Mc Kresha dhe Dua Lipa, në një duet?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ndryshimi në luk dhe ardhja ndryshe në muzikë përmes përpunimit të këngëve të vjetra shqiptare, duket se po funksionon për mrekulli për Mc Kreshën. Rrep- eri i njohur kosovar sapo ka dalë me çmimin Artisti Avangard nga një event muzikor si “Top Avvards” dhe pasi ka shijuar këtë sukses, ndoshta është koha për një tjetër. Ai ka publikuar një foto e cila në pamje të parë nuk tregon asgjë më tepër se reperin që bën xhiro në makinë me një zotëri, por nëse përqendrohesh më shumë dhe shikon emrin e zotërisë, e bën lidhjen dhe kupton se ai është babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa. “Duke ardhur vërdallë nëpër Prishtinë me Mc Kreshën”, shkruan babai i këngëtares, Dukagjin Lipa. Por, çfarë e lidh reperin me zotërinë në fjalë? Mos ndoshta një duet me vajzën e tij dhe mos ndoshta për të mbërritur te vajza, duhet kaluar më parë nga babai? Sidoqoftë, nuk mendojmë të jetë thjesht një njohje e Mc Kreshës pa një prapamendim që supozojmë se ka të bëjë me një bashkëpunim mes dy këngëtarëve. Ky do të ishte hapi i radhës i Mc Kreshës që bota të njihet me muzikën e tij, pas faktit që albumi i tij me Lyrical Son “Rapsodët n’rap t’sodit”, është renditur në vendet e para nga Billboard? Le të kryqëzojmë gishtat me shpresën se diçka e bukur do të ndodhë dhe se ajo mund të vijë shumë shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.