Dervishi: Nuk ka mbaruar asgjë!

Intervista - - SPORT -

Kukësi u përball me një ndër ekipet me histori shumë të madhe në futbollin evropian. Austria e Vjenës i mposhti kuksianët me rezultatin 1-0, pa pasur nevojë për t’i hipnotizuar me muzikën e Moxartit apo “marramendjen” e muzeve. I mundën thjesht, me futboll. Megjithatë, as fati nuk ishte me lojtarët tanë, pasi goditën shtyllën në fund. Gazeta “Intervista” në fund të ndeshjes, ka arritur të lidhet në linjë telefonike me drejtorin e Kukësit, Dritan Dervishi, të cilit i ka marrë emocionet e para të pasndeshjes. Meritat e tij për suksesin dhe mossuksesin e Kukësit janë të mëdha, por e rëndësishme ishte që lojtarët na përfaqësuan denjësisht dhe kanë edhe një ndeshje për të luajtur në “Elbasan Arena”...

Eraldo Harlicaj: - Mirëmbrëma Dervishi dhe faleminderit që u treguat i gatshëm të flisnit me ne... Kjo ishte një humbje që dhemb, apo jo?

Dritan Dervishi: Mirëmbrëma edhe ju. Dhemb dhe shumë madje, pasi të luftosh për 90 minuta dhe të shikosh djemtë në fund të takimit pothuajse me lot në sy nuk është diçka që të pëlqen, madje nuk doja t’i shikoja aspak ato fytyra. Ne sakrifikuam në fushë, dhamë

-

më të mirën, por s’e di, fati ndoshta s’ishte me ne... Një humbje që dhemb, pasi mendoj se mund të meritonim më shumë. Çdo ndeshje ku nuk arrihet rezultati i merituar, përjetohet keq.

- Çfarë nuk shkoi në takimin e sotëm?

- Nuk mund të them se nuk shkoi diçka, por është e thjeshtë situata. Kundërshtari është shumë i fortë dhe në një nivel më të lartë se ne. Duhet ta pranojmë, po luajmë me një ekip që ka shumë histori në futbollin evropian dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për forcën tonë.

- Goli i pësuar ju gjeti të papërgatitur...

- Po, kjo është ajo që tregon cilësinë në mes të dy ekipeve. Një moment shpërqendrimi në lojë dhe ata arrijnë ta shfrytëzojnë në maksimum. Mëkat!

- Megjithatë, edhe ju i kishit shanset tuaja...

- Shansi i Eminit ishte i artë, por futbolli kështu e ka, ndonjëherë fati nuk është me ty në momentet vendimtare dhe kjo ndodhi me ne. Nuk duhet të kryqëzojmë Emi- nin, pasi i ndodh çdo futbollisti. E rëndësishme për ne është që të jemi bashkë dhe të qëndrojmë të fortë.

- Mendoni se të luanit përballë Austrisë së Vjenës ishte një presion më vete?

- Po. Edhe pse ne jemi profesionistë dhe kemi lojtarë shumë të mirë po luanim në qendër të Evropës në një stadium fantastik si Ernest-Happel-Stadium. Ishte një natë e magjishme në të gjithën e saj, por jo dhe rezultati.

- Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes?

- Nuk mund të them këtë, por di të them se iu dha vetëm kurajo lojtarëve dhe u thamë se kemi edhe 90 minuta për të zhvilluar. Kemi besim të madh se mund të dalim më mirë në ndeshjen e kthimit.

- Gjici, doli i kënaqur nga takimi?

- Askush nuk del i kënaqur në momentin që humb një ndeshje. As unë nuk jam i kënaqur, por duhet të pranojmë çdo rezultat. Futbolli i tillë është; ta përballosh si humbjen, ashtu edhe fitoren, të gjithë bashkë.

- A mendoni se duhet ta aktivizonit më shpejt Eminin dhe Gurin?

- Nuk flas për anën teknike, pasi jam drejtor e jo trajner. Mendoj se kemi një trajner profesionist dhe të aftë që i di më mirë se të gjithë punët e tij me ekipin.

- Si ishte paraqitja e lojtarëve të huazuar nga Skënderbeu?

- Në fushë ishin 14 lojtarë që luajtën dhe të gjithë veshën fanellën e Kukësit. Të gjithë bënë një ndeshje të mirë dhe i vlerësojmë për kontributin e tyre.

- Çfarë do të ndryshojë në ndeshjen e kthimit?

Kemi një ndryshim shumë të madh, pasi luajmë me tifozë dhe kjo është në të mirën tonë. Do kemi më shumë mbështetje dhe normalisht, do ta shfrytëzojmë. Kishte tifozë edhe në Austri, por do të ketë më shumë në “Elbasan Arena”. Do të kemi lojtarin tonë të 12-të dhe futbollistët kanë nevojë

-

për të. - Besoni te kualifikimi? - Besoj dhe fort madje. Jam i sigurt se do të dalim më mirë.

- Një pyetje jashtë ndeshjes: A do të ketë afrime të tjera?

- Nuk mund të flas për këtë. Ne mendojmë 24 orë për të mirën e skuadrës dhe për forcimin e saj. Të shohim.

- Si ndihen për banderolën e tifozëve të Partizanit ndaj jush? - Çfarë banderole? - Nuk jeni në dijeni? - Jo, nuk e di për çfarë flisni.

- Tifozët kanë shkruar një banderolë falënderimi për ju për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve...

- Nuk e kam parë, por është një vlerësim për punën që kam bërë me Partizanin. Kam pasur një lidhje magjike me tifozët e kuq, por tani jam i fokusuar vetëm tek ekipi i Kukësit.

- Një lloj nostalgjie për kohën me “Demat”...

- Jam profesionist dhe i përqendruar totalisht tek ekipi i Kukësit.

- Megjithatë, ka zëra për një rikthim te Partizani... - Nuk ka asgjë të vërtetë. - Ju presim në Shqipëri atëherë dhe udhëtim të mbarë!

- Faleminderit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.