Është skuqur e bardha e syrit

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Rezarta, jam 15 vjeçe dhe kam skuqje tek e bardha e syrit. Në fillim kisha vetëm vija të kuqe, kurse tani është skuqur komplet, duket si gjak. Një oftalmolog më dha Naflox, por nuk kam parë ndonjë përmirësim. Ju lutem, më thoni, pse ndodh kjo gjë, sepse unë nuk abuzoj shumë me kompjuterin, vetëm studioj e përdor celularin. S’e kuptoj këtë skuqje të syrit. Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - E dashur letërshkruese! Në letrën tuaj më shqetëson fakti që ju jeni kaq e vogël, vetëm 15 vjeçe dhe keni episod hemorragjie subconjuctivale në syrin tuaj. Fakti që ju para disa kohësh keni vënë re enë gjaku në sipërfaqen e syrit dhe më parë ka ndodhur plasja e tyre dhe përmbytja e zonës me gjak, na bën të mendojmë për disa faktorë.

- Faktori i parë mund të ketë të bëjë me një dhimbje koke bezdisëse që ju mund të keni, por që nuk ma keni përshkruar në letrën tuaj.

- Faktori i dytë, mund të ketë të bëjë me anomali të lehta në faktorët e mpikjes së gjakut, siç janë trombocitet (pllakëzat e gjakut) dhe koha e hemorragjisë (gjakrrjedhjes) dhe e koagulimit (mpiksjes). Përsa i përket strategjisë së mjekimit, në këto raste, përdorimi i një antibiotiku të pastër me pika si: Collyr Naflox, 4 herë në ditë 1 pikë në syrin e sëmurë është korrekt. Mund të shoqërohet edhe me Lot Artificial të tipit Xilioal Monodoze ose Viloal Multidoze në mënyrën e aplikimit 4 herë në ditë, 1 pikë në syrin e sëmurë, 10-15 minuta pas antibiotikut. Ju këshilloj një analizë gjaku komplet pa formulë, me kohë hemorragjie dhe kohë koagulimi dhe trombocitet të përfshira. Të shkuara! vërteton praninë ose jo të një tumori malinj në një nodul të caktuar. Sigurisht që mjekohen nodujt, por trajtimi i tyre është një proces i gjatë dhe duhet durim, pasi është paksa i vështirë. Megjithatë, motra juaj vetëm dyshon se ka të tillë, prandaj do t’i sugjeroja të bëjë një vizitë tek endokrinologu që të heqë dyshimet e saj. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.