Letra për psikologun Më ka ngelur depresioni i shtatzanisë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje psikolog! Jam në hall të madh. Para 3 viteve isha shtatzënë dhe gjatë shtatzanisë më kapën rrahjet e zemrës shumë shpejt. Prej atij momenti nuk mundem të rri vetëm në shtëpi apo të dal vetë diku. Më kap paniku vetëm të mendoj se do të ngelem vetëm dhe pas lindjes rashë në depresion. Edhe sot në depresion jam. Më kanë propozuar të përdor antidepresivë, por unë i urrej ilaçet dhe jam munduar ta luftoj vetë, po ende nuk ia kam arritur. Ka ende gjëra që nuk po mundem t’i tregoj sepse e kam të gjatë historinë. Isha vetë shtatzënë, burrin nuk ma lejuan të dilte jashtë shtetit dhe të vinte tek unë dhe ende nuk po mundem për shkak të letrave. Jam shumë e stresuar. A mund të më sugjeroni ndonjë gjë? Përveç kësaj, skuqem kur jam në shkollë, kur një mësues thërret emrin tim, kur pyetem etj. Si ta zgjidh këtë gjë, ju lutem?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: E nderuara letërshkruese, megjithëse letra jote është paksa e ngatërruar, unë e kuptoj mirë gjendjen tënde. Fjalia që ti ke shkruar në fund që skuqeshe nga turpi kur ishe në shkollë, kur një mësuese thërriste emrin tënd, kur lexoje etj. mua më bën të kuptoj se ti ke qenë e je një ankthioze sociale. Ky lloj ankthi social, quhet edhe ankth performance, pasi ka të bëjë me dëshirën e me merakun për të bërë përshtypje sa më të mirë e

-

me pamundësi për ta “verifikuar” këtë, përgjithësisht, kjo ndihet si vuajtje kjo, pra, si një lloj pamundësie për ta kontrolluar gjendjen e për ta ruajtur qetësinë. Je pra si në një luftë të brendshme në dy fronte: nga njëra anë për të gjetur se çfarë do të thuash e si do të dukesh, një siklet se çfarë do të mendojnë e thonë për ty në atë çast dhe nga ana tjetër (fronti i dytë) për ta fshehur këtë lloj gjendjeje, pra, ankth e panik e për t’u dukur sa më e qetë, për të mos “lënë nam” etj. Ankthi e fobia sociale, ashtu si çdo lloj fobie tjetër është një sjelle e “mësuar”, në saje të ngacmuesve specifikë të përsëritur. Ky është në të vërtetë një lajm i mirë, pasi çdo lloj sjelljeje e mësuar apo keqpërshtatje, ashtu siç është mësuar, ashtu edhe çmësohet. Ti nuk ke lindur e tillë, por kjo të është “ngjitur”, edhe pse të është bërë si pjesë e jotja, si kronike. Kjo është arsyeja pse ankthi social, sipas shkencës, është tepër i trajtueshëm me psikoterapi, por e keqja është se 80 % e ankthiozëve socialë nuk e kërkojnë ndihmën e psikoterapeutit, pikërisht për shkak se u vjen turp, zor. Kjo është edhe arsyeja pse, sapo e diagnostikoj dikë me ankth social, që në seancën e parë, i them: “Ankthi yt social shumë shpejt do të ta marrë të keqen, pasi garancia e trajtimit është maksimale nga psikoterapia me llojet e saj, porse duhen deri në 20 seanca”.

Edhe ty do të të thoja: që tani zëre se filloi krisja çarja e këtij ankthi. Me sa kuptoj unë, ti zonjë ankthin social e ke pasur vetëm me skuqje, me mpirje e diçka si ngrirje, por nuk e ke pasur të shprehur me atake paniku. Kjo ka qenë një vuajtje jo e pakët, por disi më e lehtë sesa tek ata që e kanë me atake pani- ku. Ataku yt i parë i panikut të paska ndodhur vonë, kur ti ishe shtatzënë, kur të kanë kapur rrahjet e shpejta ose shumë të shpejta të zemrës. Në ato momente, duke mos i njohur ato, ti je trembur shumë, ndoshta jashtë mase, duke kujtuar sikur po vdes për shkak të atakut në zemër, për shkak të çmendjes. Të është dukur sikur po humbet kontrollin ose sikur do të të bjerë të fikët (fiktofobia) e sikur në ato momente të rënda sikur bota do të përmbysej mbi ty. Edhe pse asgjë nuk të ka ndodhur nga këto e asnjë lloj rreziku nuk ka nga ato që përmendëm me sipër, “ngjarja” regjistrohet dhe fillon të jetosh me frikën se kur do të vijë kriza e ardhshme e sa do të zgjatë, sepse të duket sikur ke mbijetuar, sikur ishe me fat që shpëtove dhe tani rri e pyet: “A do të jetë fati me ty në krizën e ardhshme(?!)”. Kështu, duke mos i ditur të vërtetat shkencore, truri shpik “shpjegime” të tilla katastrofizuese me pyetjet “po sikur?” pa fund, pasi njeriu nuk e pranon të mos ketë përgjigje për gjithçka. Në mjaft raste njerëzit si ti përfundojnë edhe në urgjencë dhe kujton se atje shpëtoi, ndërkohë që doktori i bën një larozepam të cilin fare mirë mund ta merrte me tabletë, ose një xanax (alprazolam), si dhe një serum me glukozë (ushqim). Këto bëjnë që andrenalina ose “karburanti” që prodhohet në gjëndrat mbiveshkore ose andrenale të digjet më shpejt nga trupi dhe të mos prodhohet më tej norandrenalina, hormoni i zemërimit dhe i inatit. Ilaçet përgjumin trurin dhe çaktivizojnë për pak kohë “butonin” e panikut, por ato nuk t’i ndryshojnë dot mendimet, ndaj ataket e panikut do të mund të ngjasin përsëri, kjo është e sigurt.

Kështu, i “viktimizuari” nga paniku nuk do të ndihet më i qetë e i sigurt për jetën si më parë, edhe pse është plotësisht e sigurt se zemra nuk pushon nga rrahjet e tepërta për një kohë të gjatë, se kjo gjendje dhe frika se do të çmenden tregojnë për qëndrueshmëri të fortë mendore, pra, për shëndet të mirë. As të fiktit nuk u ndodh kurrë ankthiozëve, pasi zemra e tyre i shton rrahjet, pra, bën të kundërtën e asaj që duhet për të rënë të fikët. Mirëpo siç ndodh shpesh, siç ka ndodhur edhe në rastin tënd, personi, duke mos u trajtuar me psikoterapi, mund të kalojë në agorofobi, që do të thotë, frikë për të qëndruar vetëm në shtëpi (duke menduar se s’ka kush t’i vijë në ndihmë në ndonjë rast “rreziku”) ose frikë për të dalë vetëm, pa një shoqërues. Në këtë pikë, klientët me të vërtetë bëhen shumë të bezdisshëm e qaramanë dhe familjarët nuk dinë se si të flasin e të veprojnë me ta. Po t’i thuash: “Bëhu i fortë, se nuk ke asgjë se edhe analizat apo vizitat të nxjerrin shumë mirë”, etj. ai fyhet e nxehet, pasi si fajtor i pafaj që është, asnjë familjar, sado i ditur, nuk mund t’i kuptojë vuajtjet e tij. Nga ana tjetër, po t’i thuash: “Vërtet je keq”, ai bëhet edhe më keq dhe i hyn edhe më shumë frika. Në të tilla kushte, çfarë mund të bëjë familjari i shkretë?! Nuk durohet gjendja e tij, vuajtjet, më keq se të një “uloku” i cili vërtet e do një “shoqërues”, por mund të mos ketë dhimbje e vuajtje shpirtërore.

- Shumë njerëz, ndoshta edhe psikiatër, këtë gjendje e kujtojnë për depresion, por çdo gjë që buron nga ankthi, pra, edhe depresioni, do të quhet në këtë rast depresion normal, reagues, pasi vetë ankthi nga i cili buron ai, nuk është sëmundje dhe as që ka lidhje me sëmundjet. Me pak seanca do t’i jepej fund kësaj “gurguleje” si një ngrehinë e vërtetë me mendime

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.