Çifte të famshme, edhe në horoskop

Intervista - - HOROSKOPI -

ëndërruar. Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Marsi dhe Neptuni ju dërgojnë mesazhe kontradiktore. Marsi ju jep dëshirë për të lëvizur, vrapuar, guxuar e për të bërë plot gjëra të reja, ndërkohë që Neptuni ju shtyn të analizoni situatën, të reflektoni dhe t’u thoni “jo” gjërave të reja. Kontradiktat tuaja mund të jenë të lodhshme për partnerin/en. Tregohuni sa më të hapur kur të tjerët përpiqen t’ju bëjnë qejfin. Nuk është e nevojshme t’i shkarkoni nervat tuaja mbi dikë që nuk ka fare lidhje me humorin tuaj të keq. Përpiquni t’ia shpjegoni gjërat tjetrit dhe lëvizni sa më shumë, sepse kjo ju bën mirë. Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Saturni do të jetë negativ për ju këtë javë. Kështu, mund t’ju dalin përpara pengesa të papritura, ndaj të cilave nuk dini si të veproni. Kërkoni informacione, takohuni me ndonjë profesionist ose kërkoni sitet e duhura të internetit që u përgjigjen pyetjeve tuaja. Mos u dekurajoni kurrë; Shigjetari është një shenjë me shans që gjithmonë befasohet kur diçka nuk shkon siç do ai. Megjithatë, shansi rikthehet gjithmonë, është thjesht çështje momenti. Durimi nuk është ndër cilësitë tuaja, por Saturni ju shtyn ta zhvilloni dhe kështu, të piqeni më shumë. Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Plutoni dhe Jupiteri krijojnë një aleancë për të vepruar pozitivisht te ju dhe për t’ju shtyrë në drejtimin e duhur. Ju keni kontrollin e plotë mbi jetën tuaj dhe e dini se ku po shkoni. Duhet të kapni mundësitë që ju paraqiten dhe të bëni më pas përpjekjet e duhura. Bricjapi është i destinuar të punojë shumë për të arritur disa gjëra, pra, kur ju paraqitet shansi, duhet të dini ta kapni dhe të mos ju shpëtojë nga duart. Në çift do të jeni të dashuruar, gjë që ia provoni vazhdimisht njëri-tjetrit. Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit. Këtë javë, probleme të vogla me dhëmbët, kyçet, apo alergjitë meritojnë vëmendjen tuaj. Bëni ç’është e nevojshme që ato të mos përkeqësohen. Megjithëse nuk ju pëlqen të shkoni te doktori, duhet ta kapërceni frikën. Dhe, mos shihni as internetin, sepse mund të trembeni më shumë. Në lidhje do t’ju duhet të diskutoni për paratë. Edhe këtu, kapërcejini pengesat dhe bezditë tuaja, përndryshe, rrezikoni të krijoni situata konfliktuale nga grumbullimi i problemeve.

Ju mendoni se shenjat zodiakale luajnë rol në lidhjet sentimentale? Apo dyshoni ende? Hidhuni një sy këtyre çifteve të famshme dhe mbase dilni në ndonjë përfundim. (Vijon nga numri i kaluar) Latania Riçardson & Semuel Xhekson (Peshorja-Shigjetari)

Njëri i jep shumë rëndësi ekuilibrit dhe tjetri është shumë miqësor dhe perceptues. Riçardsoni kishte thënë në të kaluarën se kishte pësuar një “shkëputje emocionale” nga Xheksoni, por çifti vazhdon të jetë i bashkuar pas 36 vjetësh martesë.

Liza & Dastin Hofman (Virgjëresha-Luani)

Një kombinim i rrallë, sepse Virgjëresha e qetë dhe e butë duket sikur nuk përshtatet me Luanin e shkathët dhe kategorik. Megjithëkëtë, Hofmanët treguan se mund të vlejë e kundërta, sepse janë bashkë që prej vitit 1980.

Beti & Xherald Ford ( DashiGaforrja)

Ata qëndruan të martuar për 58 vjet, deri në vdekjen e Xheraldit dhe konsiderohen si një nga çiftet e para të SHBA-së që nuk ngurronin ta tregonin dashurinë e tyre publikisht. Ata u përkisnin dy shenjave që duket sikur nuk përshtaten me njëra-tjetrën, si Dashi dhe Gaforrja, pasi që të dy kanë personalitet të fortë që krijon konflikte.

Anetë Bining & Uorren Biti (Binjakët-Dashi)

Megjithëse nga ana astrologjike nuk konsiderohen si kombinimi i përkryer, Biningu dhe Biti treguan se Binjakët dhe Dashi mund të kenë një lidhje të mirë. Ata u martuan më 1992 dhe ish-donzhuani u bë monogamik sapo u dashurua me Biningun.

Trudi Stajler & Sting (BricjapiPeshorja)

Bricjapët pragmatikë mund të kenë probleme me Peshoren, për të cilën ekuilibri dhe estetika luajnë një rol të rëndësishëm në jetë. Megjithëkëtë, kur je i vendosur të bashkëpunosh dhe të bësh ndonjëherë lëshime, mund të krijosh një lidhje afatgjatë. Stajleri dhe Stingu na treguan se kjo është e realizueshme, duke qenë se ata janë të martuar prej 20 vjetësh.

Viveka Polin & Uill Ferrell (Demi-Gaforrja)

Si Demi, ashtu edhe Gaforrja kërkojnë stabilitet në lidhjet e tyre. U pëlqen të jenë të pavarur prej të tjetrëve, por edhe të kujdesen për njerëzit që duan, duke krijuar lidhje harmonike dhe afatgjata. Polini dhe Ferrelli kanë tre fëmijë dhe janë martuar në vitin 2000, pas pesë vjetëve lidhjeje.

Uma Turman & Etan Houk (Demi-Akrepi)

Një nga kombinimet më të forta, që lehtëson bashkëpunimin, miqësinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Megjithëkëtë, Turmani dhe Houku u ndanë në vitin 2003.

Kira Najtli & Rapert Frend (Dashi-Peshorja)

Peshorja përbën partnerin e duhur për Dashin e zjarrtë. Megjithëkëtë, lidhja mes Najtlit dhe Frendit nuk zgjati shumë; ata u ndanë pas një marrëveshjeje të përbashkët.

Britni Spirs & Xhastin Timbërlejk (Shigjetari-Ujori)

Spirsi dhe Timbërlejku qëndruan të lidhur për tre vjet dhe pastaj vendosën të ndaheshin. Nga ana astrologjike ishin të përshtatshëm, sepse ka një tërheqje mes tyre dhe njëri ka respekt për lirinë e tjetrit.

Goldi Hon & Kërt Rasëll (Akrepi-Peshqit)

Lidhja e Akrepit pasionant me Peshkun romantik nuk është shumë e përshtatshme, megjithatë, lidhja mes Honit dhe Rasëllit na tregon se, nëse një çift është i vendosur të ketë sukses, ia del mbanë. Ata janë bashkë që prej 1983-it.

Odri Hepbërn & Mel Ferrer (Demi-Luani)

Demi dhe Luani janë personalitete të fuqishme, kokëforta dhe ambicioze. Megjithëkëtë, nuk kanë asnjë tipar tjetër të përbashkët. Martesa mes Hepbërnit dhe Ferrerit u diskutua shumë dhe mori fund pas 14 vjetësh, më 1968-ën.

Xhada Pinket Smith & Uill Smith (Virgjëresha-Peshorja)

Natyra analitike e Virgjëreshës plotëson personalitetin e një Peshoreje. Toka dhe ajri bashkëpunojnë në mënyrë harmonike, gjë që do të thotë se janë një çift i suksesshëm. Ata e filluan lidhjen më 1995-ën dhe u martuan dy vjet më vonë.

Debora Li Fërnes & Hju Xhakman (Shigjetari-Peshorja)

Karakteri spontan dhe i këndshëm i Shigjetarit shkon me Peshoren e ekuilibruar. Xhakmani dhe Fërnesi janë të martuar prej 20 vjetësh dhe vazhdojnë të jenë së bashku.

Kamila Alves & Metju Mekonagi (Ujori-Akrepi)

Alvesi dhe Mekonagi janë njohur në vitin 2006 dhe u martuan në 2012-ën. Ata kanë bërë së bashku tre fëmijë. Megjithëse nga ana astrologjike nuk përputhen, çifti ia ka dalë mbanë të qëndrojë i bashkuar. Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Këtë javë dashuria juaj do të jetë e shkëlqyer. Ju do të komunikoni mirë me njëri-tjetrin, si në nivelin emocional, ashtu edhe në atë fizik. Edhe në intimitet do të bëni një hap përpara, sepse do të ndani me njëri-tjetrin informacione që nuk keni guxuar t’i thoni më parë. Nëse jeni beqarë, një takim i bukur do t’ju garantojë një verë të shkëlqyer. Ju ndieni se kjo lidhje mund të vazhdojë, por nuk guxoni të ëndërroni shumë. Në punë po përgatiten shumë evenimente, por asgjë nuk është e garantuar. Do të qëndroni në pritje, duke preferuar të përqendroheni te dashuria. Kujdes këmbët dhe shpinën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.