Përgjigje yetjeër seksin…

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Evi, ju lutem, më thoni disa emra ilaçesh për parandalimin e ejakulimit të parakohshëm, ose që ta zgjas aktin të paktën 25-30 minuta. Faleminderit.

- I nderuar lexues, së pari duhet parë gjendja juaj shëndetësore dhe konstaktuar nëse keni vërtet ejakulim të parakohshëm apo jo. Kjo bëhet duke bërë një vizitë tek andrologu, ose të na shkruani më gjatë për gjendjen tuaj seksuale, si është ajo, sa zgjat etj. Nuk mund të japim ilaçe në këtë mënyrë, pa bërë ca analiza dhe pa kuptuar natyrën e ejakulimit tuaj të parakohshëm, nëse është fizik apo psikologjik.

- Jam 15 vjeç dhe masturbohem shpesh, sidomos kur shoh filma erotikë. A është normale kjo? A do të ndikojë në jetën time seksuale kur ta filloj?

- Jo, nuk keni pse të trembeni, të gjithë meshkujt e kësaj moshe masturbojnë, aq më tepër kur nuk kanë një partnere. Ju jeni në një moshë që hormonet kanë shpërthyer me shumicë, aq më tepër kur shikoni filma erotikë. Nuk do ta quaja normal masturbimin nëse ju do të kishit një partnere në krah. Në moshën tuaj dhe për faktin që nuk keni partnere, është normale që të masturboheni dhe kjo nuk ndikon në jetën tuaj seksuale, kur ta filloni atë.

- A mund të bëjmë seks, edhe pse unë jam shtatzënë?

Sigurisht që mund të kryeni marrëdhënie seksuale, gjithmonë nëse nuk keni probleme shëndetësore apo rrezik dështimi. Megjithatë, për këtë gjë duhet të konsultoheni me mjeken që ndjek shtatzaninë tuaj. Për sa kohë një femër nuk ka probleme shëndetësore gjatë shtatzanisë, ajo mund të kryejë marrëdhënie seksuale, kuptohet, më me kujdes, në krahasim me kohën kur nuk ishit shtatzënë.

-

negative e katastrofizuese për shëndetin. Dhe vjen çudia tjetër e jotja: ankthin e paslindjes ti e ke kujtuar për depresion, madje mjekët kanë dashur të të japin antidepresivë. Ja, se si thotë në librin e saj mjeshtrja italiane Kiara Libero për depresionet e paslindjes (faqe 18-19): “Rreth 20 % e nënave, vuajnë nga një depresion i mirëfilltë i paslindjes (post partum). Rreziku është ai i nënvlerësimit të situatës, duke ngatërruar simptoma me nervozizmin etj. megjithatë alarmi bie pas dy javësh rresht me humor “të ngrysur”. Trajtimi me psikoterapi dhe terapi holistike të zgjedhur jo vetëm që bëjnë të mundur nxjerrjen e një diagnoze të saktë, por edhe sigurinë e plotë që e ndihmojnë nënën e re ta kapërcejë sa më lehtë këtë mo- ment të vështirë. Ekziston një shqetësim depresiv, tipik për mamatë e reja, që quhet “baby blues”. Ky lloj depresioni manifestohet zakonisht në ditën e dytë apo të tretë pas lindjes dhe karakterizohet nga kriza të qarash që zgjatin me ditë të tëra, të cilat ka mundësi që të shpërthejnë prej ndryshimeve drastike hormonale që vijnë nga frika që ka mamaja e re për të ardhmen dhe përgjegjësitë që e presin. Ky lloj depresioni është mjaft i frikshëm, por për fat të mirë, kalon shpejt dhe nuk ka nevojë për kurrfarë terapie, përveç përkëdhelive e mirëkuptimit”. Konsulta me psikologun klinicist symprehtë do të të ndihmojë që të përcaktosh saktë diagnozën e të mos ndodhin gabime me pasoja të rënda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.