Tuna humbet mendjen, skena provokuese me meshkuj të ndryshëm

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Duket se ndarja nga Cozman- in e ka lënë me pasoja. Këngëtarja nga Shkupi që është e njohur për natyrën ekspresive dhe provokuese gjithashtu, këtë herë, thjesht ka prekur kulmin.

E ndodhur në një klub nate, Tuna është argëtuar deri në shfrenim në shoqërinë e disa meshkujve. Të paktën kjo është ajo që shihet përmes fotove të publikuara nga vetë këngëtarja në Snapchatin e saj. Euforike më shumë seç duhet, ajo nuk i ka kursyer kërcimin dhe pozat provokuese përkrah gjinisë mashkullore. Nuk dihet ende emri i mashkullit i cili ka “nderin” që Tuna t’i vijë rrotull në këtë mënyrë, por falë fotove ku duken qartë format e saj të ekspozuara, duket se gjërat janë bërë të nxehta moment pas momenti. Jo edhe aq produktive nga ana profesionale pas publikimit të këngës “Dy tima”, këngëtarja duket se ka zgjedhur një mënyrë më pak impenjative për të tërhequr vëmendje. Presim ndonjë këngë nga ti Tuna, ndaj mobilizohu. Dukesh edhe më bukur ashtu!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.