A e gjeni dot se kush janë personazhet në foto?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Të dy kanë një jetë bashkë në skenë. Njëri kompozitor dhe tjetra këngëtare, i kanë qëndruar në krah njëri- tjetrit duke iu rezistuar bindshëm kohë pas kohe edhe prurjeve të reja. Po flasim për Ilir Beranin dhe Gilin, çiftin shembull në estradën e Kosovës. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në faqen e saj në Instagram një foto të saj me bashkëshrtin, Ilirin, nga koha kur të dy ishin të rinj. Nuk duket të ketë ndryshuar shumë këngëtarja bukuroshe që ka ditur gjithnjë t’i japë shkëlqim skenës me paraqitjet e saj. Një bionde e bukur atëherë të cilën koha nuk ka arritur ta ndryshojë edhe sot. Shpresojmë vetëm që Gili të na surprizojë me ndonjë këngë të re këtë verë, me tematikat domethënëse që ajo zgjedh në projektet e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.