Edhe 100 babush...

Intervista - - POSTA -

Nuk jetova kurrë me TY!

Nuk e di ç‘më shtyu të të shkruaj në këtë natë të gjatë. Nuk jam poete, por më beso se këto fjalë nuk dalin nga koka, por nga zemra. Dalin nga thellësia e zemrës, aty ku je vendosur edhe ti. Po të shkruaj, se më mungon sonte ashtu siç i mungojnë detit valët, si qiellit yjet, si syrit loti... Më beso se të dua shumë. Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën time. Ti je ai për të cilën kam pritur gjatë, pa ty jam gjysmë. Do të jap gjithçka dhe do të heq dorë nga gjithçka për ty, nga vetja ime dhe nga gjithçka që zotëroj. Do të jetoj vetem për ty. Do të të pres, pa marrë parasysh sa. Gjithmonë do të tregohem e duruar ndaj teje. Kurrë nuk do të detyroj për ndonjë gjë, as edhe me fjalë. Dua të te udhezoj ty, te te mbroj dhe të ruaj nga çdo e keqe. Dua të ndajë me ty mendimet e mia, zemrën, trupin dhe gjithçka që kam. Jam e gatshme të të degjoj gjithçka që ke për të thënë. Nuk dua që të ndermarr as edhe të vdes pa bekimin tënd.

Shpirti i vogel, të dua deri në rrahjen e fundit të zemres. Deri në lotin e fundit te syrit. Deri në buzeqeshjen e fundit të shpirtit... Nuk të kerkova! Por te gjeta! Nuk jetova kurrë me TY! Por me ty shpirterisht jetova! Nuk u ndava kurre prej teje! Por askurre s‘u bashkuam! Nuk me ke asnje detyrim! Por jam une qe i kam detyrime vetvetes dhe TY.

Marr jete nga jeta jote, sepse ti je jeta ime...! Sot, mashkulli më i rëndësishem i jetës sime ka ditelindjen. Çfare mund t’i uroj më shumë sesa të marrë fryme edhe për shumë vite me radhe, të shikoje dhe shijoje sukseset e tij dhe të familjes, por edhe humbjet, sepse na bëjnë të fortë. Rëndësi ka që ai të jetë, të jetë ketu me mua dhe të festojme edhe te pakten 42 vjet të tjera... Babush, uroj që dhurata të të kete pelqyer edhe pse e di qe me shume u habite ( ora 00: 00 e natës)... Te dua shume! :****** P.S Kemi gjithe ato gjera per te festuar sot Bashkë me urimin tim, bashkohet dhe stafi i “Intervistes”, që të urojnë as më shumë e as më pak sesa urimi im që kam bërë për ty. Nese do te dish sa më mungon, perpiqu te mbledhesh pikat e shiut. Ato që arrin te mbledhesh tregojne sa shume të mungoj une ty. Ato qe nuk arrin dot të kapesh tregojne sa shume ti me mungon mua. Mos kerko atë që do duash, se perfundon duke dashur ate që gjen! Më lejo të jem pranë teje. X D L.

Kërkoj ndihmë...

Të dashur bashkatdhetarë, motra e vellezër emigrantë. Ju lutem vini doren ne zemër dhe më ndihmoni per dy muaj pune. Une jam i moshuar, po jam punëtor. Cel. 0683975239.

Letra e një Nëne nga Parajsa...

Bija ime e dashur, biri im i shtrenjët! Unë tanimë nuk jam në mesin tuaj, unë tanimë kam kaluar në përjetësi, unë tanimë di atë që ti nuk e di, shoh atë që ti nuk mund ta shohësh, dhe përjetoj atë që ti ende s’mund ta kuptosh. Unë jam në parajsën e përjetshme dhe të mrekullueshme. Gjithçka këtu është e përkryer dhe ideale. Këtu nuk ekziston padrejtësia, sëmundjet, uria, dhimbja as vuajtjet, veçse një rend i paimagjinueshem, Hyjnor. Këtu në parajsën qiellore ekziston një dritare ku unë mund të të shoh ty. Unë mund të të shoh vetëm në dy situata. Sa herë që për cfardo arsye ti ndihesh e lumtur, e hareshme dhe e qeshur unë mund të të shoh dhe kjo ma shton lumturinë aq shumë, sa me fjalë nuk e përshkruaj dot dhe në rastin tjetër kur unë mund të të shoh është sa herë që ti ndihesh e mërzitur dhe e trishtuar për shkakun tim, dhe ta dish se kur të shoh kështu po më bën të ndihem shumë në siklet, në një mënyrë po mi mohon kënaqësitë e parajsës. Të lutem, për hir të Zotit mëshirë plot e shpërblyes shumë, për hir të së vërtetës, ma plotëso një amanet. Qesh sa më shumë e bëhu e lumtur, se kjo më bën të lumtur mua, më kujto ashtu si që isha në çastet e lumtura e të hareshme. Asnjëherë nuk dua te më kujtosh në rastet kur kam qenë keq apo kur kam vuajtur. Ti nuk e di atë që e di unë këtu në parajsë, ti nuk e di se për çdo vuajtje a mundim që kam pas në atë jetë, jam shpërblyer miliona fish, me shumë të mira që mendja e truri yt nuk ka aftësi dhe mundësi ti imagjinoje dhe kuptojë. Edhe për çdo xhëmb trëndafili që më ka shpuar sado pak, padashje, unë jam shperblyer pafundësisht. Kështu janë ligjet e të Mirit Zot. Kur shoh shpërblimet e të mirat që dhurohen edhe për dhimbjen më të vogël në atë botë, them shpesh; ’’po si nuk vuajta pak edhe unë në atë botë’’, sepse një hiq janë ato që unë dikur apo ju sot, i quajtëm vujatje në atë botë në krahasim me të mirat që dhurohen në shpagim të tyre, këtu në përjetësi. Bija ime e dashur, Biri im i shtrenjët! Nuk dua të të shoh teksa mërzitesh për mua, kjo më bën keq edhe këtu ku jam. Ti e di se zemra e nënës të gjitha i bën hallall por edhe ta dish se mërzitja jote e tepruar dhe sikleti për mua më dhëmbin edhe këtu. Nuk të bëj me faj pse s’i ndalon lotët teksa po lexon fjalët e mia por e kam të vështirë të ta fal nëse pasi ta lexosh plotësisht amanetin tim, nuk e beson me gjithë zemër dhe nuk qeshesh me gjithë shpirt siç bënim shpesh sëbashku e nëse nuk bëhesh e lumtur, nëse nuk lutesh me shpirt për mua dhe për të gjitha zemrat e nënave dhe nëse nuk e falenderon Zotin e Mirë me tërë qenien tënde për këto mirësi pafund që na ka Spitali Guven është themeluar më 1974 në Ankara. Ai ka një staf prej 1300 punonjësish, nga të cilët 200 profesorë e docentë, më të njohurit dhe të vlerësuarit në Turqi. Ky spital ofron këto shërbime të specializuara: Kirurgjia kardio-vaskulare, e kraharorit, kozmetike, e trurit dhe neurokirurgjia, sëmundjet e fëmijëve, mjekimi dhe rehabilitimi fizik, sëmundjet e aparatit tretës, të syrit, gjinekologjike dhe lindje, urologji, nefrologji, radiologji, sëmundjet e brendshme, transplante, ortopedi, traumatologji, onkologji dhe sëmundjet e gjirit. Spitali Guven prej tre vjetësh ka një zyre përfaqësimi ku merren përsipër falas përkthimi dhe dërgimi i analizave pranë pavioneve të mësipërme. Përgjigjja e çdo konsulte vjen brenda 24 oreve. Adresa: ETC, Galeria (European Trade Centre) Kati i 3-të. Bulevardi: “Bajram Curri” Tiranë Cel: 00355692108832 / 00355672011156. Tel: 0035542230862. Facebook: Spitali Guven. Email: spitaliguven.ankara@yahoo.com.www.guven.com.tr dhënë. Për asgjë mos e fajso vetën. Asnjëherë mos e torturo vetën e të thuash se u solle keq me mua apo se nuk bëre për mua atë që është dashur ta bëje. Ti bërë për mua shumë, shumë, të tërën atë çfarë kam dashur e çfarë kam pasur nevojë. Zemra e nënës ti thotë nga zemra këto fjalë. Ti bërë shumë më shumë se sa kam bërë unë për prindërit e mi dhe bërë shumë më pak gabime se sa kam bërë unë, prandaj zemra e nënës ti bën hallall të gjitha sepse ti e meriton këtë ashtu siç unë e di se ti ma bëre hallall gjithë atë kujdes e butësi që ma dhurove sa herë që kisha nevojë. Ndonjëherë kur e ndjej se ndihesh keq pse unë kalova në përjetësi, më bën të mendojë për vetën time. Edhe unë dikur përcolla për në përjetësi nënën time. Mu pat dukur se mu shkëput gjysma e trupit tim, mu pat dukur se ndaloi forca që më pomponte, mu pat dukur se shterroi uji që sillte gurin e mullirit që prodhonte lumturinë time. Ishin fjalët e nënës sime që më bënë shpejt ta rimerrja vetën e ti kthehesha arsyes. Kur ajo kaloi në përjetësi ma dorëzoi mua stafetën e jetës dhe unë duhej të gjeja forcë që ta mbaja këtë stafetë. Zoti i madh një ditë ma bëri dhuratë trupin tënd. Tek ti unë gjeta përsëri gjysmën time, gjeta forcën pompuese, burimin e ujit, gjeta shumë gjëra. Zoti i Madh e pajisi universin me ligje të përsosura që asnjëherë nuk arrijm ti kuptojm plotësisht, prandaj kur erdhi koha që unë ta dorëzoja ty stafetën unë duhet ta bëja këtë, dhe unë e bëra këtë sepse ligjet e Zotit janë të pandryshueshme dhe se kishte ardhur koha që unë ta shijoja parajësn hyjnore, bukuritë dhe mrekullitë e së cilës nuk përshkruhen dot. Kishte ardhur çasti të bëhesha bashkë me të dashurit e mi që dikur i kisha përcjellur dhe që më pritën mua të lumtur, ashtu si unë, një ditë, kur ti të bëhesh një zonjë plakë dhe kur ta kryesh misionin tënd në atë botë, do të të pres ty. Por mos harro se ti ke një mision atje, ta mbash gjallë stafetën e jetës ta rrisësh e ta edukosh genin tonë pasardhës e të ndihesh e lumtur dhe e krenuar me frytin tënd ashtu siç u ndjeva e lumtur dhe krenare me ty. Unë mund të lumturohem dhe krenohem përseri nga ti, edhe këtu ku jam, sepse dashuria, mirësia dhe butësia depërtojnë kudo, qoftë edhe mes dy jetërave dhe botërave të ndryshme,unë këtu mund ta dëgjoje çdo të qeshur tënden, të lutem qesh sa më shumë kjo vërtetë më lumturon. Unë këtu mund ta dëgjojë çdo këngë tëndën, të lutem këndo sa më shumë sepse këngët e tua më bëjn të lumtur, bëj sa më shumë vepra të mira, sepse unë e di këtë, sa herë që ti bën një vepër të mirë çoftë edhe një vizit tek një i sëmur apo një përkdhelje e flokëve të një jetimi, mua engjujt me sjellin dhurata të shumta dhe kur unë i pyes prej nga vijnë këto, ata më përgjigjen; “nga stafeta jote e jetes që ke lënë në atë botë’’. Një ditë ke për ta kuptuar se vdekja është fjalë e gabuar dhe se vdekja nuk ekziston. Një ditë ke për ta kuptuar se ndarjet janë të përkohëshme dhe se ata që dikur u ndan do bashkohen perseri. Shpërndaji dhe përhapi këto fjalë nga ti tek të tjerët dhe thuaji të tjerëve ti shpërndajnë tek të tjerët sepse këto janë fjalët e të gjitha zemrave të nënave që në parajsën e mrekullueshme shijojnë përjetësinë, e që u transmetuan nga zemra e një nëne përmes mençurisë së pafund deri te një njëri i vdekshëm për t’ju treguar ju një të vërtetë. Përktheji këto fjalë në gjuhët që di dhe thuaji të tjerëve që ti pëtkthejnë ne gjuhët që dinë dhe t’ua transmetojën të gjithë bijave dhe bijëve sepse zemrat e nënëve këtu nuk dallojnë as për nga gjuha, as për nga ngjyra, as për nga feja dhe as për nga ndonjë cilësi tjetër, të gjitha zemrat e nënëave këtu janë të mira, të bukura, të bardha, të pastërta, të pasura! Tani zemra e nënës tënde që të do shumë të përshëndet. Ma plotëso amanetin tim, gjithmonë dhe tashti, tani fshiji lotët, beso pa dyshime se këto që të thashë janë të vërteta, qesh nga fundi i zemrës dhe nisja këngës më të bukur që di…. hajt bëje… tani... unë po të vëzhgoj… qetësohu… relaksohu… qeshu… këndo… tani dhe përherë... Të jesh e sigurt, sa herë të bësh kështu, me lejën e Zotit të mirë unë do të të jap një shenjë se më kënaqe dhe ti vërtetë po më kënaq.. Më kënaqe sa jam krenare për ty... Këto fjalë u diktuan nga zemra e një nëne që gjendet në parajsë për bijën dhe birin e saj dhe janë fjalët e të gjitha nënave të parajsës dërguar të gjithë bijve dhe bijave të tyre në këtë botë… B.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.