Çfarë dimë për ty...

Intervista - - MUZIKE -

Ajo që më ndodhi me Sarën, është ajo që një gazetari (për fat të keq), nuk i ndodh gjithmonë. Pas shfaqjes së saj në videoklipin shumë interesant “Beautiful”, nisa të shqyrtoja personazhin e saj kompleks dhe gjithnjë e më shumë bindesha se: Duhet ta intervistoja patjetër! Pse? Sepse isha e sigurt se një intervistë me të do të ishte nga ato që të japin kënaqësinë e një bisede ku ai që ke përballë ka çfarë të thotë dhe di si ta thotë; lirshëm, hapur, me një mendim të sofistikuar, por të veshur me thjeshtësi. Ja, kështu, jua sjell Sarën në këtë intervistë, për t’ju treguar shumë, me gjithë origjinalitetin e saj, që është gjithnjë e më i rrallë në shoqërinë tonë...

Blerina Çizmja: - Sara, ku ishe ti deri tani që nuk kishim dëgjuar për ty?

Sara Kapo: - Në kërkim të vetes dhe të lumturisë. (Qesh) Kam qenë tërë këto kohë në kryqëzimin mes artit dhe biznesit, duke eksperimentuar pak nga të dyja. Të qenit konfuze për drejtimin e jetës, mendoj se është pjesë e çdokujt.

- Ishte e mrekullueshme sa duhet për ty eksperienca në “Beautiful”?

- Pa dyshim që po. Lodhjen e të xhiruarit brenda natës nuk e kam ndier aspak kur mbërrita në shtëpi. Madje, të nesërmen u zgjova e buzëqeshur, pavarësisht orëve të pakta të gjumit dhe faktit që ishte e hënë, me mendimin: “seriozisht ndodhi?”.

- Ka kaluar tashmë jehona e këngës, në kuptimin që, a ka kaluar ajo periudha kur tregojnë “Shih, kjo është ajo vajza e këngës”?

- Jo, akoma. Në fakt, dëgjoj rrugëve lloj-lloj etiketash: “Ja, ajo tullacja me tatuazhe”, “ajo goca te klipi”, “Sara Kapo që dhuroi flokët”… Pra, pak a shumë, gjithçka që mund të lidhet me pamjen time të parë dhe me klipin. Isha mësuar të më thërrisnin rrugëve: “O Ema, o goca Emës”, por kur m’u drejtuan një ditë: “O Ledri, O Flori!”, nuk e kam mbajtur dot të qeshurën.

- E di që Ledri ka namin e “atij djalit që i ecën me femrat”?

- Nuk e di, të them të drejtën, zakonisht jam shumë larg punëve (këngëve) të celebrity-ve në Shqipëri e jo më të jem e informuar për jetën e tyre personale apo për namin që kanë. Në rastin konkret, nëse i ecën, i ecën!

- Thonë se për një femër, mënyra më e mirë për të kapërcyer një fazë të vështirë, është ndryshimi drastik në luk… Ishte diçka e tillë ajo që të shtyu jo t’i presësh, por t’i rruash flokët?

- Këto janë shprehje tipike interneti që 16 vjeçaret i ndjekin me fanaiazëm dhe bazojnë jetën në to. Dikush mund t’i presë flokët edhe se i kanë ngjitur një çamçakëz në rrënjë të skalpit, por nuk do të thotë që është fundi i botës.

- Dimë që je vajza e Ema Andreas… Është e vështirë apo e lehtë të jesh vajza e një personazhi aq të fuqishëm të skenës?

- Booh, thjesht, jam dhe kaq, në drejtimin lehtë-vështirë. A ka disavantazhet e veta? Përveç faktit që shumicën e kohës arti shqiptar më duket patetik dhe i vogël, apo 27 vjeçaret e sotme më duken 45, asgjë tjetër nuk do të shtoja. Është shumë e bukur dhe më e lehtë jeta kur i fut rrobat në lavatriçe idhullit tënd.

- Dimë që je rritur në një klimë arti... A ishte ajo e mjaftueshme për të të afruar me aktrimin apo për të të vënë në pozicion diametralisht të kundërt me të?

- Unë jam rritur me ART dhe kur mendoj pikërisht për të, dua të jem pjesë e asaj bote përjetësisht. Në drejtim të kundërt më ka çuar nevoja për të pasur para, por asnjëherë ajo klimë.

- Dimë që mbështet kauzat sociale... Ky është më shumë një “ushqim” për ty apo për ata që ti mbështet?

- Thjesht, këtë mënyrë di dhe nuk di të jem ndryshe. Nuk e kuptoj pse bën kaq shumë përshtypje fakti që kam dëshirë për ndryshim. Ooooooo, jetojmë në një vend leshi, ku asgjë nuk funksionon; duhet të bëjë përshtypje ai që nuk çohet, jo unë, që shpreh shqetësimin tim!

- Dimë që të pëlqen fotografia... Për të njohur apo për të treguar më tepër veten?

- Hëm… nuk më pëlqen edhe aq fotografia, të them të drejtën. (Qesh)

- Dimë që je marrë me modeling... Për pasion apo për para?

- Ka një ndryshim shumë të madh mes të qenit modele dhe të kesh disa foto me aparat profesional apo të kesh ecur disa herë në pasarelë. Unë jam kategoria e dytë. Një pjesë për para, një pjesë për qejf, jo pasion.

- Dimë që je ende shumë e re... Mendon se e ke kr- Në rastin tim, nuk bëhet fjalë fare për një fazë të vështirë; dua të them, 22 vjeçe jam, ç’gjë kaq e pakalueshme mund të më ndodhë (përjashtojmë tragjedi dhe sëmundje), që të rruaj flokët?! Besoj se tani dihet arsyeja e prerjes dhe e rruajtjes së flokëve, pavarësisht se e kanë të vështirë ta besojnë dhe ta pranojnë. PO, i dhurova! JO, nuk më vjen gjynah për gjithë ato flokë! Mund t’i informoj të gjithë se ku dhurohen!

- Si e kalon ditën një vajzë si ti?

- Të them të drejtën, përveç vajtjes në punë çdo mëngjes, pasditet nuk janë asnjëherë të përsëritura. Kam dëshirë të merrem me veten time! Shkoj për joga, luaj ndonjë sport (përgjithësisht, volejboll), në kurs këndimi, lexoj, bëj përkthime për Emën, marr ndonjë leksion për tatuazhet, kinema, ijuar tashmë personalitetin tënd?

- Kam krijuar një bazë të vogël ku mund ta kthej kokën pas sa herë të ndihem e pasigurt apo kur dal ndonjëherë nga vetja.

- Dimë që ke një etje të madhe për të mësuar... E ke krijuar tashmë një profil për të ardhmen tënde dhe për atë që do të bësh në jetë?

- Kam krijuar pak a shumë një ide se çfarë dua të jem në të ardhmen. Jo se e marr shumë për bazë atë imazh në vendime, sepse jetës nuk i dihet, por do të më pëlqente të isha ajo femra që më shfaqet ndonjëherë në mendime.

- Dimë që të pëlqen loja e brixhit... Mund ta quash atë pasionin e jetës tënde? Në mos ai, cili është pasioni yt më i madh?

- Brixhi, përveçse më pëlqen, e di që duket e çuditshme, por më ka ndihmuar edhe në përditshmërinë time, për zgjidhje problemesh, për mendime jashtë kutisë standarde dhe në pengesa të mëdha financiare, të cilat i kam bërë të vogla vetëm me skemat e brixhit. E di, sinqerisht, që duket e çuditshme, por duhet të provoni ta mësoni dhe do të më kujtoni mua. Pasioni im ka qenë, është dhe do të jetë kënga. Do të doja shumë të kisha një karrierë të gjatë si këngëtare. Por, KËNGËTARE, jo një vajzë me videoklip!

- Dimë që mund të presim akoma shumë prej teje... Kemi të drejtë apo jo?

- Shshshsh, sekret! seriale, shëtitje me qenin… etj. etj. Ka edhe nga ato ditë që dua të qëndroj në shtëpi dhe të fik telefonin, por përgjithësisht, kam dëshirë të lëviz apo të merrem me diçka të re; me aq mundësi sa të ofron Tirana, të kuptohemi.

- Mendon se njeriu është me fat kur di ta jetojë jetën pa e vrarë mendjen për mendimin e të tjerëve?

- Njeriu që nuk dëgjon mendjen e të tjerëve është thjesht, ai që di ta jetojë jetën. Është më shumë një mendësi që ndoshta krijohet te gjithsecili me kalimin e kohës sesa diçka e lindur. Në rastin tim, e konsideroj veten me fat vetëm se më është zhvilluar moskokëçarja që në adoleshencë dhe jo më vonë, që të më pengonte në ato pak baza për veten që kam krijuar deri tani. Nuk është asnjëherë vonë, të jemi të qartë, por mendoj se sa më shpejt t’i mbyllim veshët për mendimet e cekëta të njerëzve pa horizont, aq më mirë do të jetë për të qenë i lumtur.

- Çfarë mendon se natyra ta ka dhënë me shumicë?

- Ndjeshmërinë! Nuk i dilet kështu, duke e vrarë mendjen për çdo padrejtësi që ndodh në botë. Më trishton akoma më shumë fakti që jam kaq e pafuqishme për t’i ndrequr. Sado të përpiqem të ndihmoj, duket sikur bëj një vrimë në ujë… Shprehje si Miss kjo, por nuk kam pse gënjej. Pamja e egër dhe prej “goce bobe”, kur i thonë, ka ardhur si nevojë e krijimit të murit me njerëzit, për të mos u lënduar më shumë.

- ...dhe, çfarë të mungon totalisht?

- Më mungojnë disa vida në kokë! (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.