Ju pyesni mjeku përgjigjet Kam një pullë te shputa e këmbës

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Albana, kam probleme me lëkurën, që më kruhet shumë, përgjithësisht mes gishtërinjve të duarve, por tani më është krijuar edhe një pullë te shputa e këmbës. Unë merrem me palestër, sigurisht djersitem, por e thaj lëkurën. Këto janë si puçrra të vogla dhe bëhen si me ujë, por më kruhen tmerrësisht shumë. Nuk di si ta trajtoj. Çfarë mund të jetë, alergji? A ka ndonjë kurë si të veproj? Faleminderit.

Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji: - Nga të dhënat që ju jepni nuk është e lehtë të kuptohet nëse kemi të bëjmë me dishidrosis apo me një infeksion mykotik. Dishidrosis-i është një patologji e lëkurës që shfaqet me puçrra të vogla me ujë në brendësi të tyre, të lokalizuara në lëkurën e duarve, por edhe në këmbë, e shoqëruar shpeshherë me kruarje dhe vjen si pasojë e djersitjes së tepërt ose e faktorëve të ndryshëm alergjikë. Në disa raste, kjo patologji shfaqet edhe në fillimin e pranverës ose të verës. Por, në disa raste, këto elemente mund të jenë shenja të infeksionit mykotik të tipit vezikular. Lokalizimet më të shpeshta të kësaj forme janë pjesa e brendshme e këmbës, shputa, thembra dhe mollëzat e gishtave. Elementet kryesorë janë vezikulat e pustulat dhe mund të kemi edhe mbivendosje të infeksioneve dytësore bakteriale. Shfaqja e një vatre në këmbë mund të jetë një shenjë infeksioni mykotik.

- Për të qenë të sigurt në vendosjen e diagnozes dhe për të marrë mjekimin e duhur, do t’ju rekomandoja ekzaminimin bakterologjik për mykra. Mjekimi jepet pas marrjes së përgjigjes. Nëse ekzaminimi për mykra do dilte pozitiv, fillohet mjeki- përjashtohet edhe sëmundje nervore.

- Për këtë qëllim do t’ju këshilloja një konsultë me një mjek neuropsikiatër, për të zbuluar shkaqet, për t’i ndaluar ato e më pas mund të bëni një EEG, ose skaner të kokës (apo rezonancë të kokës). Vetëm pasi të përcaktohet shkaku dhe të bëhet dallimi midis një sëmundjeje nervore apo një çrregullimi biokimik, duhet t’i nënshtroheni një mjekimi sa më të mirë. Së fundi, ju uroj shërim sa më të shpejtë. një mi me antimykotikë lokalë dhe sistemikë, nëse mjeku dermatolog do ta quante të nevojshme. Nëse ekzaminimi do dilte negativ, pacienti do trajtohej për dishidrosis vetëm me pomada lokale me kortizonikë. Pra, në fillim, duhet të bëhet konsulta me dermatologun dhe ekzaminimi i lëkurës për vendosjen e diagnozës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.