Elvana dhe detaji “erotik” që nuk e kishit kapur

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Sapo ka ardhur me këngën “Njësoj”, por aspak njësoj si në këngët e tjera. Me një luk interesant ku flokët kaçurrelë biondë kanë pjesën e tyre në sharmin e këngëtares, Elvana tregon se për të është e rëndësishme t’i servirë publikut sa më shumë variacion me muzikën dhe performancën e saj. Por nëse luku dhe performanca kanë qenë fokusi juaj, atëherë ju ka shpëtuar një detaj mjaft interesant që fshihet në tekstin e këngës. Sa prej jush mund ta kenë kapur nëntekstin ndërsa këngëtarja këndon: “Se ti gjithmonë m’ke dasht mas vetes un njësoj t’kom dasht mas vetes edhe kur... (Shshshsh) ...mas vetes”? Por sigurisht që Elvana nuk është personi i duhur për të shpjeguar se çfarë ka dashur të thotë au- tori, duke qenë se shkruesi i tekstit është Flor Mumajesi. Apo Elvana di diçka? Apo të dy ata bashkë dinë diçka dhe e thonë me këngë? Sa shumë konfuzion! Kënga “Njësoj” numëron mbi 2 milionë klikime plotësisht të merituara duke qenë se ajo gjendet në kanalin Vevo, ku nuk ekziston mundësia e manipulimit të klikimeve. Detaje si i mësipërmi janë thjesht për t’i shtuar pak kripë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.