me të. Ka frikë se ajo i mban të fshehta sidomos në lidhje me meshkujt, ndaj e ka parë këtë ëndërr. Janë thjesht mendimet dhe shqetësimet e ditës që i paraqiten në ëndërr në këtë formë.

- Tregu parashikon përmbushje të shumë nevojave tuaja. Fruti që keni zgjedhur në këtë rast, tregon lidhjet me pasurinë ose marrjen e diçkaje që e prisni ose që shpresoni ta merrni.

- Një ëndërr e tillë tregon dëshirën për ta bërë zyrtare lidhjen tuaj. Ju keni nevojë të ndiheni më e sigurt dhe keni shumë dyshime ndaj të dashurit, nëse ai ka vërtet qëllime serioze ndaj jush apo jo. Gjithsesi, këto shqetësime që keni do t’ju shuhen së shpejti, sepse unaza përfaqëson gjëra pozitive për ju të dy. Shumë shpejt do të kuptoni në çfarë faze është lidhja juaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.